Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deri në vitin 2030, rreth 20 përqind e rrugëve do jenë me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Deri në vitin 2030, rreth 20 përqind e rrugëve do jenë me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP
EkonomiLajmi i fundit

Deri në vitin 2030, rreth 20 përqind e rrugëve do jenë me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP

Published: April 21, 2026
Shpërndaje

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth 20% e rrjetit rrugor të përfshihet në skema tarifimi elektronik, si pjesë e masave në strategjinë sektoriale të transportit dhe planit të veprimit deri në vitin 2030.

Dokumenti vendos në fokus ndër të tjera zgjerimin e Sistemeve Inteligjente të Transportit (SIT) në të gjithë rrjetin TEN-T, duke përfshirë menaxhimin në kohë reale të trafikut, monitorimin e aseteve dhe ofrimin e informacionit për udhëtarët. Një komponent i rëndësishëm i kësaj është edhe zhvillimi i biletimit digjital në transportin ndërqytetës dhe sistemeve të qëndrueshme të tarifimit elektronik (e-tolling).

Në këtë kuadër, strategjia parashikon përgatitjen e kuadrit ligjor dhe teknik për tarifimin digjital të rrugëve, në përputhje me standardet europiane si Direktiva Eurovignette dhe Shërbimi Europian Elektronik i Tarifimit Rrugor (EETS). Pilotimi i e-tolling do të nisë në segmentet me trafik më të lartë të rrjetit TEN-T, pas ngritjes së infrastrukturës përkatëse.

- Publicitet -

Qeveria parashikon që të krijohet një fond i veçantë që vjen nga pagesat dhe karikimet elektrike që do të shkojë për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i financuar përmes tarifave të përdoruesve (pagesë rruge, tarifat e karikimit të mjeteve elektrike) në përputhje të plotë me parimet e direktivës Eurovignette dhe Rregulloren (BE) 2023/1804 mbi instalimin e infrastrukturës së lëndëve djegëse alternative” thuhet në strategji.

Aktualisht, disa segmente rrugore janë me pagesë, përfshirë Rrugën e Kombit, aksin Thumanë–Kashar dhe tunelin e Llogarasë, për të cilin pritet aplikimi i tarifës brenda sezonit veror.

Përveç tarifimit rrugor, strategjia parashikon edhe zbatimin e biletimit digjital në transportin ndërqytetas të udhëtarëve, duke synuar një integrim më të plotë të shërbimeve dhe rritjen e transparencës në arkëtime.

PPP dhe koncesionet mbeten në fokus

Në të njëjtën kohë, qeveria duket se do të vijojë t’i qëndrojë besnike qasjes së saj pro partneriteteve publike-private (PPP) dhe koncesioneve në sektorin e infrastrukturës edhe në vitet në vazhdim.

Strategjia i konsideron këto instrumente si mjete plotësuese për mobilizimin e investimeve private dhe përshpejtimin e zbatimit të projekteve, veçanërisht në ndërtimin e rrugëve dhe zhvillimin e infrastrukturës kryesore. Sipas dokumentit, modeli synon të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe të reduktojë vonesat, duke garantuar njëkohësisht përdorim më efikas të fondeve publike.

Një theks i veçantë vihet edhe te transporti ndërqytetas, ku parashikohet nxitja e PPP-ve për operimin, mirëmbajtjen dhe modernizimin e terminaleve.

Zhvillimet vijnë në kohën kur kanë “lindur” kompani të reja të lidhura me sektorin. Një prej tyre është Enti Kombëtar i Operimit Rrugor (EKORR) ngarkuar me menaxhimin e rrugëve me pagesë, përfshirë operimin e portave automatike dhe administrimin e sistemeve të tarifimit elektronik.

Ndërkohë, më pas u krijua shoqëria “Mob AI” që fokusohet në operimin e transportit publik rrugor, përfshirë biletimin elektronik, menaxhimin e flotës dhe zhvillimin e sistemeve digjitale për monitorimin e shërbimeve.

Monitor

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • taksidari i qeverise says:
    April 21, 2026 at 7:53 am

    Po he de, se per te tilla sihariqe kemi nevoje. Per keto mos heqje dore nga PPP prej Qeverise qe ndikojne direkt ne rritjen e begatine e mireqenies mbare popullsise.

    Reply
  • Vete ILIRI JAM says:
    April 21, 2026 at 10:57 am

    SHIHNI REZULTATET E ARYRE WE JANE DHENE.SHIHN8 SI JANE KATANDISUR.VAZHDONI SE MURE E KENI!

