Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, administratori i gurores: Ai bëri gabimin e fundit në 4 Korrik, aty u nxehën gjakrat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, administratori i gurores: Ai bëri gabimin e fundit në 4 Korrik, aty u nxehën gjakrat
AktualitetKronike

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, administratori i gurores: Ai bëri gabimin e fundit në 4 Korrik, aty u nxehën gjakrat

Published: July 11, 2023
Shpërndaje

Dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan barbarisht nga pjesëtarë të fisit Rraja më 6 Korrik në një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë pas konfliktit për punimet në gurore.

Administratori i gurores në fshatin Borizanë, Alfred Karaj i cili ka miqësi dhe partneritet me fisin Rraja në këtë biznes, i ftuar në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka thënë se dhuna barbare ndodhi pas një ngjarje në datën 4 Korrik.

Sipas tij, njëri prej kushërinjve Maja kishte dhunuar dhe kërcënuar dy punonjës të gurores dhe kishte ofenduar edhe pronarët. Kaq ka mjaftuar që të nxeheshin gjakrat dhe të ndodhte episodi i 6 Korrikut.

- Publicitet -

Spartak Koka: Ju e keni parë atë video, është e rëndë për këdo që e shikon atë akt dhune. Çfarë ndodhi? Çfarë ju shtyu ju.. ju keni një lloj miqësie me familjen Rraja apo jo?

Alfred Karaj: Patjetër, patjetër.

Spartak Koka: Me kë nga ata?

Alfred Karaj: Me Përparimin.

Spartak Koka: Përse arritëm deri te ky akt?

Alfred Karaj: Ai bëri gabimin e fundit, e bëri mos gaboj në datë 4.

Spartak Koka: 4? Një ditë pasi ka lënë punën?

Alfred Karaj: Diçka e tillë. Më vjen aty, më merr dy punonjësit, m’i merr peng te puna, i nxjerr nga kamerat, i largon nga kamerat, largohet rreth 200 metra te kthesa. Aty në atë moment godet punonjësin tim.

Spartak Koka: E ke me emër me mbiemër?

Alfred Karaj: Me emër me mbiemër, kemi dhe kallëzimin në polici që e ka godit. Pasi e ka goditur i ka nxjerrë armën, kallashnikov ja ka vënë në bark. E ke në polici.

Spartak Koka: Të shkruar?

Alfred Karaj: Patjetër. Kanë qenë 2 persona të mitë. Unë kam pasur dy punonjës të mitë. Pastaj pasi ju ka vënë kallashnikovin i ka sharë, i ka goditur, pastaj edhe pronarët ka thënë kështu-kështu. Aty janë nxehur gjakrat. Gjaknxehtësi e sipër që s’duhet të ndodhte.

Spartak Koka: Besoj se dhe ju jeni të arsyeshëm që s’duhet të ndodhin këto?

Alfred Karaj: Nuk jemi pro dhunës. Patjetër që ne nuk jemi për dhunë, kjo është një vepër e turpshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?