Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputetët e vendeve evropiane përkrahin anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Deputetët e vendeve evropiane përkrahin anëtarësimin e Kosovës në NATO
AktualitetKosovë

Deputetët e vendeve evropiane përkrahin anëtarësimin e Kosovës në NATO

Published: October 15, 2022
Shpërndaje

Deputetët e vendeve evropiane e konsiderojnë të rëndësishëm që BE-ja dhe NATO të ndërmarrin hapa për ta rritur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Ata përkrahin angazhimin e institucioneve të vendit tonë drejt anëtarësimit në NATO.

Kryetari i komisionit të mbrojtjes në parlamentin portugez, Marcos Vasconcellos ka folur për sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ai është shprehur i bindur se dialogu do të arrijë në fund me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.

Vasconcellos tha se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës.

- Publicitet -

“Siguria dhe stabiliteti i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor është absolutisht thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës dhe kjo për arsye historike. Stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është absolutisht thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës. Pra, gjithçka që shtetet evropiane, Bashkimi Evropian dhe NATO mund të bëjnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në këtë rajon, është në të mirë të Kosovës dhe në të mirë të Evropës”, tha ai për KosovaPress.

Sa i përket destabilizimit të rajonit nga Rusia, ai tha se e gjithë Evropa po destabilizohet nga kjo ndërhyrje.

Sipas tij, Evropa duhet të ketë një përkushtim më të fortë në zbatimin e rregullave të demokracisë në secilin prej vendeve të Evropës.

“E gjithë Evropa po destabilizohet nga ndërhyrja ruse në Ukrainë dhe nga përçarja që Rusia bën në vende, me lloje të tjera instrumentesh, që nuk janë pushtime apo bombardime. Ky është një preokupim që Evropa duhet të ketë. Evropa duhet të ketë një përgjigje, dhe përgjigje është një përkushtim më i fortë, me integrim të vendeve, dhe me përkushtim më të fortë me sundimin e ligjit, dhe me zbatimin e rregullave të demokracisë në secilin prej vendeve të Evropës, vendeve si Kosova, dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor… Ne në Evropë e shohim me preokupim të fortë destabilizimin që po provokon Rusia në disa vende, si në Serbi, po ashtu edhe në Hungari, apo edhe në vende të tjera që kanë shumë lloje sulmesh nga Rusia, dhe nga destabilizimi i brendshëm. Ky është një shqetësim që duhet ta kenë të gjithë evropianët”, ka shtuar ai.

Më tej, ai tha se beson që zgjidhja përfundimtare e dialogut do të jetë me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.

“Unë besoj fort se e gjithë Evropa ka shumë për të fituar me integrimin më të fortë të vendeve evropiane, dhe veçanërisht të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pra, ajo që unë besoj dhe shpresoj fuqishëm, është se ky dialog do të arrijë në fund me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO”, ka përfunduar Vasconcellos.

Edhe deputeti i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë dhe njëherit anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Slloveni, Miha Lamut tha se edhe shteti slloven është në përkrahje të Kosovës.

“Siguria e Republikës së Kosovës është çështja kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe mendoj se dihet se Sllovenia ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës së pavarur dhe Kosovës si një vend stabil, si dhe një vend që ecë përpara drejt progresit”, tha ai.

Ndryshe, shumë nga deputetet evropian kanë marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor, Sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme./TELEGRAFI

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rrofshin ppp says:
    October 15, 2022 at 8:37 pm

    Po aleatja e rusise franca cfar do shpiki qe kjo te mos ralizohet?

    Reply
  • Tartari says:
    October 16, 2022 at 1:57 am

    Dy kushte duhet ti plotsohen Kosoves per t’u bere anetare e Natos!
    Se pari, vendet anetare te Natos qe deri me sot nuk e kane njohur, duhet ta njohin!
    Se dyti, te lejohet levizja e lire per qytetaret kosovare!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?