Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputetja shqiptare jep DORËHEQJEN nga posti: Kam njoftuar kryetarin e Kuvendit…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Deputetja shqiptare jep DORËHEQJEN nga posti: Kam njoftuar kryetarin e Kuvendit…
AktualitetKosovë

Deputetja shqiptare jep DORËHEQJEN nga posti: Kam njoftuar kryetarin e Kuvendit…

Published: September 21, 2022
Shpërndaje

Vasfije Krasniqi-Goodman ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, më 21 shtator Krasniqi-Goodman njoftoi se ajo është duke kaluar nëpër një trajtim mjekësor, gjë që sipas saj, ia pamundëson realizimin e obligimeve të deputetes.

“Edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konnjufca, si dhe Kryesinë e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

- Publicitet -

Ajo ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin e saj publik për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç tha, në veçanti në Kongresin Amerikan.

“Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejti do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, ka shkruar ajo.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt 2021, Vasfije Krasniqi-Goodman, garoi për herë të parë për pozitën e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

Ajo garoi në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit dhe aktualisht qeverisë me vendin.

Krasniqi – Goodman është ndër gratë e para në Kosovë që publikisht ka treguar se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe në vitin 1999.

Viteve të fundit ajo ka qenë aktive duke kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Vasfije Krasniqi-Goodman është nderuar më 2018 me çmimin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”, pas historisë që ka ndarë me botën për atë që ka përjetuar gjatë luftës./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?