Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dinamika e aksidentit në Fushë-Prezë, të rinjtë po ecnin me shpejtësi, shoferi i betonierës ndaloi pa bllokazh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dinamika e aksidentit në Fushë-Prezë, të rinjtë po ecnin me shpejtësi, shoferi i betonierës ndaloi pa bllokazh
KronikeLajmi i fundit

Dinamika e aksidentit në Fushë-Prezë, të rinjtë po ecnin me shpejtësi, shoferi i betonierës ndaloi pa bllokazh

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Zbardhet e plotë dinamika e aksidentit në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ku mbetën të vdekur 4 të rinj mesnatën e së mërkurës (19 mars).

Automjeti me të cilin udhëtonin fillimisht ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe më pas kanë hyrë sërish në korsinë e tyre, moment që pak sekonda më vonë janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Referuar dëshmisë së shoferit 24-vjeçar, Aleksandër Krrashi, ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore pasi ka dalë nga vendi i punës, i është fikur mjeti, pasi sipas tij kishte mbaruar nafta.

- Publicitet -

Ka provuar ta ndezë dy herë dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë dhe sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës. Burime pranë grupit hetimor thonë se përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye: prej shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë-pamjes, për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e ka parë betonieren e ndaluar.

Nga verifikimet paraprake, në momentin e përplasjes mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë, ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë.

Firma ku punonte drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i arrestuar, rezulton të jetë ‘Hel-Jon shpk’, e cila merret prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021, kur dhe është krijuar. Kompania është me administrator Samir Hoxhën, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe akoma nuk është gjetur nga policia. Ai akuzohet se ka punësuar Krrashin si shofer, ndërkohë që nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës.

Sipas dinamikës së ngjarjes, kur mbërriti në Rinas, në një fluturim nga Gjermania, Erild Laçi, 20 vjeç, postoi një foto teksa zbriti nga avioni. Në aeroport ishin nisur ta merrnin vëllai i tij më i madh, Enejdi, 25-vjeçar, me kushëririn e tyre, Andi Laçi, 22 vjeç, dhe një mik, Endrikejd Kurti, 24 vjeç.

Drejtuesi i betonieres Aleksandër Krashi 24 vjeç, u largua nga vendngjarja, i ndihmuar nga kushëriri i tij Valentin Krrashi, 25 vjeç. Një nga arsyet pse nuk mund t’i dorëzohej policisë, ishte një fakt i rëndë. 24-vjecari drejtonte betonierën pa pasur patentë për këtë kategori mjeti

Policia e arrestoi bashkë me menaxherin e firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha, 34 vjeç i cili akuzohet se nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar në të zezë drejtuesin e betonieres, pa patentë.

Në kërkim policia shpalli edhe administratorin e kësaj firme, një 27-vjeçar.

Të arrestuarit dhe veprat penale:

Aleksandër Krrashi – Shoferi i betonieres

-Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

-Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt

-Largimi nga vendi i aksidentit

Valentin Krrashi, kushëriri i shoferit

-Përkrahja e autorit të krimit

-Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës

Danjel Koxha, menaxheri

-Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

-Fshehja e të ardhurave

-Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë

-Punësimi i paligjshëm

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • alma nga tirana says:
    March 21, 2025 at 11:21 am

    ngushellime e para
    dhe e dyta
    ecin shpejt, kujtojne se makina eshte loder qe fluturon

    policia..
    jashte loje totalisht
    shoferi betonieres
    pak fajtor, sepse nuk kishte si tja bente me defektin ndoshta

    por me mire te hetohet

    Reply
  • Po says:
    March 21, 2025 at 12:32 pm

    Ore me difektin sja ben dot po trekendesh ske tja cosh mbas bétonnières.

    Reply
  • Tori says:
    March 21, 2025 at 12:42 pm

    PO,,,trekendeshi nuk vihet 1 km para mjetit,,,me 200km ne ore jan sa te hapesh e mbydhesh syte,,,trekendeshi eshte per shofere normale qe respektojne rregullat e shpejtesise qe mund te manovrojne,,Jo per avion me 200km ne ore,,,

    Reply
  • ¿? says:
    March 21, 2025 at 1:13 pm

    Djem te rinj qe shkuan pa e gezuar jeten. Gjynah i madh dhe ndjese paçin, por…….. Perse duhet te ngisnin makinen me ate shpejtesi??? 200 km/ore ne rruget e Shqiperise ku mund te kete edhe betoniera te ndaluar rruges e pa sinjale eshte si me i thene vdekjes “Lepe”. Dhe nuk po them qe shoferi i betonieres, e administratori i firmes, e pronari i firmes jane te pafajshem, por faji i tyre nuk e ka shkaktuar drejt per dret tragjedine. Psh fakti qe shoferi i betonieres ishte pa patente nuk eshte esencial ne kete rast se nuk e shkaktoi ai aksidentin duke ngare betonieren, etj, etj.

