Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën
AnalizaLajmi i funditopinion

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

Published: February 15, 2026
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

Duket si paradoks. Ngjan si pamundësi. Teorikisht është në kufijtë e të pabesueshmes. Por njëkohësisht, është edhe një mundësi logjike, që për shkak të rrethanave dhe interesave krejtësisht të ndryshme, dy ekstremet politike në vend, Rama dhe Berisha, t’i bashkojë interesi i përbashkët për “pak lojë” me destabilitet të vendit.

I dyti, që është pala e parë e interesuar në këtë ekuacion logjik, natyrisht është Berisha. Mbas dy protestave me regji e skenografi të përcaktuar, lideri i opozitës kërkon që vendi të rrëshqasë në destabilitet. Ky do të ishte momenti ideal për rifaktorizimin e opozitës në lojën politike të përditshmërisë së vendit. Sepse në përpjekjet për rinormalizimin e situatës, opozita do të ishte pala bashkëbiseduese në negociatat për zgjidhje. Ku padyshim, sipas traditës qesharake të Shqipërisë, faktori ndërkombëtar do të ishte gjithashtu arbitri i ftuar në tryezë. Kjo gjë nuk ka ndodhur më në Shqipëri prej pothuaj një dekade.

- Publicitet -

Për opozitën do të ishte pozitiv çdo ndryshim sado modest nga Status Qo-ja humbëse i Status Quo-së aktuale. E pafuqishme në Kuvend, me diferencë të madhe elektorale nga PS, e paaftë të përfitojë politikisht nga spiralja e andrallave penale ku ka hyrë maxhoranca, e frustruar nga dilemat për qëndrimin e saj ndaj SPAK-ut dhe ende në përpjekje për të çarë izolimin e vjetër ndërkombëtar, kryesisht non gratat amerikane dhe britanike, për opozitën kjo do të ishte zgjidhja ideale.

Ajo është kryqëzuar me shpatulla pas murit dhe nuk ka mundësi të bëjë më asnjë hap pas edhe kur duket se hedh ndonjë hap të ndrojtur bashkëpunimi me pozitën. Kjo është një nga mënyrat për të shpjeguar dhunën e orkestruar dhe skenike në fundin e dy protestave të njëpasnjëshme të këtij dimri. Kjo taktikë, përveçse një injeksion adrenaline për militantët, është tentativë e maskuar keq për të tërhequr maxhorancën në një spirale dhune si kundërpërgjigje.

Protesta e tretë e 20 shkurtit parashihet të kulmojë dhe më tej në të njëjtën mënyrë apo edhe me përshkallëzimin e dhunës dhe qëndresës në shesh. Për të shkuar kështu drejt ëndrrës dhe makthit të Berishës për të patur edhe ai 21 janarin e tij.

Edhe Rama, edhe Berisha e dinë që historia e këtyre 15 viteve të fundit në Shqipëri, do të ishte krejt ndryshe pa atë masakër kriminale dhe të pakuptimtë në bulevard. Ndaj nëse njëri kërkon rikthimin në Tiranë të fantazmës së asaj të Premteje të Zezë, por tashmë nga pozitat e viktimës, tjetri di se nuk duhet të zërë kurrë vendin e agresorit të dikurshëm.

I pari, që është pala e dytë e interesuar në këtë ekuacion logjik është Rama. Mbas një fitoreje në kufijtë e të pamundurës dhe të një përmase epike, normaliteti dhe rrjedha logjike e ngjarjeve, për paradoks duket se nuk është në interes të kryeministrit. Ndryshe nga sa ishte menduar dhe pikërisht për shkak të thellësisë së triumfit të tij vetjak në zgjedhjet e vjetshme, Rama nuk realizoi planin e tij të katarsisit të kampit të tij. Rinovimi pothuaj tërësor i grupit parlamentar me njerëz të rinj pa ngarkesa dosjesh penale në shpinë, nuk u shoqërua me të njëjtën skemë edhe në qeveri. Qeveria Rama 4 është identike me Rama 3, edhe pse kryeministri e dinte mirë serinë e halleve me SPAK që pritej të kishin, siç po ndodh, një pjesë domethënëse e kabinetit të tij.

