Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA
AnalizaKronikeLajmi i fundit

302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Published: July 27, 2026
Shpërndaje

Me dy seanca plenare brenda së njëjtës ditë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 74 votat e mazhorancës marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF) për modernizimin e ushtrisë.

Miratimi i huasë vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria u vu në qendër të diskutimeve brenda NATO-s për mosarritjen e objektivit minimal prej 2% të PBB-së për mbrojtjen.

Muajin e kaluar, Reuters raportoi se organizimi i samitit të ardhshëm të NATO-s në Shqipëri ishte vënë në diskutim për shkak të nivelit të shpenzimeve ushtarake.

- Publicitet -

Në një përgjigje për Faktoje, një zëdhënës i Aleancës konfirmoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte, sipas së cilës Shqipëria, Çekia dhe Sllovenia nuk e kishin arritur objektivin 2% gjatë vitit 2025, edhe pse diferenca konsiderohej relativisht e vogël në raport me buxhetin total të Aleancës.

Një javë përpara samitit të NATO-s në Ankara, Faktoje pyeti nëse ishte marrë një vendim përfundimtar për samitin e planifikuar në Shqipëri.

Përgjigjja e Aleancës ishte e shkurtër: “Ne nuk komentojmë diskutimet në vazhdim mes Aleatëve”

Rritja e buxhetit pak ditë para samitit

Pak ditë përpara samitit të Ankarasë, më 30 qershor 2026, qeveria miratoi një akt normativ që ndryshoi Buxhetin e Shtetit.

Vetë kryeministri Edi Rama e lidhi këtë vendim me angazhimet ndaj NATO-s, duke deklaruar se Shqipëria do të siguronte financimin e nevojshëm për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Si rezultat, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2026 u rrit nga 58.9 miliardë lekë në 69.2 miliardë lekë, një shtesë prej mbi 10.2 miliardë lekësh, ose 17.5% më shumë se plani fillestar.

Në përfundim të samitit në Ankara, Mark Rutte konfirmoi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa data mbetet ende për t’u përcaktuar.

Historiku i objektivit 2%

Debati politik mbi huanë riktheu edhe diskutimin për përmbushjen e objektivit të NATO-s. Të dhënat ndërvite tregojnë se as gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe as gjatë pjesës më të madhe të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria nuk e arriti pragun prej 2% të PBB-së për mbrojtjen.

Në vitet 2009–2013, shpenzimet luhateshin rreth 1.2–1.4% të PBB-së, ndërsa pas vitit 2013 ato u rritën gradualisht, sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Megjithatë, sipas vlerësimit të NATO-s, Shqipëria mbeti nën objektivin edhe gjatë vitit 2025.

Llogaritjet e bazuara vetëm mbi buxhetin kombëtar japin një rezultat disi ndryshe, duke e nxjerrë vitin 2025 pak mbi 2%.

Sipas ekspertëve, kjo mospërputhje shpjegohet me metodologjinë. NATO nuk llogarit vetëm buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, por përdor një përkufizim më të gjerë të “shpenzimeve të mbrojtjes”, ku përfshihen edhe kategori të tjera si pensionet ushtarake dhe kontributet në operacionet ndërkombëtare.

Një kredi për modernizimin e ushtrisë

Huaja prej 302 milionë dollarësh është financimi më i madh i këtij lloji që Shqipëria ka marrë për mbrojtjen në kuadër të programit amerikan FMF.

Sipas qeverisë, fondet do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura sipas standardeve të NATO-s, ndërsa çdo disbursim do të miratohet nga autoritetet amerikane përkatëse.

Megjithatë, mënyra e miratimit të marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar, dy seanca brenda ditës dhe akses të kufizuar në dokumentacion dominoi debatin politik më shumë sesa vetë përmbajtja e saj. Për opozitën, problemi nuk ishte marrëveshja me SHBA-në, por mënyra se si mazhoranca zgjodhi ta kalonte atë në Kuvend.

Faktoje.al

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Parku Rinia says:
    July 28, 2026 at 5:44 am

    Kush ia ka dhene informacionin Agron Shehaj-t qe

    ne ate zyre per materiale sekrete,

    me dere hapur(?!),

    ne ate momnent preciz,

    mbi tavoline, afer deres (e hapur?!),

    po pergatiteshin materialet e Marreveshjes Sekrete me SHBA-ne ?!

