I pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, dhëndri zëhollë i Sali Berishës, mjedisori me 19 kulla, Jamarbër Malltezi, duket se kërkon t’i njihen meritat për shfaqjen e një ariu të murrmë në Parkun Kombëtar të Prespës.
Malltezi shkruan se në vitin 1999 i ka kërkuar ish kryeministrit Pandeli Majko për shpalljen e kësaj zone të degraduar Park Kombëtar dhe tashmë pas 27 vitesh parku është pyllëzuar, madje është shfaqur edhe një ari i murrmë falë kontributit, vizionit dhe dashurisë për mjedisin të dhëndrit zëhollë, i cili sipas dosje së SPAK përfaqëson linjën kryesore të korrupsionit të Sali Berishës.
Pas vetëshpalljes si disident legjendar i regjimit komunist pasi refuzonte të hante djathë, Jamarbër Malltezi kërkon të vizatohet edhe si njeri i natyrës. Shfaqjen e ariut të murrmë në Parkun Kombëtar falë letrës së tij historike në 1999, dhëndri i Berishës duket se mund t’a përdorë për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama leje për të hapur ndonjë kantier të ri ndërtimi përmes ortakut të tij Fatmir Bekatashi, i cili po zgjeron perandorinë e betonit nëpër Tiranë.
“Ariu i murrmë rishfaqet në Parkun Kombëtar të Prespës. Në vitin 1999 mbaj mend që hartova nje letër drejtuar ish kryeministrit të kohës Pandeli Majko ku i bëja thirrje që të shpallet Prespa Park Kombëtar, jo se plotësonte kushtet e kohës se ishte degraduar shumë keq, por se (1) pjesa greke dhe maqedonase ishin asokohe Park Kombetar dhe ishte vazhdim i të njejtit habitat dhe (2) fotot e hershme të viteve 1960 tregonin qe kish qene pyll i dendur dhe habitat shumë i mire që ishte shpyllëzuar brutalisht ne vitet 1960-1970 fillimisht pse ishin zone kufitare e më pas për të hap toka buke (ide e cmendur) por që nëse lihej e patrazuar ekologjia mund të rikuperonte brenda 20-30 vitesh. Majko e pat shpallur Park Kombetar ne 1999. Me pas ne 2000 ose 2001 Meidani ishte prezent ne shpalljen e Parkut 3-lateral ne Prespe me presidentet e Greqise dhe FYROM asokohe.
GEF/SGP në 1999 dha një grant të vogël rreth 10,000 usd për shoqatën e drejtuar nga ing. Stavri Pllaha për të bërë cungime dhe gardhishte në Goricë të Vogël për të rivitalizuar pyllin dhe për ta ruajtur për 4-5 vitet e para pyllin nga dhitë. Gezohem kur shoh që pylli është rigjeneruar dhe habitati po bëhet sërisht i përshtatshëm për gjitarët e mëdhenj. Problem madhor aty mbetet dëmtimi i liqenit të prespës së vogël që është mbathur me aluvione se komunistët në vitet 1960-1970 devijuan degë të lumit Devoll plot aluvione që të derdhej në prespën e vpgël gjatë dimrit me idenë e çmemdur për ta përdorur në verë për ujitje. Kthimi i liqenit karstik në rezervuar të rëndomtë pa ditur që prespa e vogël komunikonte me të madhen dhe aluvionet mbyllën kanalet karstike mijëra vjeçare. Tani prespa e vogël është kthyer në kallamishte“, shkruan Malltezi.
Perandoria e betonit
Historia e ndërtuesit Fatmir Bektashi po kthehet në simbolin më të fortë të hipokrizisë politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ndërsa SPAK ka ngritur dy dosje të rënda ku emri i Bektashit del i përfshirë për korrupsion dhe pastrim parash, qeveria vijon ta shpërblejë me leje ndërtimi dhe projekte miliona eurosh në zemër të Tiranës dhe zonave më të lakmuara të vendit.
Bektashi, i njohur si njeriu i afërt i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, rezulton sot një nga ndërtuesit më të favorizuar në Shqipëri. Ironikisht, pasi shpërtheu skandali i dosjes “Partizani”, kompania e tij “Kontakt” nuk u tkurr, por nisi ofensivën më të madhe të ndërtimeve.
