Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhimbja për Hysen Çinon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Dhimbja për Hysen Çinon
HistoriLajmi i fundit

Dhimbja për Hysen Çinon

Published: 19 Shtator, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Maman Saliu

Me rastin e 80 vjetorit të rënies së Heroit të Popullit Hysen Çino

Vrasja e kapiten Hysen Çinos, komandantit të batalionit të tretë të Brigadës së Pestë Sulmuese, më 22 shtator 1944, pak ditë pasi isha ndarë me të,  më shkaktoi një pikëllim të madh, jo vetëm se ai qe një kuadër i talentuar  si komandant partizanësh dhe një edukator i shquar i tyre, për të cilin Ushtria jonë Nacionalçlirimtare kishte nevojë të madhe, por dhe pse për një vit të tërë jetuam dhe luftuam bashkë në të njëjtat llogore të luftës.

- Publicitet -

Gjatë moshës së fëmijërisë dhe rinisë së hershme, megjithëse kishim lindur në një fshat, nuk e kisha njohur Hysen Çinon, pasi unë në atë moshë shkoja në shkollë, kurse ai punonte si hysmeqar për të ruajtur bagëtitë e fshatarëve të Dhërmiut ose  bravaret e tij.

Me Hysenin u njoha, u miqësuam dhe u vllazëruam në momentet kur si gjithë brezi ynë në Vranisht edhe ne na duhej të rrëmbenim armët e të rreshtoheshim në formacionet partizane për të luftuar okupatorët e vendit.  Në luftë, duke përjetuar shumë ngjarje së bashku,  njoha tek Hysen Çinua ato cilësi të karakterit e të formimit të tij, te të cilat, me sinqeritetin më të madh e theksoj,  kam përfituar shumë.

Për partizanët nga Vranishti, që udhëhoqi dhe drejtoi Hysen Çinua në luftë,  shumë nga cilësitë e tij  morale, politike dhe luftarake, qenë një shkollë e madhe për ta. Në tërësinë e tyre ata karakterizoheshin nga shpirti sulmues dhe i qëndresës këmbëngulëse në mbrojte. Por në radhët tona pati dhe nga ata, që të frymëzuar nga komandanti i tyre, u shquan për akte të rralla vetmohimi dhe inisiative në   aksione mbi armiqtë, apo që për të mbrojtur jetën e shokëve, rrezikuan jetën e tyre dhe e bënë fli atë. Një ndër ta ishte   partizani Maliq Ahmeti.

Në prillin e vitit 1944 forca të shumta gjermane sulmuan në drejtim të Vajzës dhe Velçës. Maliqi  qe i ngarkuar me detyrën e korrierit. Pasi çoi në destinacion urdhërin e komandantit të Brigadës, që Velça të mbahej me çdo kusht,  konstaton se në drejtim të saj po avanconin një grup gjermanësh, të cilët  duke përfituar nga terreni i thyer po tentonin t’u dilnin në shpinë forcave partizane. Në një situatë të tillë, megjithëse i vetëm, Maliqi pozicionohet në kufirin midis Velçës dhe Ramicës dhe hap zjarr kundër tyre, duke i detyruar nazistët që t’i përgjigjeshin po me zjarr. Ky shkëmbim armësh u bë shkak që komanda e Brigadës të manovronte me shpejtësi dhe në drejtim të luftimit të dërgonte forca mbështetëse, të cilat kur mbëritën, e gjetën Maliqin pa jetë.

Gjatë Operacionit të Dimrit në Vranisht, një grup partizanësh për t’i shpëtuar rrethimit nga forca të shumta balliste, iu desh të tërhiqeshin nga rajoni i Harcës së Aliut për në fshat dhe prej andej në Qafën e Baltës, ku do të bashkoheshin me forcat e tjera partizane. Kjo tërheqje duhej bërë vetëm nëpërmjet shtegut që të nxirrte në shtëpinë e Daut Seferit. Ky shteg mbulohej nëpërmjet breshërish të herëmbas-hershme mitrolozi nga ana e ballistëve. Në këto kushte u urdhërua një partizan që të shkonte i pari drejt shtegut, por ai hezitoi nga rreziku që e kërcënonte.

