Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështon grushti i shtetit në Bolivi, tërhiqen forcat ushtarake, arrestohet gjenerali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dështon grushti i shtetit në Bolivi, tërhiqen forcat ushtarake, arrestohet gjenerali
BoteLajmi i fundit

Dështon grushti i shtetit në Bolivi, tërhiqen forcat ushtarake, arrestohet gjenerali

Published: June 27, 2024
Shpërndaje

Automjete të blinduara thyen portën hyrëse të pallatit qeveritar të Bolivisë të mërkurën në atë që dukej se ishte një përpjekje e dështuar për grusht shteti, ndërsa presidenti Luis Arce tha se vendi qëndroi i vendosur përballë sulmeve ndaj demokracisë dhe u bëri thirrje njerëzve të mobilizohen.

Ushtarët u tërhoqën së bashku me një autokolonë mjetesh të blinduara, ndërsa qindra mbështetës të presidentit Arce dolën me nxitim në sheshin përpara pallatit qeveritar, duke valëvitur flamuj bolivianë dhe duke brohoritur.

Në një video të mëhershme ku presidenti Arce u shfaq i rrethuar nga ministrat në pallatin qeveritar, ai tha: “Ja ku jemi, të vendosur në Casa Grande, për t’u përballur me çdo përpjekje për grusht shteti. Kemi nevojë që populli bolivian të organizohet”.

- Publicitet -

Gjenerali bolivian Juan Jose Zuniga, i cili dukej se drejtonte rebelimin, u arrestua në vazhdim pasi prokuroria e përgjithshme filloi hetimet.

Më herët, presidenti Arce u përball me gjeneralin Zuniga, në korridorin e pallatit qeveritar, siç u pa në filmimet e televizioneve boliviane. “Unë jam kapiteni juaj dhe ju urdhëroj të tërhiqni ushtarët tuaj dhe nuk do ta lejoj këtë mosbindje”, tha presidenti Arce.

Përpara se të hynte në ndërtesën e qeverisë, gjenerali Zúñiga u tha gazetarëve në shesh: “Me siguri së shpejti do të ketë një kabinet të ri ministrash; vendi ynë, shteti ynë nuk mund të vazhdojë kështu”. Gjenerali Zúñiga tha se “për momentin” ai e njeh presidentin Arce si komandant të përgjithshëm.

Gjenerali Zúñiga nuk tha qartë nëse po drejtonte një grusht shteti, por nga brenda pallatit qeveritar, me zhurmën që dëgjohej në sfond, ai tha se ushtria po përpiqej të “rivendoste demokracinë dhe të lironte të burgosurit tanë politikë”.

Në një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin X, presidenti Arce bëri thirrje që “demokracia të respektohet”. Ngjarja ndodhi ndërsa televizioni bolivian tregoi autoblinda dhe një numër personash me uniformë ushtarake përpara pallatit qeveritar.

“Ne nuk mund të lejojmë, edhe një herë, që përpjekjet për grusht shteti të marrin jetët e bolivianëve”, tha presidenti nga brenda pallatit, i rrethuar nga zyrtarë qeveritarë, në një mesazh të filmuar që iu dërgua mediave.

Një orë më vonë, presidenti Arce njoftoi emërimin e krerëve të rinj të ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore mes brohoritjeve të mbështetësve. Në filmime dukeshin forca ushtarake që vendosnin pengesa përreth pallatit qeveritar. Presidenti tha se ushtarakët që u ngritën kundër tij po “njollosnin uniformën” e ushtrisë dhe u zotua se demokracia do të respektohej.

“Urdhëroj të gjithë ata që janë mobilizuar të kthehen në njësitë e tyre”, tha shefi i sapo emëruar i ushtrisë, José Wilson Sánchez. “Askush nuk dëshiron imazhet që po shohim në rrugë”.

Më pas ushtarët dhe automjetet e blinduara filluan të tërhiqen nga pallati presidencial i Bolivisë.

Drejtuesit e sindikatës më të madhe të Bolivisë dënuan përpjekjen për grusht shteti dhe shpallën një grevë pa afat të organizatave sociale dhe të punës në La Paz, për t’i dalë në mbrojtje qeverisë.

Incidenti u prit me kritika të ashpra nga udhëheqës të tjerë rajonalë, si Gabriel Boric, presidenti i vendit fqinj Kilit, udhëheqësit e Hondurasit dhe ish-udhëheqës të tjerë bolivianë, si dhe nga Organizata e Shteteve Amerikane.

Bolivia, një vend me 12 milionë banorë, ka përjetuar protesta të intensifikuara në muajt e fundit për shkak të rënies së shpejtë të ekonomisë. Bolivia u shndërrua nga një nga vendet me rritjen më të shpejtë në kontinent dy dekada më parë, në një nga vendet e goditura më rëndë nga kriza.

Vendi ka përjetuar gjithashtu një përçarje të profilit të lartë në nivelet më të larta të partisë qeverisëse. Presidenti Arce dhe aleati i tij i dikurshëm, udhëheqësi i majtë dhe ish-presidenti Evo Morales, janë duke bërë luftë të brendshme për të ardhmen e Lëvizjes për Socializëm të Bolivisë, parti e njohur me akronimin në spanjisht MAS, përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen në vitin 2025.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?