    Reply
    • Dursakja says:
      April 21, 2026 at 2:50 pm

      Këtij populli gjithë jetën nuk do t’i ndahet 20%dhe 60%tjetër që i takon i vidhet dhe 20%tjetër e paguan kur largohet nga kjo vdekje e jetuar.
      Të na rrojnë partitë me banditë!

      Reply
  • Populli i vjedhur says:
    April 21, 2026 at 2:34 pm

    S’jemi dakord. Paguajmë 2 herë (nje here ne takse qarkullimi, nje here ne naften, qe super e larte dhe me 100 taksa ne te. Kjo pagese e trete eshte e pajustifikuar dhe abuzive.

    Reply
  • Aldrin says:
    April 21, 2026 at 2:45 pm

    Me nje fjale, hani mut me gjithe SPAK, se vjedhjen do e vazhdojme pa u ndalur

    Reply
  • Dursakja says:
    April 21, 2026 at 2:51 pm

    Posto komentin tim

    Reply
  • Dursakja says:
    April 21, 2026 at 2:52 pm

    Postoni komentin tim

    Reply
  • Mirësia says:
    April 21, 2026 at 3:01 pm

    Ky popull nga kjo qeveri pret taksa dhe jo shërbime.
    Shërbimet qeveria i bën vetes dhe
    oligarkëve grabitqarë.
    Qytetarë largohuni nga ky vend ku sundojnë grabitqarë prej një shekulli, në të kundërt do ta pësoni si gjyshërit dhe prindërit tuaj!

    Reply
  • Dursakja says:
    April 21, 2026 at 3:05 pm

    Këtij populli gjithë jetën nuk do t’i ndahet 20%dhe 60%tjetër që i takon i vidhet dhe 20%tjetër e paguan kur largohet nga kjo vdekje e jetuar.
    Të na rrojnë partitë me banditë!

    Reply
  • Dursakja x says:
    April 21, 2026 at 3:41 pm

    Postoni komentin tim

    Reply
  • Dursakja says:
    April 21, 2026 at 3:45 pm

    Pse nuk i postoni komentet e durrsakëve

    Reply
  • xxx says:
    April 21, 2026 at 5:51 pm

    Me i llaf popullata eshte bagetia qe monitorohet koke per koke si qysh tek leviz fizikisht dhe madje paguan vet-monitorimin nga privati EdvinRama & co.

    Reply
  • capi says:
    April 21, 2026 at 8:19 pm

    Jo 20% po 100% beheni, keshtu ndodh nese mbani keta hajdut ne qafe deri ne 2030. Zoti gazetar na e shpjegon dot kete investime private me fonde publike se nuk para e kuptoj.
    Per vec investimit fillestar me fonde publike, taksapaguesi duhet te paguaj shpenzimet operative nepermjet kesaj “biletim”/”karikim”. Plus qeveria me keto kontrata konsionare duhet te mbuloj ineficiencen e koncesionarit duke garantuar fitimin. Plus sa mblidhen indirekt nepermjet taksave te qarkullimit qe futen ne cmimin e naftes. Sa shkoi me shume se me tresh me duket,

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    April 22, 2026 at 5:27 am

    Ne te gjithe italiane, NUK po flas per Europen, autostrada Jane me pageses dhe administrohen, mirembahen, zgjerohen e zgjaten nga PPP, kundrejt rregull Ave, detyrime e qe Kane ndaj shtetit. Se dyti, duket se akoma nuk e harroni dot kohen e ENVERIT, diktatorit, sepse jeton akoma me enderres e shtetit pa taksa, shendetsise falas, arsim pa detyrime pagesash, pra falas. Jemi ne kapitalizem, lerini, Mos u genjen me “demokracise”, te drejte e votes si themeli I Saj. Parate e pasurite ne kete sistem, Jane per per te pasur it. Pse parlamentin a nuk ben ligjet vetem per Keta? Pra, dhe e drejtat juaj per vote eshte ne interest te konsolidimit te ketij sistemi, ku ka te pasur dhe te varferit, ku lindi luftrat e krizat, ku ligjin e ben I forti, i pasuri dhe ti, I varferit, do te jetosh sic dua une dhe do te hash sa te jap une. Prandaj “kuc”,” sus”.

    Reply
  • Labi says:
    April 22, 2026 at 6:40 am

    Nese do jete palloshi ne pushtet deri ne 2030, me sa duken bathet do perfundoje me keq se Salihi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  • Kombëtarja jonë nën 15 vjeç mbyll Botërorin në vendin e 17 mes 189 pjesëmarrësve
  • Sa duron mishi i ngrirë në frigorifer
  • Protestat, Rama: Konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
  • 31 tetor 2026

Komentet e Fundit

  1. Afrim on Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh
  2. Emigranti on Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh
  3. K R on Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh
  4. Dulevic on Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh
  5. Iks on Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?