32 vendet anëtare të NATO-s pas diskutimeve të gjata më në fund ranë dakord për kryediplomatin e ri të aleancës. Kryeministri holandez Mark Rutte do ta përfaqësojë këtej e tutje aleancën.
Pothuajse përpara nëj viti, në fillim të korrikut 2023, Mark Rutte hodhi gurin duke deklaruar: “Do të tërhiqem nga politika”, deklaroi ai pas trembëdhjetë vjetësh kryeministër i Holandës periudha më e gjatë në këtë post deri më sot në Holandën me 17 milionë banorë.
Çfarë kishte ndodhur?
Partia liberale e djathtë VVD e Rutte-s e konsideronte si të butë politikën e tij të azilit. Koalicioni i brishtë qeverisës i përbërë nga katër parti dështoi. Pasuan zgjedhjet e reja, që ifitoi ekstremisti i djathtë Geert Wilders. Mark Rutte nuk mundi më ta pengonte këtë spostim djathtas. Kjo ishte humbja më e madhe politike në jetën e tij. Më 2 korrik ai përfundimisht u tërhoq nga posti i kryeministrit. Për gati një vit ai vazhdoi të qendrojë në detyrë si komisar, për shkak të vështirësive me krijimin e qeverisë në Holandë.
Një tërherqje shumë e shkurtër nga politika
Që ai donte të tërhiqej nga politika, këtë e kishte harruar Mark Rutte qysh në tetorin e vitit të kaluar. Ai la të kuptohet, se synon tani postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Për muaj me radhë ai zhvilloi një fushatë diskrete individuale elektorale tek kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilët i njihte prej vitesh nga forume të dnryshme ndërkombëtare. Si një i bindur fort për aleancën transatlantike dhe një ndër përkrahësit më të flaktë të Ukrainës 57 vjeçari me i diplomuar si historian arriti të bindë fillimisht SHBA-në dhe më pas shumicën e aleatëve të tjerë.
Për të bindur armikun intim europian Viktor Orban atij iu desh një kohë më e gjatë. Për të fituar besimin e konservatorit të djathtë, kryeministrit hungarez, Mark Rutte-s iu desh t’i premtonte atij, se gjatë mandatit të tij në NATO, Hungarisë asnjëherë nuk do t’i kërkohet të marrë pjesë në aktivitetet e aleancës për Ukrainën jashtë territorit të NATO-s. Furnizimet me armë Orbani që anon nga Rusia i përjashton gjithashtu. Holandezi liberal dhe iliberali hungarez shpesh janë përplasur në BE me njeri-tjetrin. Mark Rutte më 2021 ia përplasi hapur Viktor Orban në fytyrë, duke i thënë, që nëse nuk i pëlqen në BE le të largohet. Atëherë Orbani nxori ligjin armiqësor kundrejt komunitetit LGBTQ+ në Hungari.
Me biçikletë dhe piano
Mark Rutte deri më sot shpesh ka rënë në sy për humorin e mirë e shprehjet lirshëm. AI udhëtonte me biçikletë nga banesa e tij modeste në Hagë deri në kryeministri. Si pianist i talentuar ai njëherë luajti në një piano të vendosur në shesh publik përpara stacionit të trenit në Hagë.
Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s atij do t’i duhet disi të përmbahet dhe të jetë më diplomat. Detyra e tij kryesore do të jetë, të ekuilibrojë interesat e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe t’i mundësojë asaj një prezantim unik nga jashtë. Parardhësi i tij, norvegjezi Jens Stoltenberg, ishte një mjeshtër stiok në këtë drejtim. “Përmbaju mesazhit tënd”, është receta për suksesin komunikativ i kryediplomatit të NATO-s.