    Reply
  • dyshuesi says:
    July 28, 2026 at 8:37 am

    Epo nëse ulesh në tavolinë të një rangu të caktuar duhet edhe të kontribuosh në atë nivel . Nuk e shron njeri sofrën që të shkosh t’i me lugë në brez dhe të kënaqesh . Po mbase nuk duhej të futeshim në NATO. ? Hëmm ose të paktën të mos e konsiderojmë një sukses të madh kur duket se po bëhet një borxh I madh.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    July 28, 2026 at 8:51 am

    Procedura e diskutim/miratimit te Marreveshjve e/o Ligjeve me Rregjim Urgjence sipas Kushtetutes se Republikes se Shqiperise kerkon minimalisht 7 dite pune
    – – – – –
    ndersa kjo u kalua nga data 24 ne date 27, dmth as 4 dite te plota kalendarike, dhe konsideruar fundjaven ( data 25, dite e shtune – data 26 dite e djele – – jane zyrtarisht dite pushimi ….. ), pra duke mbledhur oret nga e premtja ne te hene, zor se plotesohet 1 dite pune.
    – – – – –
    Perse shkelet Kushtetuta ne kete menyre nga mazhoranca ?
    – – – – –
    A perben kjo shkelje antiKushtetuese veper Penale ?

    Reply
  • realisti says:
    July 28, 2026 at 9:26 am

    Po hajduti qe vodhi lopen nuk ka asnje faj?!! Fajin e ka vetem i zoti i lopes qe nuk e ruajti!!! Sigurisht Agron Shehaj nuk ka asnje faj,fajin e ka prokuroria qe hesht. Ajo vepron vetem kur e urdheron Sali Berisha se ke duhet te kapin. Kap Erjon Veline dhe len Tiranen pa drejtim.. Hajde prokurori hejade!…

    Reply
    • Parku Rinia says:
      July 28, 2026 at 12:39 pm

      Erionin permes Nesti Angonit, Prokurorose ia dorezuan Belinda me Palloshin e gjate (Ed-ver) :

      – Belind Kellici merrte zarfa nga drejtoret e Beles

      – pas arrestimit, Palloshi i gjate (Ed-ver), per gati dy jave, cdo dite e deri dy here dita, ka shkuar vete personalisht
      ne Bashkine e Tiranes, derisa beri te mundur pushimin nga puna te te gjithe funksionareve qe i cilesonte
      su bashkepuntoret e ngushte te Erionit

      Reply
    • Ndoc says:
      July 28, 2026 at 3:14 pm

      Po ju jeni me ne apo me turko-sllavo-iranianet?
      Eshte nder te rritesh buxhetin ushtarak dhe nder me i madh te sigurosh borxh nga amerika.

      Reply
      • K R says:
        July 29, 2026 at 6:15 am

        Po sumfllaqe po
        Eshte nder te te qi n byth i forti lagjes

        Reply
  • Detari says:
    July 28, 2026 at 11:00 am

    Gjithe keto para shkojne kot.
    Te marim shembullin e Spanjes, asnje lek per Ameriken.
    Rama ne burg.

    Reply
  • Humbesi i 20% says:
    July 28, 2026 at 11:02 am

    Do ta kishte bere me kohe po nuk fitonte 20%si ne Beton

    Reply
  • Aqif Gjeraqina says:
    July 28, 2026 at 11:58 pm

    Piro Lengu thote ka 2 vjet qe negociohet.
    Nufi e quan ngjarje historike.
    Mazhoranca vepron ne sekonden e fundit dhe miraton duke shkel kushtetuten nje hua qe do ta paguajme jo 300 por 450 milion euro.
    Dhe te gjithe merren si e mori Agroni kopjen dhe nuk merren me thelbin.
    Edhe sekret dhe miratohet me shpejtesi pa u lexuar mire nga 74 ushtare injorant.
    Tek ne po pastrohen paret e gjithe politikaneve ne bashkepunim me kriminelet dhe oligarket e ashtuquajtur dhe transferohet kapitali jashte ne vendet e ustallareve qe i mbajne ne pushtet me kamzhik ne dore.
    Mbi te gjitha eshte shkaterruar gjithshka : arsimi, shendetsia, zbatimi i ligjit, administrata dhe institucionet .
    As prodhohet dhe as shitet.
    Cte rreshtosh me pare.
    Pasiguri rrugore, shendetsore, ushqimore dhe mjedisore.
    Njerezit jane fikur ose atrofizuar nga hallet dhe vendi apo trojet po u behen gati djajve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrau francezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine
  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta

Komentet e Fundit

  1. M on Tkurrja e Bujqësisë
  2. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  3. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  4. Aidin Rrokaj on VIDEO: Diaspora mbush plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 77-të të protestës
  5. Daku on ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?