Zëvendësja e tij Balluku është pika më domethënëse e mosveprimit të tij atëherë kur mund të hiqte dorë dje nga çfarë nuk ka sot në dorë ta mbajë. Në vend të saj, ai hapi disa fronte beteje pa ndonjë domethënie të veçantë. Turi në bashkitë e vendit, aksioni për prishjet e tendave dhe ndërtimeve pa leje, edhe nëse ishin të nevojshme, nuk kishin asnjë urgjencë.

Rama përdori fasho kirurgjikale në vend të mjekimit për plagët e ardhshme që po hapen në trupin e maxhorancës së tij. I shkeli syrin pasojave duke përqeshur shkakun. Edhe kursi i përplasjes me drejtësinë, më së paku, është i vonuar dhe me shumë një defekt i mosadresimit në kohë të problemit, sesa një tentativë për zgjidhjen e tij.

Në këtë kuptim, një destabilitet i mundshëm dhe i kontrolluar i situatës së vendit, do t’i jepte atij mundësinë për të marrë spaletat e zjarrfikësit për shuarjen e saj. Do t’i jepte mundësi të stigmatizonte dhe njëherë kundërshtarin si të dhunshëm, si një bela që i ka rënë për pjesë dhe një jorgan puplash për të mbuluar hallet e ditës. Në një arbitrim të mundshëm ndërkombëtar, ai do të hynte me shumë karta fituese në dorë, por kryesisht jo për shkak të fuqisë së tij të vënë në diskutim, por të pafuqisë së kundërshtarit që pranohet pa asnjë diskutim.

Edhe pse duket si paradoks i pamundur dhe në kufijtë e të pabesueshmes kjo “martesë” interesi, fatmirësisht ka një vijë të kuqe që i ndan dy armiqtë e betuar. Dy njerëzit më të fuqishëm të Republikës së Zeqilandit i ndan fatmirësisht një bindje absolute: Mbi demonstruesit me molotovë mund të hidhet gaz lotësjellës, ujë me presion apo dhe mund t’u hedhë valle në shpinë shkopi i gomës, por nga kryeministria nuk do të qëllohet kurrë me fishekë luftarakë kundër tyre.

Ndryshe, hataja bëhet mbret dhe Shqiperia, nje mbreteri e deshperuar!

JAVA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Agim says:
    February 15, 2026 at 3:00 am

    Ky eshte produkti i te qenit shqiptar! Saliu, Fahriu, Alizoti, Boci nga elbasani dhe me radhe e me radhe! Edi Rama dhe i gjithe kombi shqiptar! Njeres te pagdhendur!

    Reply
  • Kristian Shahinas says:
    February 15, 2026 at 7:35 am

    Ay nipi Huzniut i mesoi keta te versulen te djegin zyren e Rames,Kontratat e vjedhjeve te Ballukut,,Fundja zyrat e AKSHIT,QE JANE TE PAMBROJTURA.

