2 ushtarakë dhe një gardist janë vënë në pranga në Tiranë, bashkë me një person tjetër, pasi qarkullonin me makinë të blinduar dhe armë.
Gjatë kontrollit të ‘Audit’ pranë ish-stadiumit “Qemal Stafa”, policia ka gjetur një çantë të zezë në pjesën e pasme, brenda së cilës ndodhej një pistoletë. Arma u sekuestrua bashkë me një fenelinë policie që mendohet t’i përkiste Ilir Shytit, djalit të Roland Shytit, i njohur si ‘Mustaqekuqi’.
Në pranga kanë rënë edhe dy ushtarakët, Leonard Murataj, 42 vjeç dhe Ernest Selmani, 46 vjeç. Gardistit 40-vjeçar Erion Rama iu gjet edhe arma e shërbimit, e cila i është nënshtruar verifikimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Rama dhe dy ushtarakët që shoqëronin Shytin, kanë mohuar se kishin dijeni për pistoletën brenda çantës.
Kontrolli dhe shoqërimi kanë ardhur pas një konflikti verbal mes peesonave në fjalë dhe një patrulle policie.
n.s. / dita
