Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disa këshilla si mund të parandalohet osteoporoza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Disa këshilla si mund të parandalohet osteoporoza
LifestyleShendetesi

Disa këshilla si mund të parandalohet osteoporoza

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës humbet gradualisht dhe në mënyrë të heshtur duke e bërë atë më të thyeshme. Osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur. Pas moshës 20 vjeç hollimi i kockave është një proces natyral, i cili nuk mund të ndalet plotësisht, prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që në moshë të re. Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është të fillohet aktiviteti fizik dhe zakone të shëndetshme të ushqyerjes qysh në fëmijëri, dhe të ruhen këto zakone edhe në moshë të rritur.

Bërja e ushtrimeve të rregullta fizike luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. Ushtrimet janë individuale, por përgjithësisht shumica e njerëzve ka nevojë për 30-40 minuta 3 deri 4 herë në javë.

Marrja e kalciumit në sasi të mjaftueshme  është një tjetër rekomandim i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar. Sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Ushqimet e pasura me kalcium janë:qumështi e produktet e tij, peshku i konservuar dhe sardelet, drithërat, perimet jeshile si: brokoli dhe lakra jeshile, disa fruta si: portokalli, kajsia, fiqtë e thatë, arrat, bajamet, lëngjet e frutave, etj.

- Publicitet -

Vitamina D është gjithashtu esenciale për përthithjen e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve, krahëve dhe fytyrës, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementët. Ushqime të pasura me vitaminë  D janë: vaji i peshkut, veza, mëlçitë, drithërat, etj.

Duhet të dini se ndjekja e një stili të shëndetshëm jetese është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme.  Evitimi i duhanpirjes, pirja e moderuar e alkoolit, si dhe mbajtja brenda kufijve të normës e peshës trupore janë disa faktorë të rëndësishëm që duhet ti mbani në konsideratë. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi dhe nuk duhet të merren në sasi të tepërt. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike  dobësojnë kockat, nuk duhet tepruar me to. Po ashtu, vetëdijësimi për faktorët e rrezikut – çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo faktor rreziku personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave dhe duhet të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?