Në situatën e krijuar kur asnjeri s’po merrte inisiativë, Nazif Qerimi, partizani vetëtimë, del para shokëve dhe iu drejtohet atyre se “po shkoj vet i pari drejt shtegut, se edhe po të vritem, Qerua ka djem të tjerë. Frikë nga plumbat e ballistëve nuk kam. Frikë kam vetëm se mos më bëhet zakon që në të ardhmen të jem i pari në tërheqje dhe i fundit në sulm».  Duke ironizuar nëpërmjet sfidës së hapët si djalë i vetëm që ishte, pa pritur për të marrë urdhër, lëshohet drejt shtegut pa marrë parasysh asgjë. Një guxim i tillë  tërhoqi mbas vehtes të gjithë shokët, që çanë përpara mes plumbave dhe fatmirësisht s’pësuan as një dëmtim. Kështu i zgjidhte situatat në luftë Nazif Qerimi, sado të vështira qofshin ato. Të njëjtën trimëri e guxim do të tregonte Nazifi jo vetëm në rreshtat partizane, por edhe mbas çlirimit, kur i ngarkuar me shërbim pranë Misionit të Forcave Aleate në Bari, në mars 1946 do të masakrohej me armë e thika nga mbeturinat fashiste, që vazhdonin të livadhisnin akoma rrugëve të Italisë.

Nga radhët e partizanëve vranishtiotë pati gjithashtu edhe nga ata, që duke përfituar nga arti i drejtimit të Hysen Çinos, u bënë edhe vetë drejtues të zotë duke udhëhequr kompani partizanësh për t’i  prirë me shembullin personal në çdo situatë e rrethanë, si Laze Seferi, Çobo Osmëni, Azis Qerimi, Feti Bajrami, Reshat Hasanaj, Bilbil Koçiu, Neim Hasanaj e Dushan Aliko. Për inisiativë, qëndresë dhe akte të larta trimërie u shquan edhe Aziz Qorraj, Nuredin Shkurti, Arshi Majko, Aliko Alikaj, Asim Godo, Feim Tahiri, Shefqet Lloj, Sulo Pazo etj luftëtarë, që nën shembullin e komandantit të tyre, s’iu tremb syri asnjëherë.

Njeriu i aksioneve me fantazi luftarake, pa përfillur në asnjë rast rrezikun vetiak, organizator i talentuar i çdo beteje në sulm apo në mbrojtje, trim mbi trimat qe dhe mbeti deri në fund të jetës së tij Hysen Çinua.

Duhej një taktikcien i lindur si Hysen Çino, që i vetëm t’i drejtohej qendrës së komandës balliste në Gumenicë dhe në duel armësh të vriste Neki Oshtimën, duke krijuar kështu kushtet për sulmin e përgjithshëm të çetës «Sali Murati», që shpuri në shpartallimin e plotë të forcave të shumta balliste në këtë rajon. Duhej një drejtues i zoti, siç ishte Hysen Çinua, që mbas qëndresës së gjatë në luftën e Kiçokut, të udhëhiqte partizanët e çetës  midis forcave gjermano-balliste, që kishin filluar Operacionin e Dhjetorit 1943 dhe t’i shpinte të sigurtë në krahinën e Mesaplikut. Duhej një snajper i rrallë si Hysen Çinua, që dhimbjen për shokun e tijë të vrarë Dervish Hekali, vetëm mbas pak minutave do ta kthente në shpagim, kur do të shtrinte përdhe Arap Lilon, vrasësin mbas shpine  të poetit partizan, birit të shquar të Kuçit dhe Kurveleshit, Memo Meto.

Vetëm një komandant i sprovuar si Hysen Çinua mund të sakrifikonte vehten për të shpëtuar jetën e shokëve, siç bëri  ai në Kroin e Bardhë  mbi Buzëmadh të Lumës, më 22 shtator 1944.

Krahas këtyre shembujve, më duhet të theksoj edhe disa ngjarje të tjera, që flasin për maturinë, aftësinë, guximin, kurajon dhe intuitën e Hysenit për të gjetur zgjidhje sa më operative për situata të ndryshme si edhe për pjekurinë politike të tij.

