Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
AnalizaPolitike

Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec

Published: July 28, 2026
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas veprimit të Kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili mori dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se nuk shpreson që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar.

Më tej, Rama tha se Shehaj tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin. Lideri i qeverisë, u ndal edhe tek vajza e cila u aksidentua, teksa po ndiqte Shehajn. Në lidhje me këtë, ai u shpreh falenderues për faktin që ajo shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas Shehajt.

Rama: Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.

- Publicitet -

Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit.

Një moment i pazakontë ndodhi dje në ambientet e Kuvendit, ku kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj “rrëmbeu” kopjen e vetme të marrëveshjes sekrete me SHBA-në, duke u larguar më pas me vrap nga ambientet e Kuvendit.

Pasi Shehaj merr kopjen, një nga punonjëset e Kuvendit e ndjek nga pas. “O zotëri të lutem…” dëgjohet ti thotë punonjësja e Kuvendit deputetit Agron Shehaj.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e martë për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur në ambientet e Kuvendit me dokumentin e klasifikuar.

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e Shehajt nga punimet e Kuvendit për 60 ditë, si edhe referimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • capi says:
    July 28, 2026 at 11:31 am

    Po leri keto me ballista, po shpjego perse me kaq ngutje. Ketyre u ka dale nami se ngjit pak dora. Ujku ujku, po cakalli po bene kerdine.

    Rishiko si duhet te ishte procedura per ratifikimin e ketyre lloj marreveshjeve. Nese duhej te diskutohej ne komisione te vecanta, nga deputet qe kane “clearance”, te diskutohej me hollesi /detaje, dhe te cohej me vone per miratim ne parim ne kuvend.
    Nje zgjidhje tjeter do te ishte paraqitja e nje varianti te reduktuar te marreveshjes. Tu jepej deputeteve aq informacion i nevojshem per te marre nje vendim ta ngrinin ose jo kartonin.
    Ata prape nuk do e lexojne, po te pakten nuk do behej kjo zamallahi. Me erdhi verte keq per ate cupen qe mund te jete dhe demtuar.

    PS. Atij Balle kokecepit, thoi te uli pak krahun kur voton se i vijen era perc sqetullat.

    Reply
  • Antishqiptari says:
    July 28, 2026 at 12:02 pm

    Po vesi del me shpirtit,dhe ti duke hecur ne gjurmet e babait,ndonje dite do perballesh ne gjyq me Zahon,sic u perballe ti me Kristaqin.

    Reply
  • Katiu says:
    July 28, 2026 at 12:21 pm

    U kujtua per ballistet , kryeballisti I kohes sone , Edvin Kristaq Pordha .
    Shefin e ballit , Mithatin e frasherllijve , e varrosi me nderimet e një heroi mbi heronj , I rrethuar nga policia dhe veteraneve antifashiste u tha – mos me çani bythen se keto s’jane pune për ju !

    Ky është zagari me i pabesë në historinë tonë dhe turpi me I madh i yni si popull …..

    Sundimi i këtij sot , I Saliut dje , I atij pardje e me radhe kanë një mbeshtetje shumë te forte – injorancen tonë !
    Kjo plage që mbartim në si popull është bërë e pasherueshme dhe na mban në kënetë !
    Vetëm Perendia mund te na shpetoje , në ka Perendi ?!

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      July 28, 2026 at 5:00 pm

      KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

      Reply
  • Patriot says:
    July 28, 2026 at 1:16 pm

    Po ku I ke pare ballistet ti o hajdut I pronave te shqiptareve, apo vazhdone me imazhet e dulles neper filmat? Sa me shume pulkete aq me shume I ngjane dulles sidomos me keto te fundit per protesten ku ke zbuluare dhjetra grupe armiqesore duke future njerezit neper burgje our 1 kokerr veze.