    Reply
  • Po says:
    March 21, 2025 at 1:35 pm

    O TORI trekedeshi vihet 50m larg dhe fosforin ti e shikon gati 100m si thua a mund te devijosh?

    Reply
    • ¿? says:
      March 21, 2025 at 5:35 pm

      Me nje llogaritje te thjeshte 200 km/ore jane 55 m/sek, qe i bie qe ato 150 metrat qe thua ti “Po”, behen per me pak se tre sekonda. Si thua ti a mund te devijosh duke ditur qe mund te te duhet te marresh parasysh edhe kushte te tjera, si psh qe nje makine tjeter mund te jet duke erdhur perballe ne korsine e kundert, ose nje katunar me gomar mund te jete duke laluar rrugen etj. etj.

      Reply
  • capi says:
    March 21, 2025 at 2:07 pm

    Ngushellime famijve, dicka e trishte iken kater te rinj ne lule te moshes.
    Nuk e di ku jetoni, por si rregull gjysme ore para perendimit te diellit duhet te ndezesh dritat e shkurtra, kjo kur ke makinen ndezur ose ecen. Kur ke ndaluar e fikur , pervec trekendeshit _(qe beme goxha tender), duhet te ndezesh dhe driten e emergjences, a bllokazh ci thoni jue, ate trekendeshin e kuq ne makine.
    Nuk dua ti gjykoj ata cunat se jane ne te drejten e tyre, por dhe shpejtesia ka qene faktor, plus vizibiliteti naten.
    Nejse dicka e trishte, te ven mend te tjeret se shpejtesia fiton kohe, por humbet dicka me te rendesishme.

    Reply
  • chp says:
    March 22, 2025 at 2:03 am

    Qofshin te xhenetit keta 4 te rinj,nuk ka fjale shqip qe te ngushelloje te afermit e tyre por le te flasim ne emer te asaj qe neser te mos perseriten keto vetvrasje te renda fare….Kam mbi 50 vite qe drejtoj makine si ne kohen e socjalizmit ashtu dhe ne kapitalizmin perendimor…Por kur vij ne Shqiperi me besoni nuk mund te eci me makine dhe kur gjendem ne rolin e pasagjerit jam shume i stresuar sidomos nga shofera te kesaj moshe qe ne nje fare menyre shesin Tangerllik me makina “lodra” qe shpesh behet HARAKIRI …Eshte e turpeshme per policine qe po merr masa te renda pas pilafit sepse policia duhet te PROFILAKTIKE pra te shterngoje masat para aksidenteve dhe jo pas atyre..

    Reply
  • iliri dora vete says:
    March 22, 2025 at 7:14 am

    I BEJ THIRRJE SPAK TE HETOJE DERI NE DETAJE RRUGET ME KONCESIONE APO PPP.ESHTE E TMERRESHME TE DHIKKSH GJENDJEN E RRUGEVE.PA SINJSKISTIKE,SHIKO VIJAT E BARDHA JAN MBI 2 VJECARE SHIKO RRUGEN FUSHEKRUJE VORE AOO GJETKE JANE PRISHUR ASFALTET DHE U HEDHIN OSE I TAPOSIN ME BINDER PA PERPUNIM SHTRESAH DHE SITUACIONET SHKOJNE.SHIKO GJATE RRUGES KA HUMBUR SEKSIONI TERTHORE I RRUGES KU JANE MBYLLUR KANALET ANESORE KU PRIVATE AS QE PYET E KA NGRITUR KJOTEN E HYRJEVE NE BIZNESFT E TYRE ME KART SE KUOTA E ADFALTIT.SHIKO MOMENTIN TEK LABIDARI RINAS DERI NE RINAS ESHTE SKANDAL.U LA MBI 6 MUAJ KANALK I HAPUR PER FIBRA OPTIKE NUK E MBYLLEN SOT ESHTE FAQJA E ZEZE.SHIKO KTHESEN QE FUTESH NE RINAS BORDURE E PLAKUR PA I PALYER ME FOSORESHENCE BURIM I GJALLE AKSIDENTI.SHIKO AUTOSTRADEN TIRANE DURRES,VJET MBYLLJET E GROPAVE JANE BERE BERE NE QERSHORKORRIK DUKE RREZIKUAR DHE PREMISA TE GJALLA PER RREZIK.NE PERMBYLLJE DUA TE THEM SE TASHMO ESHTE KRIJYAR MAFIA E ASFALTEVE DHE PPP APO KONCESIONET E RRUGEVE KANE DESHTUAR PLOTESISHT .PO KESHTU DHE KONTROLLET RRUGORE.DALIN POLICET E DALE BOJE DHE KONTROLLVRUTINE MJETEVE TE MEDHA DHE NUK PYESIN KANE APO JO MBINGARKESE MJETET.PRA NE SHQIPERI JANE KRIJUAR ELEMENTE ME SHUMICE TE NGJARJEVE ECILA RRJEDHIMISHT COJNE NE PROPABILITET NDODHINE.PRA RRJEDHIMISHT ESHTE HUMBUR BEDIMI NE CDO GJE DHE PER GJIHSHKA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?