Mbas dezertimit të tij  si ushtar, në gjysmën e dytë të vitit 1942, me armë të rrëmbyer armikut në strofullën e vet, Hyseni që nga malet e Martaneshit  marrshoi drejt  Vlorës për të vënë mbi kokë bustinën me yll në të parin formacion partizan të këtij Qarku, në çetën Plakë. Në fillim të pranverës të vitit 1943, i deziluzionuar nga drejtuesit e kësaj çete, ai shkëput kontaktin me të dhe vjen në Vranisht, ku lëvizja antifashiste kishte krijuar tashmë shtratin e saj. Në takimin që bëri me mua dhe shokë të tjerë të celulës së Partisë, na vuri në dijeni se shtabi i çetës Plakë  ka rënë nën influencën e Sadik Premtes dhe me qëndrimet që mbajnë dhe frymën që përçojnë kundër udhëheqjes së Qarkorit, po çorodisin jo vetëm partizanët, por edhe njerëz të lidhur me luftën.

Ne të pa informuar deri atëhere rreth kësaj situate, e morëm si sinjal këtë informacion të Hysenit për të qenë të parapërgatitur për evoluimin e kësaj situate në të ardhmen.  Në Vranisht erdhi vet Sadik Premtja, por siç erdhi, iku  pa nxjerrë dhe pa futur gjë në «Xhepin» e tij.   Kur  erdhi  Hysni Kapua dhe sqaroi situatën, ne u solidarizuam plotësisht me të dhe me  Qarkorin dhe njëkohësisht na doli para syve fytyra e ndritur e të riut të pjekur e të pastër Hysen Çino, nuhatja politike në kohën e duhur e të cilit, pavarësisht se në atë periudhë nuk ishe komunist, ruajti të paprekur celulën e partisë në Vranisht nga virusi fraksionist.

Në dy-tre ditët e para, mbas formimit të çetës partizane «Sali Murati» në gusht 1943, ishim në rrugë e sipër drejt Cepos, me destinacion Libohovën. Kur mbëritëm në Kolonjë, Reshat Hasanaj, një nga partizanët e çetës, doli nga rreshti dhe mbasi mbështeti pushkën te trungu i një fiku, hypi në të për të ngrënë fiq. Ky qe një xhest jo i mirë i tij, prandaj dhe e urdhërova të zbriste menjëherë, ndërsa pushkën vendosa të mos ia jap.

Ky akt u bë shkak për një bisedë të shkurtër me partizanët e çetës, të cilët edhe formalisht e dënuan njëzëri atë. Duke vazhduar rrugën për në Cepo, Hyseni, me cilësinë e nën/komandantit, më ndalon dhe më thotë që «Reshatit t’i japësh prapë pushkën». Kur i thashë se ai është partizan dhe nuk duhet të njollosë figurën morale të partizanit me akte të tilla,  Hyseni me qetësinë e tij të admirushme dhe logjikën argumentuese, m’u përgjegj se «Një partizan me  figurë të lartë morale  nuk mund të bëhet brenda tre ditëve që ka hyrë në çetë». Hyseni kishte të drejtë dhe unë e korigjova vehten për veprimin e nxituar duke ia dhënë prapë pushkën Reshatit. Koha tregoi se xhesti i Reshatit  ngeli thjesht si një akt sporadik, mbasi ai gjatë gjithë periudhës së luftës atë pushkë s’e  lëshoi kurrë nga dora. Reshati u shqua jo vetëm nga një disiplinim korrekt, por edhe si luftëtar trim dhe kuadër i zoti, cilësi që i manifestoi edhe mbas çlirimit.

Edhe kur ishim bashkë  në spitalet partizane për të kuruar plagët e marra në mbrojtje të Kongresit të Përmetit, Hysen Çinua nuk pushoi së qeni komandant dhe njeri i inisiativës dhe aksioneve.

Operacioni i Qershorit na gjeti në spitalin e Koplarës në Qarkun e Korçës. Gjatë evakuimit të spitalit për në Përmet, drejtuesit e spitalit u ç’orientuan në atë shkallë, sa që mendonin të shpërndanin të plagosurit në grupe të vegjël. Hyseni qe ndër të parët që hodhi poshtë një mendim të tillë dhe propozoi që për drejtimin e spitalit, të krijohej një shtab i përkohshëm nga vet të plagosurit. Shtabi i krijuar caktoi komandant Hysenin. Ai me inisiativën dhe kurajon  e tij, mbasi siguroi disa mushka të vllehëve për të plagosurit rëndë, i udhëhoqi pa pasoja të gjithë të plagosurit dhe personelin e spitalit me pajimet e tij modeste  për në Përmet dhe andej për në Gusmar, ku  ishte spitali i Zonës së Parë Operative Vlorë- Gjirokastër.

