Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disa nga trimat që ranë në dhjetor 1943
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Disa nga trimat që ranë në dhjetor 1943
Histori

Disa nga trimat që ranë në dhjetor 1943

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

 

Kujtesë

- Publicitet -

Këta janë dëshmorët e batalionit territorial të Shullërit që ranë kundër nazistëve gjermanë, si dhe të ‘drizave’ nëpërkëmbë të tyre, për të mbrojtur popullsinë nga operacioni i Dimirit i vitit 1943-1944. Kjo, për kujtesë ‘drizave’ të ballit që këtë luftë të shenjtë dhe disa ditore, e quajnë luftë civile. Mund t’ju bëj pyetjen se sa ballistë ju kanë ranë në këtë operacion, që ishit bashkuar me pushtuesin, dhe çfarë kini bërë për ta, pastaj i thoni Butkës të merret dhe të analizojë luftën civile në Shqipëri.

Më poshtë do të lexoni se si një nënë heroinë labe, me djalin në krahë të vrarë në këtë luftë, bëri kilometra të tërë gjersa e shpuri në shtëpi. Ku ka më heroizëm se kaq! Mjaft ballistë e panë këtë nënë simbol që mbart një të rënë në luftë. Ajo sot na vjen si një legjendë dhe rëndë rëndë kalon përmes ballistëve që ishin nëpër këmbët e pushtuesit gjerman.

Partizanët dhe dëshmorët e rënë në LANÇ janë të rregjistruar dhe të fiksuar në histori, por në këtë 32 vjet ballistët po flisin e shkruajnë për luftë civile, por të nderuar ballistë, ju lutem i gjeni dhe ju të rënët ballistë. Ju vet e kini deklaruar se u rreshtuat si ballistët, si koleg në formacionet e nazistëve gjermanë. Partizanët luftonin armikun dhe nuk panë se nëpër formacionet e tyre ishit dhe ju, kur drejtuan tytën e belçikut…

 

Në rrugën e Zigurit, Lelajt bënë histori

Nga Lelajt babë e bir, Arifi dhe Avduli, kanë mbetur dëshmorë siç mbeti dhe Zigur Lelo. Avdul Arif Lelaj lindi në vitin e Luftës së Vlorë 1920 dhe krizmat e dyfeqeve i jehuan në vesh, derisa në vitin 1942, edhe në fshatin Shalës-Mesaplik të Vlorës nisi veprimtarinë e gjërë antifashiste. Avduli 22 vjeçar u rreshtua në njësitin gueril të fshatit dhe mori pjesë në aksione luftarake. Me krijimin e çetës vullnetare territoriale të fshatit, u bë luftëtar aktiv, duke u gjendur në të gjitha luftimet, si në Gjorm, në Drashovicë e deri Beun e Karter të Velçës. Familja e heroit Zigur Lelo po vazhdonte traditën luftarake dhe atdhetare.

Kishte filluar Operacioni i Dimrit 1943-1944 dhe në Beun e Karter të Velçës, luftëtarët e BrIS dhe batalioni territorial i Shullërit po përballej me pushtuesin nazist dhe bashkëpunëtorët e tyre. Luftimet, sulmet dhe kundërsulmet vazhduan për ditë të tëra. Avduli ra, por shokët nuk arritën ta tërheqin trupin e tij. Nënë Nurihana, nëpër shi e nën rënien e gjyleve të pushtuesit dhe që kishin nëpër këmbë ballistët, çau midis tyre dhe mbriti aty ku kishte rënë i biri, në pozicon luftimi. Në shkallën e Karterit, nëna e kërkoi dhe e gjeti djalin e vrarë. Sfidoi armikun dhe suferinën. E mori mbi supe dhe nisi rrugën për në Mesaplik. Gjermani me gjyle godiste, qielli me shi e me erë, nëna ecte me djalin e vrarë ngarkuar. Rënia heroike e Avdulit dhe akti burrëror i nënës së tij, bënë jehonë në krahinën e Mesaplikut dhe në të gjithë Qarkun e Vlorës. Atdhedashuria dhe trimëria e kësaj familjeje, frymëzoi mjaft të rinj dhe të reja për të marrë rrugën e malit për liri dhe populli u këndoi trimërisë dhe patriotizmit të Lelajve.

 

Trimi nga Matogjini

Feti Sinan Sefedini ka lindur në Matogjin në vitin 1920 në një familje e cila e përballonte jetesën me shumë vështirësi. Fetiu i vogël provoi urinë, fukarallëkun, shfrytëzimin, si dhe grindjet dhe intrigat, ndaj familja detyrohet të largohet dhe u sistemua në Kaninë. Në Matogjin edhe në Kaninë Fetiu u rrit me ndjenjën e urrejtjes ndaj shfrytëzimit, si dhe pushtimit fashist e rëndoi edhe më tepër gjendjen.

