Pasi përfundoi punët si ndihmës i babait të tij, elektricist, Aureljo Dervishi shkoi të kalonte mbrëmjen me të dashurën dhe shokun e ngushtë.
Një orë më vonë, 18-vjeçari u vra mbrëmjen e 31 marsit pranë rrethrrotullimit të Shkozës, në Tiranë.
Shkaqet e krimit, zyrtarisht nuk janë dhënë akoma, por policia shoqëroi për vrasjen, 4 persona, 20-vjeçarin Frensis Shehu, dhe 3 të miturit, 2 nga 16 dhe i treti 15 vjeç.
Policia thotë, se njeri nga të miturit është autori i krimit me thikë. Ai ka pranuar në polici se ka pasur thikë me vete.
Ka një version, që Aureljo Dervishi u sulmua nga 4 djemtë që udhëtonin me një “Volkswagen Tiguan”, pasi njeri prej tyre, ishte ish- i dashuri i mëparshëm i vajzës, që mbrëmjen e së dielës ndodhej në makinë.
Fillimisht mes tyre pati përplasje verbale e akuza, deri kur situata doli jashtë kontrollit. Njeri nga 4 agresorët nxori thikën dhe godet Aureljon në zemër.
Ai humbi jetën rrugës për në spital.
Autorët me shpejtësi u larguan nga vendi i ngjarjes, përmes Unazës Lindore të Tiranës, në drejtim të Farkës.
Ata u kapën në mëngjesin e 1 prillit, në zonën e Farkës. I riu që vetëm pak kohë më parë mbushi 18-vjeç, u përcoll për në banesën e fundit, nga familjarë e miq të tij në Lanabregas, në ‘Rrugën e Luleve’.
Aureljo ishte djalë i vetëm i familjes Dervishi, kishte dhe një motër. Me përfundimin e shkollës së mesme, i riu qëndronte pas babait të tij, elektricist, për ta ndihmuar dhe mësuar profesionin.
Hetuesit po vazhdojnë marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, në dijeni për ngjarjes.

Titull qe na turperon! I lutem redaksise, kur nuk keni informacion te sakte, mos vini tituj te tille, sepse trembni edhe turistet e huaj!
Kjo eshte Tirana sot,gazeta jep lajmin se nje idiot i ardhur ne Tirane si emigrant vret te ardhurin tjeter,Tironcit kan ik kan marr rruget e europes,kjo eshte Tirana e demokracis te Saliut.
O Labi qenke bastard dhe mother fuc…. ka humb jeten nje 18 vjecar the injorizon me ngjarjen. Ngushllime familjes se viktimes