Në muajin korrik, kur  ndodheshim në spitalin e Kuçit,  u informuam për zbarkimin në Himarë të një komandoje të forcave aleate angleze, e cila rrezikonte të asgjesohej, meqenëse ishte diktuar nga forcat gjermane, që ishin aty. Në këtë situatë, Hyseni, megjithëse ishte me krah të fashuar, vendosi menjëherë që të shkonte në ndihmë të tyre, duke marrë me vete edhe një grup të plagosurish, që mund të ecnin në këmbë. Edhe në këtë mision të vështirë, Hysen Çinua shfaqi pjekuri të lartë politike dhe  trimëri të pashoqe. Ai jo vetëm doli fitimtar në këtë përballje me forcat gjermane, por manifestoi edhe ndjenja të theksuara humanizmi dhe solidariteti, kur bashkë me të plagosurit e tjerë, solli në spital edhe një ushtar anglez të plagosur.

Edhe i plagosur, Hysen Çinos «i hanin» duart  për pushkë. Ai s’e linte grykën e armës t’i ftohej.

Kur bashkë me të, megjithëse të pashëruar plotësisht, vendosëm që të shkëpusnim kontaktet me spitalet partizane për t’ju bashkuar Brigadës së Pestë, që operonte në  Veri-lindje, gjatë udhëtimit prej 10 ditësh nga Piluri në Kukës,  Hyseni nuk qe thjesht një bashkëudhëtar me mua, por një bashkëluftëtar që të jepte forca për të mos i ndier dhimbjet e plagëve.

Hysen Çinos i mungonte shkolla, por jo mençuria dhe kurajua. Një rast të tillë ai e afishoi edhe para Pandi Kristos, që në atë kohë ishte komisar i Zonës së Parë Operative. Kur ne mbërritëm në Nivan, aty ku ishte komanda  e këtij shtabi, u paraqitëm te zyra e Pandit për të kërkuar nga një palë opinga, pasi kishim rrugë të gjatë për të bërë dhe këmbët na kullonin gjak.  Ky komisar kapadai, pasi mësoi se kush ishim, na tha me fodullëk se «kuadrot luftojnë edhe zbathur» !!  Meqenëse ai rrinte i kapardisur në zyrë, Hyseni aty për aty i thotë : «Nuk të kërkuam çizme, siç ke mbathur zotrote, por një palë opinga»!! Përplasëm derën dhe dolëm jashtë, për të trokitur në një zyrë  tjetër, nga ku ndihma nuk na mungoi.

Hysen Çinua  jetoi gjithësej 24 vjet, por e gjithë kjo kohë qe plotë ngjarje në jetën e tij. Ai lindi më 1920 kur populli i Vlorës kishte rrokur armët për të hedhur pushtuesit italianë në det. U rrit në luftë kundër varfërisë, shtypjes dhe shfrytëzimit të feudo-borgjezisë. Ai qe  ndër të parët që u hodh pa rezerva në Luftën e Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe s’e kurseu vehten për asnjë moment. Me bëmat e tij si partizan e komandant partizanësh, Hysen Çinua e kishte ngritur lart emrin e tij. Ai kishte fituar dashurinë dhe respektin e të gjithë atyre që e njohën  në luftë.  Në karakterin e tij ishin gërshetuar cilësi të tilla të rralla, si vendosmëria për të kryer detyrën, disiplina për të zbatuar urdhërin, pjekuria për vlerësimin e situatave, shpejtësia në marrjen e vendimit, fantazia gjatë drejtimit të luftimit, dashuria dhe sakrifica për shokët.

Hysen Çinua lindi nën krismat e armëve dhe vdiq me armë në dorë si një Hero i lavdishëm i Popullit. Prandaj rënia e tij pikëlloi jo vetëm partizanët e batalionit që ai drejtonte, por të gjithë partizanët e kuadrot e Brigdës së Pestë. Mbi të gjithë, kjo humbje  tronditi deri në shkallën për të mos e dashur më jetën,  vëllain e Hysenit, partizanin 17 vjeçar, Xhevdetin.