Feti Sinani përqafon idetë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, aktivizohet në terren dhe merr pjesë në aksionet që kryente njësiti gueril i zonës. U dallua për kujdesin dhe dashurinë për luftëtarët partizanë e njëkohësisht dhe për aftësitë drejtuese e komanduese. Caktohet komandant kompanie, të cilën e udhëhoqi me shembullin e tij, duke shfaqur trimëri e guxim dhe frymëzuar partizanët. Në drejtim të kompanisë luftoi komandant Fetiu deri në dhjetor 1943, kur në përleshje me gjermanët, me thirrjen luftarake “Para partizanë”, ra dëshmor. Kompania partizane e varrosi me dhimbje komandantin e saj.

 

Në rrugën e gjyshit

Izet Yzeir Caushaj lindi në Ramicë të Smokthinës në një familje me tradita patriotike. Caush Tafili ishte komandant i çetës së Ramicës në Luftën e Vlorës 1920, ku kënga popullore e përcakton zemër zjarr dhe zë birbili. Epopeja e gjysh Caushit kishte zënë vend tek i nipi. Izeti pa hezitim u lidh me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai u rreshtua në batalionin territorial të Shullërit. Pushka e tij u dëgjua në Gjorm në fund të vitit 1942, në Drashovicë dhe deri në luftimet e zhvilluara kundër gjermanëve në Dimrin e vitit 1943-1944 në Mesaplik.

Në ditët e ashpra të dimrit, Izeti, ishte i rreshtuar në çetën territoriale të Ramicës, që vepronte në prapavijë të armikut. U ngarkua me detyrë të futej në zonën e pushtuar në Mesaplik për të mbledhur të dhëna mbi gjendjen dhe qëllimet e armikut. Ky zbulues partizan rrethohet nga pushtuesi gjerman në Krahëbardhë dhe në përpjekje mbeti i vrarë. Populli i këndoi: “O Izet zemër me çika/ Dhe pse s’pate njeri pranë,/ Nuk e dije ç’ishte frika,/ Një i vetëm me gjermanë”.

“Qamil asllani”

Qamil Karafil Jahaj lindi në Mesaplik në vitin 1892. U rrit mes këngëve të trimave dhe u bë trim në jetë, ndaj dhe populli e mbiquajti “Qamil asllani”. Familja e tij u lidh menjëherë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Qamili nuk e ndau dyfekun nga dora për lirinë e atdheut. Ishte trim, fjalë pak e punë shumë dhe u dallua në Luftën e Gjormit, Drashovicës, Selenicës e kudo gjetkë, ku luftoi çeta. Shtëpia e tij ishte shkatërruar gjatë luftës italo-greke, në Dederonjë te shtegu i partizanëve. Partizanët e kishin atë strehë të sigurtë, ku e gjenin në çdo kohë derën të hapur. Ishte gjysëm shekullorë kur okupatori italian doli në Gjorm dhe mori mësim nga pushka partizane. Në dhjetor 1943, forca të shumta gjermane iu ngjitën të përpjetës së Karterit të Velçës. U dha sinjali tri pushkë e një bombë. Sinjal për gjithë batalionin territorial të Shullërit. Qamili rrëmbeu dyfekun e gjatë austriak. I tha Havakos, së shoqes: “Ja Çipini, futu në mal, po erdhën armiqtë, tek partizanët me gjithë fëmijë!”.

Natën e 4 dhjetorit të vitit 1943, partizanët dhe luftëtarë të batalionit territorial zunë brigjet dhe buzët e Karterit të Velçës. Të ftohtët e dimrit nuk e ndjenin se i ngrohtë ishte zjarri i urrejtjes për armikun. Poshtë lumit Trubull uturonin motorët e autoblindave dhe motoçikletave gjermane, duke ndriçuar natën me shirita prozhektorësh. Një kompani gjermane ju del përpara Qamilit dhe skuadrës së tij. Lufta vazhdoi e ashpër për disa orë. Disa herë u thyen gjermanët brinjave të Karterit dhe riktheheshin me forca të reja e të shumta. U vranë gjermanë e ballistë. Një plumb e mori Qamilin në këmbë, u thërret shokëve “u vrava!”. Ngrihet në këmbë, ngre zërin më lart, duke folur, “merrni dyfekun dhe mos më lini në duar të armiqve”. Shokët vrapuan dhe e morën, panë se plumbat e kishin marrë në gjoks, kishte rënë si trimat në ballë të luftës së bashku me Avdul Arif Lelo.

