Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diktatura paranojake në familjen Ortega
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Diktatura paranojake në familjen Ortega
Historiopinion

Diktatura paranojake në familjen Ortega

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Diktatura dhe paranoia shpesh ecin krah për krah. Shenjat më të fundit të pasigurisë vijnë nga presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, i cili gjatë një mitingu të mbajtur të dielën deklaroi se në vend “nuk do të ketë më kurrë zgjedhje”.

Edhe më parë, Nikaragua nuk konsiderohej një demokraci funksionale. Ortega, 80 vjeç, ish-udhëheqës i Frontit Sandinist, i cili në shekullin e kaluar gëzonte mbështetje në një pjesë të opinionit publik perëndimor, është në pushtet pa ndërprerje që nga viti 2007. Zgjedhjet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe, përfshirë ato të vitit 2021, janë cilësuar gjerësisht si të manipuluara.

Kundërshtarët e akuzojnë regjimin për burgosjen e rivalëve politikë, shtypjen me dhunë të protestave, arrestimin e intelektualëve dhe klerikëve, si edhe për vendosjen e kontrollit mbi ushtrinë dhe sistemin gjyqësor.

- Publicitet -

Në vitin 2025, parlamenti i kontrolluar nga Ortega emëroi bashkëshorten e tij, Rosario Murillo, në postin e bashkëpresidentes, duke konsoliduar më tej pushtetin e familjes.

Megjithatë, sipas kundërshtarëve të regjimit, as kontrolli i plotë mbi institucionet nuk i ka larguar shqetësimet e çiftit në pushtet. Ata argumentojnë se presioni i shtuar i Shteteve të Bashkuara ndaj regjimeve të Venezuelës dhe Kubës, dy aleatë historikë të Nikaraguas, ka rritur pasigurinë e Ortega-s.

“Fjalët e së dielës nuk janë shprehje force, por shprehje frike”, deklaroi për The New York Times Félix Maradiaga, kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, i cili më pas u detyrua të largohej në mërgim nga regjimi.

Nikaragua u bë republikë e pavarur në vitin 1838. Në vitin 1909 vendi u pushtua nga Shtetet e Bashkuara, të cilat në vitin 1937 ia dorëzuan pushtetin Anastasio Somozës dhe familjes së tij. Gjatë kësaj periudhe u forcua lëvizja guerile e udhëhequr nga Augusto César Sandino.

Regjimi i Somozës, i mbështetur nga Uashingtoni, u rrëzua në vitin 1979. Më pas, sandinistët, me orientim marksist dhe të afërt me Kubën, krijuan një juntë qeverisëse ku bënte pjesë edhe Daniel Ortega. Ai fitoi zgjedhjet e vitit 1984, por u mund në vitin 1990 nga kandidatja demokrate Violeta Chamorro, e cila ndërroi jetë muajin e kaluar. Ortega u rikthye në pushtet në vitin 2007 dhe që prej atëherë ka qëndruar në krye të vendit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje vendeve të komunitetit ndërkombëtar të veprojnë për të parandaluar, sipas tij, eliminimin përfundimtar të zgjedhjeve në Nikaragua.

“Corriere della Sera”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE
  • FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH
  • Tragjike në Tropojë, korrenti i merr jetën punonjësit të Bashkisë, 3 të tjerë në gjendje të rëndë
  • Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!
  • “Turp, parlamenti i krimit”, protestë përpara Kryesisë së Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  2. K R on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  3. Berlin on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  4. Shkupi on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  5. Shqiptar on Prapaskenat e TIMAK: Privati me 80% të aksioneve, shteti financon gjithçka, Ron Yeffet hyri në industrinë e mbrojtjes pa investuar asnjë qindarkë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?