Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhuna ndaj shtetasit bullgar, Maqedonia dënon sulmin: Bashkëjetesa etnike, e shenjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Dhuna ndaj shtetasit bullgar, Maqedonia dënon sulmin: Bashkëjetesa etnike, e shenjtë
Rajoni

Dhuna ndaj shtetasit bullgar, Maqedonia dënon sulmin: Bashkëjetesa etnike, e shenjtë

Published: January 22, 2023
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me kolegun e tij bullgar, Nikollaj Millkov, vizituan të dielën në spital qytetarin me origjinë bullgare që u sulmua në Ohër.

Hristijan Pendikov, drejtues i shoqatës ‘Mbreti Boris i Tretë’, e cila ka në fokusin e saj të drejtat e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, u sulmua të enjten nga tre persona në lokal. Sipas 21-vjeçarit, agresorët e dhunuan për shkak të aktivitetit të tij për bullgarët që jetojnë Maqedoninë e Veriut.

Osmani duke shprehur keqardhje për incidentin i ka uruar shërim të shpejtë Pendikovit. Gjatë vizitës në Sofje, Osmani shprehu besimin se rasti do të zbardhet shumë shpejt.

- Publicitet -

“Më vjen keq për këtë incident. Një akt i tillë nuk pasqyron vlerat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të shoqërisë sonë multietnike. Maqedonia e Veriut do të kujdeset që të ketë zero tolerancë ndaj dhunës, për çfarëdo problemi e më së paku ndaj bashkëjetesës ndëretnike, e cila është diçka e shenjtë që ne e kemi ndërtuar në 30 vitet e fundit”, theksoi ai.

Ministri Osmani tha se komuniteti bullgar do t’i ketë të gjitha të drejtat, liritë dhe privilegjet si çdo komunitet tjetër. Por ai shtoi se nuk duhet të ketë provokime nga politikanët bullgarë.

“Çdo vizitë e politikanëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim fyerjen e popullit maqedonas, do ta trajtojmë seriozisht dhe kjo do të jetë vizita e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai rreth vicioz në të cilin jemi duhet të ndalet”, u shpreh Osmani.

Dhuna ndaj Pendikov rriti tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Sofje u paralajmëruan protesta, ndërsa zyrtarët bullgarë kanë kërkuar që çështja të trajtohet edhe në institucionet e Bashkimit Europian.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    January 22, 2023 at 8:46 pm

    Ata bullgare jane te gjithe.Popullin maqedonas e krijuan serbet,per te emertuar pushtimin e tokave bullgare dhe shqiptare.Europa ben sikur nuk kupton,,skur nuk di,sikur nuk eshte ne gjendje te perceptoje se gjuha sllavomaqedonase eshte bullgarisht,kurse shqipja e shqiptaromaqedonasve nuk eshte turqisht.
    Cdo sajese e gatuar ne Beograd eshte ligjesi per evropen dhe Ameriken.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?