Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, tha të premten se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të vendosë në mënyrë të pavarur mbi kriteret e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.
Ai i bëri këto komente pas deklaratës së të dërguarit amerikan Gabriel Escobar i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se pas përmbushjes së kërkesës nga Kosova për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit mesjetar të Deçanit, janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Zoti Escobar tha se zbatimi ishte një vendim i vështirë, por duhej bërë dhe “do të ketë efekt. Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri ka të bëjë me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni (i komunave me shumicë serbe)”.
Por deputeti gjerman, Knut Abrahams shkroi në platformën X se “vlerësojmë shqetësimet e Escobarit, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendosë në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre. SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere për shkak të dënimit me vdekje”, shkroi ai.
Qeveria e Kosovës vendosi zbatimin e vendimit me të cilin manastirit mesjetar, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 24 hektarë tokë, meqë lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Kryeministri Albin Kurti e cilësoi “të çuditshëm” dhe “të padrejtë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por theksoi se “nuk ka dyshim që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte jo vetëm fitore historike por edhe një hap gjigant për Republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane që mundëson anëtarësimin në NATO dhe BE për Kosovën e pavarur”.
n.s. / dita
Edhe pasi të plotësojë këto 2 kushte shtesë, Lajçak dhe Eskobar do të shpikin kushte të reja. Pa i hequr Kosova brekët ata nuk do të jenë kurrë të kënaqur. Unë nuk e kuptoj politikën e sotme të Shtëpisë së Bardhë ndaj Kosovës, (ndërsa ajo e Trumpit nesër do të jetë edhe më e keqe), që po i përkëdhel kokën kaq shumë Serbisë. Kjo politikë jo vetëm që nuk do t’i bëjë serbët të duan Amerikën, por do bêjë që edhe shqiptarët të ftohen me të!
Zoti Knut!Na shpeto nga kjo cete Qehallaresh,qe ju kane vervitur Kosoves,ta bejne kashte e koqe,Me keq se ne kohe te Milloshevicit! Shikoje mire kete pune se keta jane aagjenta te Serbise,,te Rusise fare dhe nuk kane turp.E shpallin hapur Perkrahjen per Serbine.
Eshte edhe nje ketu ne Tirane,nje xhambas trojesh,qe eshte kallauzi serbise,,,Kujdes me kete se ben si palaco cirku andej nga juve,,por eshte nje neperke qe kafshon tinez Kosoven.
Rreth fatit te Republikes se Kosoves,po ndodhin shume gjera si ne te kaluaren qe nga 1878 kur atdhetaret si Avdyl Frasheri,Sylejman Vokshi,…fati i Kosoves,mbeti pezull,pa miq te vertete besnik ne cdo rrezik,per liri dhe pavaresi.Loja e armikut tone nuk ka perfunduar,ata kane gjetur metoda te reja te cilat edhe po bejne efektin e tyre.Popullit heroik te Kosoves martire,kurr nuk i kane munguar kuadro ,ideolog luftetar besnik,per ta cuar kauzen e shenjt deri ne plotesimin e plote edhe te te gjithe atyre qe flijuan jeten per te jetuar te lire sovran ne trojet e tyre…Shume gjak,sakrifica,debime burgosje,syrgjynosje ka perjetuar kombi yne,dhe ne 1999 UCK- eja e lavdishme dha kushtrimin dhe e ndezi pushken per Liri ,Pavaresi Ruajtje te integritetit teritorial.Ne kete lufte te pergjakeshme ne si komb i jemi mirenjohes SHBA,NATO ,ANGLI GJERMANI te cilet ishin dhe mbesin aleat besnik..por shume erera kane fryre,politika nuk eshte ndonje qyp me mjalt per te futur lugen ,por nje loje ku njeri fiton dhe eshte pronar ‘tjetri rob.Fati i zi e ka ndjekur Republiken e Kosoves,kjo ka patur raste edhe nga presioni i atyre qe edhe ne te cilet mbrojme Kushtetuten,apo edhe e mbajme fjalen ,por prap se prap tradhetohemi. Ka plote raste te dhimshme,eshte ai i demarkacionit,i gjykayes te hages,liberslizimi i vizave,tani anetaresimi per ne Keshillin e Europes.Per te gjitha ,Republika e Kosoves,ka paguar harac qe i ka kushtuar shum…por kjo tani qe Escobari po kerkon edhe dy kushte te tjera,po ben nje kethese 359 shkalle.Ta thote nje Edcobar,se jo vetem ju (RK) por edhe rusoserbia do detyrohet te marri vendime te hidhura,,,,cfare i thone kesaj..?PAZAR,ANKAND PUBLIK,akoma me keq,se Qeveria e Republikes te Kosoves,po ballafaqohet me nje prapaskene shum te rrezikshme,kesaj i thone: mbylle gojen se une te ndihmove qe u clirove dhe u bere shtet deri ketu ku je..kesaj i thone vis majores ,por ne pooull kuotohet se po tradhetohemi…
Ky eskobari mduket se ka vlla pablon
Pse Shqipëria po heshtë për Kosovën? Barem Shqipëria e Enverit fliste në OKB.
Dikur qendra ushtarake ishte ne Bruksel, Washington dhe Tampa. Koka ishtë ne Kosovë-Ibrahim Rugova, simbol i resistencës paqësore se bashku me Nënen Terezae.
Sa per plumbat tonë ne kurr nuk ishim clirua. Ketë e kuptoi Rugova. Perendimi,Gandit të Ballkanit nuk mundën të i japin topin.
Pas vdekjes të Rugovës, e dijmë mirë kush erdhi në pushtet. Ushtarët i çuam ne Lindje të Afert e besa edhe disa teroristë anë e mbanë botes Në vend që të pergaditemi per Veriun e Kosovës u pergaditëm për ISIS. I vendosëm më shumë se një mijë raketa të Erdoganit. I forcuam forcat ajrore!
The tani për keto vepra po presim që Europa dhe SHBA të na ndihmojnë.
Kroacia dhe Slovenia kurr nuk ishin shtet. Ku gjinden sot. Shqiperia është shtet tash 100 vite e nuk SHBA dhe Europa nuk dijnë cka të bëjnë me ne. Plus edhe një shtet tjetër-Kosova!
Po presim edhe disa ditë që në sheshin e Tiranës , Europës të i këtjemë bythën.
Shqiptarët kan arrijtë shumë ne demokracitë perendimore. Jo në shtetet e veta e as shtatë miljon në Turqu.
POLITIKE E PERENDIMIT
ESHTE HILE E VJETER
NE NJE FAQE GODIT BEja
E USA NE FAQEN TJETER