Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhunuan gazetarin Hila, Gjykata e Lezhës jep dënimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhunuan gazetarin Hila, Gjykata e Lezhës jep dënimet
AktualitetEnciklopediShoqëriTelevizion

Dhunuan gazetarin Hila, Gjykata e Lezhës jep dënimet

Published: July 31, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Lezhës gjeti fajtorë dy persona të akuzuar se sulmuan dhe dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij në Janar të këtij viti. Vendimi u mor më 25 korrik, në një proces të shkurtuar. Gjykata dënoi Indrit Amerin me 7 muaj e 5 ditë burg dhe Paulin Luka (Pergjini) me 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimet u ulën në 5 muaj për Amerin dhe 4 muaj për Lukan. Ky i fundit u la i lirë pasi u konsiderua se ka kryer dënimin me kohën e paraburgimit.

Hila, që punon prej vitesh si korrespondent nga Lezha për Report Tv dhe Shqiptarja.com, por që po ashtu bashkëpunon edhe me BIRN, u sulmua pas raportimit për një vendim të Gjykatës së Lezhës ndaj të afërmit të njërit prej të akuzuarve.

Sulmi ndaj Hilës u dënua ashpër nga dhjetëra kolegë gazetarë që e cilësuan aktin si burracakëri, ndërsa i bënë thirrje policisë të reagonte dhe ndalonte autorët e dyshuar. Reagim pati edhe nga European Centre for Press and Media Freedom (Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (International Press Institute). Po ashtu ndaj sulmit reaguan edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe përfaqësues të tjerë politik.

- Publicitet -

Të akuzuarit, edhe pse u shpallën në kërkim menjëherë pas ngjarjes, qëndruan për gati 3 muaj në arrati dhe u arrestuan në maj të këtij viti. Arrestimi dhe dënimi i tyre është ndër rastet e rralla që sulmi apo pengimi i gazetarëve në krye të detyrës ndëshkohet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  2. demo on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on ​I mungonte vetëm lufta fetare: Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i rrëzojnë qeverinë
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?