Një zjarr ka rënë pak para mesnatës në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana”, në qytetin e Pogradecit. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës në pronësi të Thoma Torit.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Kjo është hera e dytë që i njëjti biznes përballet me një ngjarje të ngjashme.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
j.l./ dita