Menaxher i suksesshëm krizash
“Drejtimi i vërtetë kërkon aftësinë të dëgjosh dhe të kuptosh perspektiva të ndryshme”, ka thënë njëherë gjatë një fjalimi Mark Rutte. Kjo është një moto e mundshme për postin në NATO. “Ai është një menaxher i suksesshëm krizash”, thotë gazetarja Sheila Sitalsing për Mark Rutte-n. Komentatorja e “Volkskrant” ka shkruar një biografi për kryeministrin me mandat rekord. .
Shumë holandezë për një kohë të gjatë ishin të kënaqur me stabilitetin, që garantonte Mark Rutte, pavarësisht ndryshimeve të mazhirancave në parlament, gjatë krizës financiare apo gjatë pandemisë COVID
Rutte di t’ia gjejë telat Trump-it
Nëse në SHBA Donald Trump do të zgjidhet sërish president dhe do të verë NATO-n në shënjestër, Mark Rutte është i përgatitur. Ai pati arritur të krijojë një raport të mirë me Trump-in gjatë mandatit të tij të parë. Madje Donald Trump e quan atë shok, ndonëse kryeministri liberal i kombit të tregtisë, Holandës, e ka refuzuar fuqishëm politikën ekonomike të republikanit Trump.
DW

Kryefjala eshte qe Trump behet president I Amerikes.
Kjo kuptohet edhe tek donation ne fushate ku Trump ka mbledhur $151 milion ne krahasim me Biden $ 87 million.
Duhet te kuptoni qe keto donation vijne nga populli dhe jo nga bisnesmene,sepse ka ligj lidhur me keto donation e fushates.
MARK RUTTE | ANTI -SHQIPTAR i theksuem.
Trump mund t’ja gjeje telat me pare ketij Rutte gagarrelit. i jep nje te shperndare fare NATO dhe e dergon kete Rutte ti jape uje qenve atje ne Hollande.
Epiroti,jam kurioz te thuash nje emer qe eshte pro shqiptar.
AAA, DOLI EDHE KËPUCËGRISURI HOLLANDEZ?
Mark Rute, “rrota” në shqip qe një nga pengesat kryesore për pranimin e Edi Ramës dhëndërr kollovar në gjirin e nuses BE, dmth në hapjen e negociatave të BE me Shqipërin, por “udhëheqësi i shquar dhe kryeministri i mirë” Edi Rama ja gjeti pikën e dobët, organizoj një tryezë bisedimesh me zotin Mark Rrota të ministres dekorative të jashtëme zonjës Olta Xhaçka për mardhëniet e Shqipëris me BE dhe Hollandën dhe Mark Rrota u mahnit nga nuri diplomatik që rrezatonte kjo fëmër e veçantë, nga gjykimi i thelluar i saj për politikën dhe çështjet ndërkombëtare, ai zbuloj tek zonja Olta një aset të mrekullueshëm të diplomacis , përzgjedhur me shije dhe respekt ndaj bukuris fëmërore nga piktori kryeministër dhe kryeministri piktor unik në botë, Edi Rama.
Aq i befasuar qe kryeministri Mark Rrota sa që mbas një jave nuk ju durua dhe deshi të vazhdonte bisedimet e frutëshme nisur në Nju Jork me shefen plot hijeshi fëmërore të diplomacis shqipëtare dhe vrapoj në Tiranë ku kolegu i tij, zoti Rama mbështeti plotësisht bisedimet dhe
e përcolli Mark Rotën duke i dhën ca dhurata të çmueshme sigurisht, pamvarsisht se ishin futur në qeska plastike nga ato që blejmë në treg perime ku vet artisti serioz Edi Rama , me dorën e tij kishte vizatuar ca ornamente me zambakë e lule karakteristike të Hollandës.
