Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJE: 17 ditë para arrestimit, Malltezi dhe Bektashi tentuan likuidimin e kompanisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DETAJE: 17 ditë para arrestimit, Malltezi dhe Bektashi tentuan likuidimin e kompanisë
KronikeLajmi i fundit

DETAJE: 17 ditë para arrestimit, Malltezi dhe Bektashi tentuan likuidimin e kompanisë

Published: October 22, 2023
Shpërndaje

Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kishin nisur punën për likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. 

Mësohet se pikërisht më 4 tetor 2023, pikërisht 16 ditë nga data kur GJKKO ka marrë vendimin për arrestimin e Malltezit  është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidatori.

Vetë Malltezi u arrestua më 21 tetor në aeroportin e Rinasit teksa kishte dalë të priste bashkëshorten, vajzën e Sali Berishës, Argita që po kthehej nga Gjermania.

- Publicitet -

“Gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit më sipër të kryejnë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh faktin se gjatë fazës së hetimeve, të dy të hetuarit kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë për qëllim likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve.

Kështu, më datë 04.10.2023 është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidatori.

Pas depozitimit të këtij vendimi statusi i shoqërisë Homeplan sh.p.k ka kaluar nga “Aktiv” në “Shoqëri në likuidim e sipër”.

Duke u bazuar në veprimet e mësipërme të realizuara nga të hetuarit, gjykata çmon se ka rrezik që të hetuarit me sipër të kryejnë krime të rënda ose të njëjta të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen.” argumentohet në vendimin e GJKKO që e quan të drejtë kërkesën e SPAK për arrestinin e Malltezit.

Në vendimin e pranimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ merret parasysh edhe rrezikshmëria e veprave penale të korrupsionit aktiv/pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, e cila vlerësohet e lartë jo vetëm për shkak të marrëdhënieve juridike që cënon dhe sanksionit të parashikuar në dispozitat përkatëse por, edhe për shkak të përhapjes që kanë marrë kohët e fundit këto vepër penale, formën e kryerjes së tyre në formën e bashkëpunimit (të thjeshtë), pasojat e ardhura, moshën dhe gjendjen familjare të të hetuarve, gjendjen e tyre gjyqësore, në kushtet e mungesës së rrethanave lehtësuese deri në këtë fazë të hetimit ”

Sipas akuzes se SPAK:

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Gjithashtu vlerësohet se për të tre të hetuarit Jamarbër Malltezi, Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi, plotësohet kushti i dytë i veçantë i parashikuar nga shkronja “b”, pika 3, të nenit 228 të K.Pr.Penale, pasi gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit të largohen.

“Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh marzhin e lartë të dënimit që sanksionojnë veprat penale për të cilat ata dyshohen, ku není 245 i Kodit Penal, parashikon dënim me burgim nga 1 deri në 5 vjet, neni 260 i Kodit Penal parashikon dënim me burgim nga 4 deri në 12 vjet, ndërsa neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal parashikon dënim me burgim nga 7 deri në 15 vjet. Për sa më sipër, gjykata çmon dhe ekzistencën e rrezikut të ikjes së personave nën hetim.” shkruhet në dosjen e siguruar.

a.c./dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?