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 28, 2026 at 1:27 pm

    KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

    Reply
  • Ki besim tek besepreri says:
    July 28, 2026 at 3:05 pm

    Iku me veap se donte ta lexonte se TAO I thoshte votoje se I dime ne te tjerat.ki besim tek Partia se Tao gjithe jeten qe nga pionier I Enverit e tani ska punuar asnje dite ha vjedh taxat e screamed e flamingove

    Reply
  • Ballisti modern says:
    July 28, 2026 at 3:09 pm

    Tallet me ballistet qe vidhnin pula .Ai tani palloshi vjedh Toka dhe Euro

    Reply
  • Ela says:
    July 28, 2026 at 6:33 pm

    Thundrak
    Cke me familjaret
    I peshtire

    Reply
  • TIRONA says:
    July 28, 2026 at 8:11 pm

    E imagjinoni stërvitjen në Kuvend? Garda duke bërë gardhe, deputetët duke u stërvitur për sprint, e punonjëset e Kuvendit duke thyer rekorde kombëtare me ‘O zotëri të lutem’! Shqipëria e re e digjitalizuar, ku sekretet e shtetit mbrohen me vrap

    Reply
  • Hugo says:
    July 28, 2026 at 8:11 pm

    Më në fund u zgjidh edhe enigma historike se pse u shpikën marrëveshjet sekrete: për t’u mbrojtur nga ‘hafillat e pulave’! Ndërkohë që vendi digjet nga skandalet miliona eurosh, rreziku më i madh i sigurisë kombëtare na qenka një deputet që vrapon nëpër korridore me një fletë A4 në dorë si nëpër filmat e Kinostudios. Pritet që në seancën tjetër Kuvendi të rrethohet me rrjetë koteci, se nuk i dihet kurrë nga vjen ‘ballisti’.

    Reply
  • Z says:
    July 28, 2026 at 8:12 pm

    Më pëlqen kjo ndjeshmëria e lartë e Kryeministrit për ‘zbatimin e ligjit’. Kur zhduken miliona nga inceneratorët apo rrjedhin të dhënat e të gjithë qytetarëve: ‘Të presim drejtësinë, jemi shtet ligjor, mos gjykoni pa fakte’. Por kur dikush merr një letër e vrapon nëpër shkallë: ‘O SPAK, o Zot, o Prokurori, kapeni sorrën se na mori shtetin!’. Standarde të larta sigurisë kombëtare, s’ke ç’i thua

    Reply
  • Beu i Shurrelit says:
    July 28, 2026 at 8:13 pm

    Imagjinoni skenën në Uashington: ‘Zoti President, na kapën sekretin shtetëror!’ – ‘Kush, KGB-ja? Kina? Irani?’ – ‘Jo, jo… vrapoi Agron Shehaj në korridorin e parlamentit shqiptar dhe nuk e kapëm dot se na u pengua punonjësja!’. Nivel i jashtëzakonshëm inteligjence. Mirë që s’e mbajnë atë dokumentin e klasifikuar me një kapëse rrobash te dritarja e Kuvendit.

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      July 29, 2026 at 8:18 am

      VO:
      -E tregojë edhe këtë here vetën Vlonjati,Pasi si deputet mjeran e kishte nxirë Kuvëndin për tu dukur se është VLONJAT GJOKSIN ME GROPË.!
      I shtyrë nga SaliSërbi për të vjedhur dokumentin sekret,e vodhi atë dhe iku me vrap sikur vodhi pulën në kotec,duke shkaktuar skandalin më të madh të paparë në botë.
      Keqardhje për gocën që duke ju turrur hajdutit nga pasë,u rrëzua nëpër shkallë dhe nuk u ndihmua prej tij,por forcat e sigurisë.
      Ndonse VIDIO po bën xhiron e BOTËS,As Ai dhe as SPAK nuk kanë më TURP QË EKZISTOJNË MBI DHE,pasi drrjtësi dhe PD janë bër palë në krimin e vjedhjeve..
      …NDËRSA EDI RAMA MBURRET SE BËRI DREJTËSI PËR TË MBROJTUR HAJDUTËT DHE VRASËSIT..DHE JO PËR POPULLIN MË TË VARFËR NË BOTË.
      -Dhe,Kur skandali ndodh në zyrat e Shtetit Nr.1 të vëndit,vall çndodh në 28 mij km/2 në mëshirë të fatit,KU JANË NDËRTUAR MBI 1000.000 VILA PA INVENTAR,KU 60 I KA SALIU,120 GJYQRARI GJIN GJONI,50 LIKE(MONA)META,MBI 70 SOKOL SADUSHI I GJL..!
      Dhe,në vënd që Saliu të merrej me këtë xhest të turpshëm,u mor me një SHPIFJE TË SAJUAR NGA BELIND KËRRIÇI(Ndaj u bë N/Kryetar),sikur vëllai i E.Ramas(Olsi),ka vjedhur me lojrat e fatit.Kjo pasi dështuan me shpifjen e DROGËS SË XIBRAKËS.!
      – Ndaj,Që nga 2013 Edi Rama po ndiqet këmba këmbës për ta zënë në çark në çdo hap që hedh: Nga Surreli,Zyrë,WC,Në çdo qytet,Fshat,Bruksel,Turqi,Amerikë.. duke i numuruar ÇARTERAT E FLUTURIMIT NË AJËR,përmes DIXHITALBIT MASHTRUS 24/24 ORË NGA TIPA SI BARDHI,KËRRIÇI,MULI,VOKSHI,LELA,BALLIU..MBI 500 MIJ MILITANT TË TIPIT BABALE.
      Zot shpëtoje Popullin Shqipëtar nga e KEQA MË E MADHE QË E KA ZËNË QË NGA 1990 NGA I DËRGUARI RAMIZ ALISË,ELES BIBERI TROPOJAN.. NË PD ME 65.000 SPIUN E KOMUNIST TË ENVERIT.
      FLM DITA