Kështu, mbas kësaj vizite të suksesëshme ku Mark Rotës ju ofruan të gjithë respektet e mikpritjes së Edi Ramës me të cilat ai bën përvehte ambasadorë si zotin Grenel, presidentë si mësje Makruani, agjentë të FBI si miku i tij McGonigal, kryeministra si sinjora Meloni,
Hollanda nga kundërshtare kryesore e hapjes së negociatave të BE me Shqipërin, u bë mbrojtësse e zjarrtë dhe dhëndrri kollovar Edi Rama i është afruar ballkonit të nuses BE dhe po flirton me të aq sa ajo hapi pajën e lakmuar të subvencioneve dhe investimeve për rritjen e Shqipëris bashkë me Ballkanin perëndimor . Miljonat do të derdhen për shtetin shqipëtar, dmth për Edi Ramën se ai vetëm ai është shteti shqipëtar në Shqipërin e zbrazur totalisht nga shqipëtarët nga kolera e kusaris 30 vjeçare dhe
zonja Krifca që ka përvoj të mrekullueshme me subvencionet për bujqësin, do të caktohet për të menaxhuar miljonat e BE për Shqipërin sikurse u caktua Arben Ahmetaj për miljonat dhën për tërmetin, sikurse u caktua edhe zoti Beqe për menaxhimin e ndihmave të huaja megjithëse isht thirrur nga SPAK për PPP e ndyra të shurrave dhe mutrave të shëndetsis.
Tani që “frendi”në kuptimin anglisht të Edi Ramës, zoti Mark Rrota do të drejtoj NATO, ka rastin që të aktivizoj në strukturat e NATO edhe diplomatin e shquar të nivelit global Edi Rama që ka përvojën e drejtimit të OSBE, sa qe ai kryesues i OSBE Putini nuk guxoj të sulmonte Ukrainën. Ka edhe përvojën e drejtimit të këshillit të sigurimit ku ai shpartalloj diplomaciin ruse në OKB aq sa Putini u tërhoq në të gjitha frontet e luftës në Ukrainë, mbase globalit Edi Rama mund ti ofrohet ndonjë post si zëvëndës i mikut të tij, Mark Rute duke e bër më të gjallë veprimtarin drejtuese me barcoletat e tij që nuk kan të mbaruar në samite dhe
mbase mundet që Markua të aktivizoj në NATO edhe nurin e jashtëzakonshëm diplomacis shqipëtare ramiane, zonjën Olta që çfaqi në tër qënien e saj si fëmër edhe dellin e strategjis ushtarake duke qën ministre shumë e suksesëshme e mbrojtjes së një vëndi anëtar të NATO dhe shumë gjeneral të NATO vinin me radhë për tu konsultuar me zonjën Olta për strategjin e NATO në krahun jug lindor gjë që nuk po e bëjnë tani që kemi ministër Pejleshin që nuk ka dellin ushtarak fëmëror të zonjës Olta.
Me mikun e Edi Ramës, Marko Rrotën sekretar politik, që mbasi takon diplomatët shqipëtar në Nju Jork vrapon mbas një jave në Tiranë i përmalluar, dhe, mbasi konsumon mikpritjen diplomatike të Edi Ramës, heq veton bllokuese shumë vjeçare të Hollandës për futjen e Edi Ramës dhëndërr kollovar në gjirin e subvencioneve dhe investimeve të nuses BE, aleanca e NATO do të bëhet më e fuqishme dhe neohitlerit Putin kan filluar ti dridhen leqest e këmbëve që tani bashkë me tunxe Xin e Kinës dhe shokun Kimi të Kores së Veriut.
Tani që kemi frendin e Edi Ramës në krye të NATO me siguri që do të ketë rishikim të politikës ushtarake të NATO në Kosove për të mos acaruar vëllaun Vuçiç të Edi Ramës dhe Putinit që vuan nga nevrat dhe bën ndonjë hata kur ngacmohet nga armët vdekjeprurëse si ato të targave reciproke të talibanit, kokfortit, Albin Kurti që nuk ka aftësitë komunikuese të Edi Ramës me diplomatë si Grenel, Eskobar, Lajçak,Varhell…..presidentë si Makruan, kryeministra si Marko Rute dhe Meloni, me oficera të FBI si McGonigal. Tani përsëri zoti Rama mund të thoj përsëri deklaratën pran mësje Makruanit në Tiranë që prodhoj mospranimin e nxitur nga Franca të Kosovës në Këshilin e Europës, “Albin Kurti dhe Kosova nuk kan parë gjë akoma” edhe në mardhëniet me NATO.
