Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhoma e Përfaqësuesve pritet të mbajë një votim për shkarkimin e ligjvënësit George Santos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dhoma e Përfaqësuesve pritet të mbajë një votim për shkarkimin e ligjvënësit George Santos
Bote

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të mbajë një votim për shkarkimin e ligjvënësit George Santos

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve nga të dyja partitë miratuan një vendim për ta hedhur në votim këtë javë propozimin për shkarkimin e kolegut të tyre George Santos. Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve më herët këtë muaj publikoi një raport të ashpër mbi shkeljet që ka bërë ligjvënësi republikan nga Nju Jorku, i cili përballet me një numër akuzash në një gjykatë federale.

Ligjvënësi republikan George Santos kundërshtoi propozimin e kolegëve të tij për të mbajtur një votim në Dhomën e Përfaqësuesve për shkarkimin e tij, duke thënë se shkarkimi i tij para mbylljes së procesit gjyqësor, do të ishte një veprim i pashembullt.

“Mendoj se të gjithë mund të jenë dakord se e drejta për një proces të rregullt gjyqësor është e rëndësishme, se ne të gjithë duhet të jemi të shqetësuar nga mënyra se si po trajtohet kjo çështje. Kërkoj nga të gjithë kolegët në Dhomën e Përfaqësuesve, që ta kuptojnë se çfarë do të nënkuptonte kjo për të ardhmen e këtij institucioni. Unë nuk do të jap dorëheqjen”, tha ai.

- Publicitet -

Ligjvënësi Santos i ka mbijetuar dy votimeve të mëparshme për shkarkimin e tij nga detyra. Por, raporti i publikuar nga Komisioni i Etikës, pas një hetimi disa mujor, shkaktoi reagime të reja nga ligjvënësit. Raporti i publikuar më 16 nëntor përmbante kritika të shumta ndaj ligjvënësit Santos, duke thënë se ai “është përpjekur të përfitonte financiarisht përmes mashtrimeve nga çdo aspekt i kandidaturës së tij për ligjvënës”.

Ligjvënësi Santos përballet me 23 akuza, përfshirë ato për vjedhje të identitetit të donatorëve të fushatës së tij dhe më pas përdorimin e kartave të tyre të kreditit për shpenzime të paautorizuara me vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh.

Ligjvënësi Santos gjithashtu akuzohet për raportim të rremë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve se ai i kishte dhënë një hua prej 500 mijë dollarësh fushatës së tij, kur në fakt ai kishte vetëm 8 mijë dollarë në bankë. Huaja e rreme ishte një përpjekje për të bindur zyrtarët e partisë republikane se ai ishte një kandidat serioz, që meritonte mbështetjen financiare të partisë.

Komisioni i Etikës nuk ka dhënë rekomandime mbi mënyrën se si Dhoma e Përfaqësuesve duhet ta trajtojë çështjen e ligjvënësit Santos, duke theksuar se një veprim i tillë do të kërkonte një proces të gjatë, që do t’i jepte zotit Santos më shumë mundësi për të zvarritur llogaridhënien për veprimet e tij. Komisioni i Etikës tha se ligjvënësi Santos nuk ishte bashkëpunues gjatë procesit të hetimit.

Për shkarkimin e ligjvënësit George Santos do të duhen të paktën dy të tretat e votave në Dhomën e Përfaqësuesve. Ligjvënësi demokrat Robert Garcia, i cili paraqiti të martën propozimin, tha se votat për shkarkimin e ligjvënësit Santos do të siguroheshin me lehtësi. Nëse kjo ndodh, George Santos do të bëhej ligjvënësi i gjashtë, që shkarkohet nga kolegët e tij të Dhomës së Përfaqësuesve, i treti që nga fundi i luftës civile në Shtetet e Bashkuara.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një sfilatë turpi
  • Çfarë deklaroi me dyer të mbyllura dhe çfarë rrezikon Vlora Hyseni: Pesha reale e akuzave që SPAK i ka ngritur kreut të SHISH
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve
  • A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?