Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detyrimi për ish-të përndjekurit, raporti: Me këto ritme shlyhet pas 30 vitesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Detyrimi për ish-të përndjekurit, raporti: Me këto ritme shlyhet pas 30 vitesh
EkonomiLajmi i fundit

Detyrimi për ish-të përndjekurit, raporti: Me këto ritme shlyhet pas 30 vitesh

Published: April 11, 2024
Shpërndaje

Ish të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas kanë përfituar dëmshpërblim, do të duhet të presin të paktën 3 dekada për të marrë plotësisht atë që u është llogaritur dhe takon. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) vëren se, nëse do të ecet me këto ritme ku çdo vit miratohet në buxhet një shumë e papërfillshme në raport me totalin, mbyllja e këtij kapitulli do të jetë shumë afatgjatë.

“Vlera e detyrimit të mbetur për ish të përndjekurit politik deri në fund të viti 2022 është 29.88 miliardë lekë (290 mln euro) dhe nëse buxhetimi dhe çelja e fondit për ish të përndjekurit do të vazhdojë me këtë ritëm apo më të ulet, ky detyrim do të mund të shlyhet mesatarisht pas rreth 30 vitesh”, nënvizon raporti.

Për vitin 2024, shuma e miratuar për këtë kategori është 1 miliard lekë. Mënyra e kompensimit për ish të përndjekurit ka ndryshuar vazhdimisht që nga koha e qeverisjes së djathtë e deri më sot. Në vitet 2009-2018, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në atë kohë ishin mbi 13 mijë dosje të miratuara të aplikuara nga ish të përndjekurit politikë. Kategoritë që përfitonin këtë dëmshpërblim ishin të ndara në parësore dhe dytësore.

- Publicitet -

Për parësorët në ato vite u miratua dhënia e 8 kësteve me shuma 1 milionë dhe jo më i vogël se 100 mijë lekë teksa u kërkua që të shtohej edhe një këst i nëntë për shkak se kishte ende dëmshpërblim të pashpërndarë për disa raste.

Ritmi i pagesave ka ardhur në rënie nga viti në vit. Kështu nga viti 2010 deri në vitin 2014, janë shpërndarë 7.9 miliardë lekë. Më pas nga viti 2014 deri në vitin 2018, janë shpërndarë 9.1 miliardë lekë. Në vitet 2019 dhe 2020 shuma e dhënë ishte 2.19 miliardë lekë.

Nga viti 2021 përfshirë planifikimin e bërë për këtë kategori në buxhetin e vitit 2024 fondi në total është pak më shumë se 4 miliardë lekë. Pra në total janë rreth 23 miliardë lekë të shpërndara për këtë kategori dhe mbetet akoma më shumë se gjysma ende e pashlyer.

Këto janë pagesa të kryera cash nga buxheti i shtetit teksa ndër vite ka pasur edhe forma të tjera të lidhura me avancim privatizimi me bono privatizimi, ku për herë të fundit kjo shumë e raportuar ishte në vitin 2018 dhe llogaritej në gati 34 milionë dollarë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Patriot says:
    April 11, 2024 at 10:20 am

    Po per pronatet qe eshte pezulluare nga puna e palodhure e kadasteve dhe kalimi nga e Albania ku te dhanat jane ne Iran nga hakersat. Shpresojme te eclipse tjeter I diellit.

    Reply
  • Beli says:
    April 11, 2024 at 12:39 pm

    Ç’është ky dëmshpërblim?!?!?!
    Pse u dënuan ata para 1990?
    Vjedhin qerrevirtaret, vjedhin edhe keta halle-vegjelit.
    Kjo qeveri dhe popull ua ka borxh atyre?
    Po te tjerët pse nuk marrin dëmshpërblime?????

    Reply
  • epo kjo pune says:
    April 13, 2024 at 3:05 pm

    merruni vilat e lalzit e dalin leket, pastaj hapini dosjet se mos hiqet dhe ordineri si disident!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  2. Vani on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. PANO HALLKO on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. Liri on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?