Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dezinformimi rus, zyrtari amerikan: Duam që mediat ruse të mbyllen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dezinformimi rus, zyrtari amerikan: Duam që mediat ruse të mbyllen
AktualitetBote

Dezinformimi rus, zyrtari amerikan: Duam që mediat ruse të mbyllen

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze, por “një pjesë e madhe” e tyre vjen nga Serbia dhe ky është një “problem i madh që duhet të adresohet”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit.

Qendra është një organ i Departamentit amerikan të Shtetit, e krijuar për të ekspozuar dhe për t’iu kundërvënë propagandës dhe dezinformimit.

I pyetur se si e komenton hapjen e Russia Today – organizatë ndërkombëtare e lajmeve e kontrolluar nga shteti rus – në Serbi, Rubin thotë:

- Publicitet -

“Ne nuk do të donim të shihnim Russia Today ose media [të tjera] ruse kudo në botë. Duam që ato të mbyllen”.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë gjatë një qëndrimi të shkurtër në Prishtinë, Rubin flet edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, themelues të së cilës po përballen aktualisht me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rubin thotë se qëndrimi i SHBA-së për UÇK-në ka evoluar ndër vite. Në ditët e para, kujton ai, SHBA-ja i ka dënuar “aktivitetet terroriste të kryera nga grupet shqiptare”, por me evoluimin e procesit të paqes, thotë se UÇK-ja është bërë qendër e atij procesi.

“UÇK-ja luajti një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar”, thotë Rubin.

“Unë kam kujtime të dashura të punës me liderët e tyre. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë që ka ndodhur në atë kohë të luftës, është diçka që unë do ta mbështesja”.

“Por, nuk mendoj se duhet ta rishkruajmë historinë për këtë temë”, shtoi ai.

Gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990, Rubin ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit amerikan.  Kosova i ka akorduar zyrtarit amerikan James Rubin,  në vitin 2013 Medaljen Presidenciale të Meritave për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Është e bërë në laborator…”
  • “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  • Lamtumirë profesor Omari (dhe një rrëfim për babain)
  • FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  • Trump humbet betejën gjyqësore për letrën e Epstein

Komentet e Fundit

  1. Beni on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  2. . on VIDEO: “Shqipërinë e duam në çdo rrethanë”, Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  3. Xha Teme Tralalaj on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. Vlora 97 on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. . on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?