Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dibër\ Prisnin pemët në zonën e mbrojtur te “Liqeni i Zi”, 3 të arrestuar, në kërkim 2 organizatorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dibër\ Prisnin pemët në zonën e mbrojtur te “Liqeni i Zi”, 3 të arrestuar, në kërkim 2 organizatorët
AktualitetKronike

Dibër\ Prisnin pemët në zonën e mbrojtur te “Liqeni i Zi”, 3 të arrestuar, në kërkim 2 organizatorët

Published: August 1, 2023
Shpërndaje

 

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë teksa po prisnin masivisht sipërfaqen pyjore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”, me qëllim sigurimin e lëndëve drusore në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë që në kërkim janë shpallur edhe 2 vëllezër, të cilët janë identifikuar nga policia, si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

- Publicitet -

Si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të zonave të mbrojtura, në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, Strukturat Hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegu”.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia mbajti në vëzhgim territorin e zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”, dhe si rezultat konstatoi dhe goditi një rast të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në këtë zonë, në mënyrë të organizuar nga disa shtetas.

Për këtë rast u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore ilegalisht, dhe u vunë në pranga shtetasi B. D., 38 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe shtetasit N. B.,45 vjeç dhe Z. K., 43 vjeç, të dy banues në Dibër. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. L., 46 vjeç dhe A. L., 42 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit B. L. dhe A. L. kishin punësuar 3 shtetasit e arrestuar, për të prerë në kundërshtim me ligjin, lëndë drusore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 mjete variskë dhe 1 mjet kamion që shërbenin përkatësisht për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Monitorimi i territoreve të zonave të mbrojtura, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiomit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërmet politik në SHBA: Demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit
  • 04 nëntor 2026
  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  2. Zaza on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Kokpalari 21 janarit on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. Zdromsi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?