Fillimisht u lançua projekti “Kaimi”, më pas “Kadiu”, ku pallatet tashmë janë drejt përfundimit. Më tej erdhi shtrirja në Drilon, ndërsa në Farkë po ndërtohen rreth 800 apartamente të reja, përveç dhjetëra vilave të kompleksit “Aba”. Në të njëjtën kohë, Bektashi ka shtrirë tentakulat edhe në Dajt me rezidencën “Oxa”. Por oreksi nuk ndalet këtu. Së fundmi kompania “Kontakt” ka shpallur një tjetër mega-projekt pranë Unazës së Madhe në Tiranë, me emrin “Naya”, një kompleks me kuba gjigantë betoni që pritet të zaptojë një tjetër hapësirë të kryeqytetit.
Ortakëria me Jamarbër Malltezin
Format e operimit me ish Klubin Partizani dhe në Drilon, ngre dyshime të forta se Jamarbër Malltezi mund të jetë pronar faktik i kompanisë Kontakt shpk. Se si Malltezi i tërheq përfitimet nga kompanitë e Bektashit e ka treguar dosje e SPAK; Me kontrata të paregjistruara, për shërbime konsulence dhe kontribut patriotik. Gjithsesi Fatmir Bektashi i Kontakt dhe Jamarbër Malltezi janë të lidhur ligjërisht në ortakëri. Fatmir Bekteshi është pronar me 100 % të aksioneve dhe administrator i kompanisë Kontakt.
Kompania Kontakt me pronar në letra Fatmir Bektashin ka në pronësi bashkimin e kompanive Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Jamarbër Malltezi, nën akuzë nga SPAK bashkë me Bektashin për korrupsion dhe pastrim parash, është pronar me 50 % të aksioneve në kompaninë Kontakt shpk & Magnet Imo shpk.
Jamarbër Malltezi ishte trashëgimtar i pretenduar i 113 m2 tokë te ish Klubi Partizani. Nënshkroi një marrëveshje me pronarët e tjerë të pretenduar duke u kërkuar përqindje. Më pas angazhohet Sali Berisha, i cili përdor qeverinë dhe çdo degë të shtetit duke u kthyer (tjetërsuar) pronën publike, mbi të cilën dhëndri ngriti 19 kulla.
Jamarbër Malltezi rezulton përfitues i korrupsionit të vjehrrit të tij Sali Berisha. Për shembull, Berisha bëri në qeveri VKM-në për hidrocentralin e Ashtës, nga ana tjetër HEC Ashta i paguan Jamarbër Malltezit 81 mijë euro. Berisha bën VKM për Mati Hidropower Plant, i cili i paguan Malltezit 30 mijë euro. Irene Acqua Gas Albania Brunch në vitin 2009 merr dy projekte në dorëzim në Golem dhe në Tiranë lidhur me shërbimet e integruara të ujit dhe të shpërndarjes së gazit. Më pas, subjekti i jep Argita Berishës nga 8 mijë euro në muaj, kamufluar me marrjen me qira të një apartamenti.
Prapaskena

Yt ate,or kollovari i Malokut,nuk kishte kasolle te fuste koken ne Durres.Ne nje zgiq guzhine e me nje hale te perbashket ju ka rritur juve,deri kur e la edhe gruaja,joteme,Mori te bijen e Gim Dylgjerit.Kur u bere ti kopil muhaxhiuuri pa breke ne bythe te zaptosh gjysmen e Tiranes?Me ka marre 2000 ha toke maloku,!Ja dha rreckamaneve te kooprativave dhe jau la me amanet:Sa te jem Une ne pushtet nuk ua merr njeri.Kujtoi se do fitonte vota,,Fitoi njoc rrokun.
Ti Abi Luan Malltezit,kollovari malokut,,shko gjej pronat ne Mostar..Atje i keni pronat juve!
VO:
-A KANË TË VËRTETA KËTO RRËFIME.?
-A i lexon EDI RAMA këto shkrime në DITA.?
-A TREGON KJO SE RAMA & SALIU JANË BASHKË.?
– Ndaj SPAK E LË TË LIRË SALIUM DHE DHËNDRIN ABI.?
– SA KOHË AKOMA DO I VIDHET PASURIA SHQIPËRISË.?
-NUK I DOLËN SALIUT NË 13 VITE VJEDHJA E MBI 500 MILD.$.?
-KUR SPAK,GJJKO..DO SEKUESTROJË GJËN E VHEDHUR NË 36 VITE.?
-A DEL SE DREJTËSIA ENVERISTE ISHTE MË E MIRË SE SOT..E CILA NUK LEJONTE VJEDHJEN EDHE TË 20.000 L
PËRKUNDRAZI SEKUESTRONTE DHE ARRESTONTE..MBI 20.001.?
RROFTË MBRETI,POSHT MBTETI DEFAKTO.!
FLM DITA.