Vall ma biçiklet do të shkoj në selin e NATO sekretari Marko apo me ndonjë Pancer super të blinduar?
!!? Sa e vret mendjen dhe ti.
Po ta vrisnin mendjen keta tanet sipas teje ,ti do te mbeteshe pa pune sepse nuk kishe c’fare te shkruanje.
Si Pitkini mbi biçiklete qenka. Ne fakt duket tip i squt, nga ftyra. 🙂
Shume i kenaqur duket. Besoj do ti kene hequr shalen e bicikletes si nga hollanda qe eshte.
Hollanda eshte popull fantastik, rracë gjermanike. Kanë te drejtë kur thonë: Boten e bëri zoti, por Hollandën hollandezët!
Shqiptari pa breke ne bythe diskuton vendimin e 32 vendeve anetare te NATO-s.
O shqiptar shiko hallet e tua per te zgjidhur,mjaft dhate mend per politiken boterore.
Lexojme te njejtat gjera qe po perseriten 1000 here.
Ku jane idete e reja ?
Nuk i kuptoj ata qe mbeshtetsin Tramp ne pergjithesi dhe si kanditat per president ne veçanti.
Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë që është dënuar për një krim, i shpallur fajtor për 34 akuza në një gjykatë në Manhattan më 30 maj.
Përveç dënimit në Manhatan, Trump përballet me 57 akuza të tjera për krime në një gjykatë shtetërore dhe dy rrethe të ndryshme federale, secila prej të cilave mund të prodhojë një dënim me burg.
Edhe kur u be president heren e pare, u be me mbeshtetjen e mafies ruse, KGB-se, Putinit, parave te oligarkeve ruse, dhe ndoshta edhe çifute. Dihen dhe ja shkruar libra per nderhyrjet ruse ne zgjedhjen e Tramp-it.
Ai sulmon dhe nuk njeh INSTITUCIONET dhe pa to nuk egziston nje vend demokratik, por kthehesh si Rusia, Koreja e Veriut, Kina.
Edhe kete vit fondet per fushate vijne edhe nga mafia ruse, Putini, çifutet dhe donatore te dyshimte qe duan ta kthejne Ameriken ne kaos per tu pasuruar. Asnje votues i thjeshte nuk jep para per asnje kanditat.
Trupm eshte presidenti amerikan ne zgjedhjet e nentorit 2024 me voten e amerikaneve te bindur tashme per deshtimet kudo e ne c’do fushe te administrates Biden e qe nuk kandisen fare nga perrallat sorosiane per financime ruse per Trump e aq me shume per akuza 57 a 34 qe vecse tregojne panikun qesharak te cifutit Soros nga nje president qe nuk e pjerdh fare e nuk e ka nen tutele si kete plakush Biden.
Shqetesuese eshte se ky Rutte ja gjen Telat Trumpit,,Edi Rama ja gjen telat Ruttes,Xhacka investitore Strategjike,Kleopatra korrupton Cesarin,.
Edi Rama eshte Hasmi me i Zi i Kosoves pa Zajednica.
BE ja zgjati edhe 6 muaj MANDATEN Lajcakut qe te detyroe Albin Kurtin te formoje Associacione.
Associacione s`ka.Shpetimin do ta gjejme tek Shqiptaret.
Albin Kurti!
Sot ne Gjermani jane mbledhur 100 mije Shqiptare kuqezi per kombtaren kuq e zi.
Shko bisedo me ta.Jane 100 mije kombetare qe vdesin per Kosoven pa Zajednica.
Shpalle Hapur Edi Ramen Armik Kombetar me te rrezikshem se Esad pasha..
Te ushtoje Stadiumi Neser,.Te Skuqet nga parrullat kundra Tradhtarit.