    Reply
  • Skypion says:
    February 15, 2026 at 7:46 am

    Vangjeli niset nga nje premise e rreme per te ndertuar argumentin e tij.
    I vetmi qe eshte i interesuar per dhune eshte Edi Rama. Kjo eshte arsyeja se pse provokon protestuesit me dhune te panevojshme, deri tek plumbat e gomes.
    I braktisur nga nderkombetaret, madje edhe nga ata miqte e ngushte, qe deri dje e mbeshtesnin pa kushte, i trajtuar si lebroz prej tyre, Edi Rama eshte ne deshperim te thelle. Prandaj, e vetmja mundesi qe i ka mbetur eshte dhuna, qe t’u tregoje atyre se ky dhe vetem ky eshte zot ne Shqiperi, qe mund te beje dhune por edhe ta ndale ate; qe ky dhe vetem ky eshte partneri i vetem me te cilin nderkombetaret mund te negociojne.
    Dhuna pra, eshte opsioni i vetem qe i ka mbetur atij ne keto kohe.
    Me ane tjeter, si kurre me pare, Sali Berisha, perdor me nje shpeshtesi ta pazakonte fjalen “paqesore”; proteste paqesore, kryengritje paqesore, revolucion paqesor e shume e shume te ngjashme kesisoji.
    Berisha e di shume mire gjendjen e pashprese te Rames; prandaj, per te eshte krejt e panevojshme, madje i demshem perdorimi i dhunes; eshte kjo arsyeja, se pse perkunder deshires se shprehur hapur te shume demokrateve per pershkallezim te protestes, ai ngulmon tek protestat paqesore.
    Molotovet dhe fishekzjaret jane kartolina e domosdoshme per mediat e huaja. Te gjitha mediat nderkombetare, kur flasin per protesten, e shoqerojne me pamje te tilla spektakolare; keshtu, molotovet dhe fishekzjarret edhe nuk lendojne njeri, por edhe e bejne efektin e shumedeshiruar tek mediat boterore; dhe kaq eshte mese e mjaftueshme.
    Gazetari Vangjeli ne shkrimin e tij shpreh nje deshire perverse dhe nje keshille.
    Deshira perverse eshte qe Berisha te pershkallezoje protesten ne dhune, madje edhe te beje 21 janarin e tij…
    Keshilla eshte per Ramen, qe te mos vrase…
    Vetem nje mendje twisted e percudnuar, djallezore dhe e lige, enderron skenare te tille me dhune dhe gjak!
    Rama eshte i mbaruar; i braktisur nga te gjithe si qen i zgjebosur; ne buze te gremines; mjafton vetem nje shtytje e vogel qe te gremiset tatepjete saj; dhe kete do t’ja japin pikerisht ata qe i pat zgjedhur dhe perzgjedhur per te gremisur kundershtaret e tij; pra nga zagaret e SKAP-it.
    Balluku eshte ne “death row” e saj politik; eshte nje dead woman walking; ceshtje kohe deri sa te vije momenti i ekzekutimit politik te saj.
    Por, ajo ka kapur per loqesh Ramen; aq fort e ka kapur sa herdhet e RAmes duken si nje zgjatim monstruoz i dores se saj tashme.
    Te dy do te gremisen shume shpejt, ashtu sic pervertesisht jane kapur ne gropen e madhe qe i kane hapur vetes.

    Reply
  • Van gogu says:
    February 15, 2026 at 8:05 am

    Kuptuat se cfare tha
    Ky fare Van Gjeli
    Duke llomotitur
    Si gjithe shoket ngeli

    U ka ardhur dita
    Ne kater anet ju pret shpata
    Prsni edge pak
    Do ju vij dhe nata

    Reply
  • Enis says:
    February 15, 2026 at 8:07 am

    Jepi vangjo jepi
    Kjo kohe eshte per ju
    Kujdes vec amanenis
    Mos ju hyj nje hu

    Reply
  • Labushi says:
    February 15, 2026 at 10:03 am

    Labushi

    Reply
  • Labushi says:
    February 15, 2026 at 10:03 am

    E gjete Vangjel….

    Reply
  • Anonymous says:
    February 15, 2026 at 10:04 am

    Labushi

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    February 15, 2026 at 12:38 pm

    TË DY, JANË NJËSOJ MË SHPATULLAT PËR MURI.
    BERISHA NGA “JASHTË”, E EDVINI NGA “BRENDA”.
    THJESHT, EDVINI KA EDHE PRESHËT NË DORË.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”
  • Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  • “Po ngatërrojmë dynjanë me këto letra që hidhen e priten”, Rama për Zvërnecin: Nuk ka leje ndërtimi

Komentet e Fundit

  1. edi 🤮🤮 rama 🤮🤮 HAMZAI TRADHÈTAR ZGJEBARAK on Historia nuk jep “waiver”
  2. 1thundrak on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  3. Anonymous on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. Vlora Vlora on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  5. Aldrin on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?