Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DËSHMITË për Gërdecin, merren në pyetje 3 dëshmitarë, ja kur zhvillohet seanca e radhës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DËSHMITË për Gërdecin, merren në pyetje 3 dëshmitarë, ja kur zhvillohet seanca e radhës
Kronike

DËSHMITË për Gërdecin, merren në pyetje 3 dëshmitarë, ja kur zhvillohet seanca e radhës

Published: October 27, 2023
Shpërndaje

Seanca e radhës në GJKKO për çështjen Gërdeci është mbajtur ditën e sotme.

Gjatë seancës janë marrë në pyetje 3 dëshmitarë nga 7 të parashikuar fillimisht.

Kjo pasi për 4 dëshmitarët e tjerë nuk doli koha në dispozicion për të dhënë dëshminë e tyre.

- Publicitet -

Sot është marrë në pyetje ish-brigadieri Veiz Muça, i cili ka deklaruar se zjarri në fabrikë ka rënë në vendin ku po demontoheshin armët.

Muça ka theksuar se zjarri fillimisht ka nisur atje ku bëhej demontimi i armëve. Po ashtu ai ka deklaruar se në Gërdec ka pasur edhe herët e tjera zjarre të vogla, por që i kanë fikur me fikse zjarri. Po ashtu ai ka deklaruar se babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë ka vërë që rregullat në punë të shkeleshin gjithmonë.

“Kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punë të ndryshme në ndërtim dhe në ushtri kam qenë tëk kembsorja. Në Gërdec kam punuar nga 12 Qeshori 2007-15 Mars 2008. Në pune me ka marrë Dritan Minxolli atë e njihja dhe i kam kërku punë. Ai më ka shpjegu cdo gjë aty mendova se bëhej demontimi i fishekëve. Deliorxhin nuk e njoh e kam parë por ai s’ka pasur kontakt me mua. Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Por ata i hidhin tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë qe puntorët nuk jane te kujdesshëm ai me shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier. Aty vinin të gjitha llojët e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon, pajisje tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit.

Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në konteiner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë.  Ditën e ngjarjes iku Dritani dola dhe unë porosita rojen të mos fuste njëri brënda. Ngjarja ndodhi kur sapo isha largu 200 metra më poshtë. Zjarri ka fillu aty ku bëhej demontimi. Baruti trasportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Deliu e kishte shtëpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë tregu puntorët zjarri ka fillu tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prish djalit të atij Deliut. Ai e kishte dërgu në shtëpi dhe e kishte ngjit. Unë atë ditë s’i kam dhënë leje askujt. Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them dicka “babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më“, tha Muça.

Dëshmitarja e dytë ka qenë Mirela Dvorani, e cila ka humbur bashkëshortin e saj në shpërthim.

Mirela Dvorani ka deklaruar se në fabrikë punohej në kushte primitive. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Dvorani ka deklaruar se bashkëshorti, ia kishte shprehur këtë shqetësim asaj dhe se siguria teknike nuk ekzistonte fare në fabrikë.

“Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje, më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006 deri në 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive këtë shqetësim m’a kishte shprehur vetë,” tha Dvorani.

Dëshmitarja tjetër në GJKKO është dhe Caje Çiku, ish-punonjëse në sektorin e predhave, e cila ka thënë se ata nuk kishin kontrata pune.

“Isha e punësuar nga qershori 2007 deri në 2008 tek sektori i fishekëve  dhe më pas kam kaluar brenda tek larja e predhave brenda në magazinë. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk na kërkuan  asnjë dokument. Atë ditë isha brenda dhe ka qenë orari i drekës. Kemi parë zjarrin qe ka rënë jashtë godinës dhe kemi ikur me vrap deri në Fushë Prezë. Materialet janë transportuar me karroca, kemi dëgjuar qe janë salduar karrocat por unë nuk e di”, ka thënë ajo.

Seanca tjetër në GJKKO është caktuar më 9 nëntor, ku pritet që të merren në pyetje 10 dëshmitarë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?