      Reply
      • sela says:
        July 29, 2026 at 11:01 am

        ETHEM LALAJ MBETJE E PARICIKLUESHME

        Reply
  • Karlo Baze says:
    July 28, 2026 at 8:13 pm

    60 ditë përjashtim nga Kuvendi është fiks kohëzgjatja që i duhet Agronit për t’u bërë gati për maratonën e radhës. Ndërkohë, propozoj që Komisioni i Etikës të vendosë rregullore të re: Deputetët duhet të hyjnë në parlament vetëm me atletika me lidhëse të zgjidhura, që të mos kemi më përplasje teke apo ikje me vrap pas dosjeve sekrete

    Reply
  • 45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE says:
    July 29, 2026 at 9:05 am

    Rama reciton nje nga perrallat e preferuara te epokes Socializmes fitimtar me Balliste qe vjedhin pula, se ashtu beson se mallengjen ato galloshe te grisura te mbetur gjalle te asaj epoke qe akoma lotojne per ate kohe triske-tallonash e perrallash me Balliste.

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 29, 2026 at 10:43 am

    Ela, familjaret jane grup i strukturuar kriminal.
    Nuk eshte cudi ne albanistan kjo ndodh rendomte dhe mos u permallo!

    Reply
  • Taqi micos says:
    July 29, 2026 at 5:48 pm

    Tani thote ballistet hanin gjela,se mitatin e rosave groposi me ndrerime piktor,intrigant,volejbollisti

    Reply
  • !!? says:
    August 11, 2026 at 3:28 pm

    Mos nuk është në fiqir qy insan që shan Agron Shehajn si ballisti që vrapon mbasi vjeth pulat nga koteci dhe po qy insan me nderimin e jashtëzakonshëm që shfaqi kur , me lot në sy rivarrosi kockat e Mitat fFashërit, kreut të ballistave që vidhnin pulat. Më thoni se nuk po e zgjith dot cilin të besojmë Edi Ramën që shan Agron Shehun si …….bobooooo……turp …. ballist që vjeth pulat dhe hë këmbëve me vrap apo Edi Ramës që gjunjëzohet me respekt pran varrit të kreut të hajdutëve të pulave ballist. Në këto produkte mendore të Edi Ramës cilin Edi Ramë duhet të pranojmë, apo të pranojmë vetëm një Edi Ramë të rrënuar mendërisht të papërgjegjshëm për ato që thot dhe bën? Apo i falen këto gjera .se….i till insan është, megjithëse burr shteti?

    More njerëz ju lutem

    cilin Edi Ramë të pranojmë si njeri të mirë e të ndershëm, atë të sotmin me syza me korniza të trasha me ngyrë roz bër më duket me samar breshke dizenjuar për kalamanjtë ekscentrik duke transmetuar i vetmuar nga vryma e pordhkastit të tij ku fshihet monologjet e tij me mashtrime gebelsiane apo

    Edi Ramën midis popullit duke premtuar plot emocione parajsën dhe duke kritikuar deri në agresivitet kundër qeverisjes së kolegut të tij në kusarin kombçfarosëse Sali Berishës në fushatën zgjedhore të vitit 2013?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?