Kalemxhinj të ditëve që po jetojmë, të ndërsyer nga politikanë aventurierë dhe fallsifikatorë të së vërtetës historike, kanë bërë shumë zhurmë për vrasjen e Hysen Çinos duke dashur që nëpërmjet tezës bajate të luftës civile, të denigrojnë jo vetëm partizanët e Brigadës së Pestë dhe kuadrot drejtuese të saj, por të gjithë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Sado të lehin e të vjellin vrerë monstra të tilla, kjo luftë është faqja më e ndritur e historisë shumë shekullore të popullit tonë dhe Heronjtë e saj janë yje, që sa më shumë kalon koha, aq më tepër ndriçojnë. Një nga këta yje është edhe Heroi i Popullit Hysen Çino, biri trim i Labërisë dhe partizani i sprovuar i Brigadës së Pestë.

Mbas vrasjes se Hysenit, i kërkova komandës së Brigadës që Xhevdeti të transferohej në batalionin e I-rë, ku unë isha komisar, dhe ajo e transferoi. Për ta patur më në kontroll, e caktuam në skuadrën e disiplinës, që kishim pranë komandës së batalionit. Kur batalioni mbërriti në afërsi të fshatit Zym në Kosovë, na dolën përpara rreth 60 bashibozukë të armatosur për të na ndaluar të hynim në fshat. Xhevdeti megjithëse pa urdhër, u bashkua me forcat e pararojës  dhe u sul përpara kundër tyre. Bashibozuket, duke u përballur me një guxim dhe vendosmëri të tillë, jo vetëm që nuk hapën zjarr, por u dorëzuan menjëherë.

Po kështu, kur batalioni hyri në Damjan dhe gjeti rezistencë me armë nga njerëzit e bajraktarit, Xhevdeti tentoi për t’u shkëputur prapë nga skuadra e disiplinës e për të sulmuar forcat armike, por unë nuk e lashë. Kur mbërritëm në fshatrat Ujëz dhe Zmaç, ku batalioni kishte për detyrë të mos lejonte forcat gjermane të kalonin Urën e Shenjtë për në drejtim të Gjakovës, Xhevdetin nuk e mbante vendi kur shihte veten në pozicione mbrojtese dhe jo sulmi.

Një ditë, kur unë me një kompani kisha shkuar në drejtim të Rugovës, komandanti i batalionit Çelo Arrëza, dërgon në batalionin e dytë me një letër 3 partizanë, midis të cilëve edhe Xhevdetin.  Ai kur mbërriti në këtë batalion, që po sulmonte vazhdimisht brenda qytetit të Gjakovës për ta çliruar,  nuk u kthye me shoket, të cilëve u kishte thënë se «kam dalë partizan për të luftuar dhe jo për të bërë roje apo për të kryer detyrat e korierit».

Kur batalioni i dytë, nën presionin e armikut u detyrua të dilte nga Gjakova, Xhevdeti sikurse dhe Hyseni, për të mbrojtur forcat e shumta partizane që po tërhiqeshin, bashkë me një grup partizanësh pozicionohet jashtë qytetit  dhe aty në luftë me gjermanët mbeti i vrarë.

Vrasja e Xhevdetit më shkaktoi sa hidhërim, aq edhe tronditje të madhe, jo vetëm se brenda afërsisht një muaji u vranë dy vëllezër njëri pas tjetrit, por edhe pse nuk munda ta ruaja të paktën edhe për një farë kohe, siç pata për qëllim kur e tërhoqa në batalionin e parë.

Hysen dhe Xhevdet Çino ishin dy nga partizanët vranishtiotë të mëdhenj të lirisë, që ia lartësuan  lavdinë popullit patriot të këtij fshati martir.

*Sipas kujtimeve të autorit, marrë nga libri «Trokitje në kujtesë»

Maman Saliu

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
  • Parlamenti nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, çfarë do shqyrtojë
  • Begaj takim me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi
  • Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur
  • Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

Komentet e Fundit

  1. Filoeuropiani në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  2. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  3. Llaf Dibre në Letër një kameleoni
  4. Dashi në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  5. Antiturk në Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?