 

Luftëtar në dy luftëra

Shaqe Medin Hoxha lindi në vitin 1900 në fshatin Matogjin të Smokthinës në një familje të njohur për trimëri e atdhedashuri të flaktë. Në moshën dhjetë vjeçare i vdes i ati. Ai ishte më i madh i fëmijëve dhe ju desh të përballonte jetën, të merrte mbi supet e tij të njomë detyrime familjare. Fukarallëku dhe jeta e rëndë ekonomike e kohës, ishin ato dukuri që preknin jo vetëm Shaqen, por dhe familje të tjera të Smokthinës. Në Smokthinë dita e 7 prillit bëri të shpërthej urrejtja popullore. Burrat kërkonin armë për të shkuar në luftë kundër pushtuesve, midis tyre ishte dhe Shaqia.

Me fillimin e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, Shaqia bëhet përkrahës i denjë e luftëtar i flaktë. Me pushkë në krah, bëhet pjesëtar i rregullt i çetës territoriale të Matogjinit. Më 28 nëntor 1943, batalioni territorial i Shullërit, së bashku me forca të BrIS, u vunë në mbrojtje në drejtimin Beun-Smokthinë dhe Krater-Velçë, ku, në saj të heroizmit dhe trimërisë së luftëtarëve popullore, armiku për disa ditë rresht u gozhdua në vend. Në këto luftime u shfaq me forcë qëndresa, guximi, trimëria dhe urretja e pakufishme për pushtuesin nazist dhe tradhëtarët e vendit. Armiku për të thyer rezistencën partizane, përdori forca të shumta me njerëz e teknike, përfshirë dhe zjarrin e artilertisë. Në këtë luftë të përgjakshme përballë armikut dha jeten Shaqia. E shoqja, Qafileja, qëndroi në ballë të grave smokthinjote, ku shtëpinë e kthye në bazë për strehim dhe ushqim të partizanëve.

 

Anëtar i këshillit nacionalçlirimtar

Tare Myslym Kokallaj lindi në fshatin Ramicë. I ati, Myslymi, ishte nga luftëtarët e parë të çetës së Ramicës në Luftën e Vlorës të vitit 1920. Taria në moshë të re, punoi bujk për të nxjerrë bukën e gojës. Me organizimin e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, Taria në fund të vitit 1942, u radhit në forcat e batalionit vullnetar të Shullërit dhe mori pjesë në Luftën e Gjormit kundër forcave italiane e mercenare. Në shtator 1943, luftoi kundër garnizonit armik në Selenicë. Aty pa edhe kapitullmin e pushtuesit italian. Ai ishte pjesëtar në luftimet e Drashovicës kundër nazistëve gjermanë. Në shtator 1943 u zgjodh anëtar i këshillit antifashist të fshatit Ramicë.

Ushtria naziste në ditët e para të dhjetorit 1943 ndërmori një operacion të ri kundër krahinës së çliruar të Mesaplikut. Përballë forcave pushtuese e tradhëtare u vunë bashkë me forcat e BrVS dhe BrIS dhe forcat vullnetare të Smokthinës. Batalioni vullnetar i Shullërit, tashmë i provuar në luftime, në të cilin bënte pjesë dhe Taria, luftoi në Vajzë e në Beun. Më 6 dhjetor 1943, nazistët gjermanë organizuan një sulm të fuqishëm të mbështetur me artileri. Luftimet u zhvilluan të ashpra. Duke qenë në raporte të pabarabarta partizanët manovruan nga vija në vijë. U bë tërheqja, ku Taria bënte pjesë në grupin e mbulimit të luftëtarëve. Në luftim e sipër mori dy plumba duke ja falur jetën atdheut. Populli ngriti këngë: Në Beun e në të dalë/ Zjarr e vrerë përmbi gjermanë/ Taria një deli djalë/ E mori plumbin në ballë/ Tek vështronte për Elmazë.

 

Në brigjet e Beunit plak

Elmaz Adem Rrokaj lindi në fshatin Matogjin në një familje të varfër fshatare në vitin 1902. Rrethanat e prunë të shkonte në Ramicë me nënën e tij. Elmazi ishte një nga luftëtarët e 1920 bashkë me Zigur Lelon dhe luftuan si trima në Kotë. Me thirrjen për luftë kundër pushtuesit Elmazi gjeti rrugën dhe u rreshtua në batalionin vullnetar të Shullërit. Në luftë me fashistët italianë Elmazi u thoshte luftëtarëve se do t’i shporrim si më 1920. Atij i erdhi radha të luftojë dhe me nazistët, i pa ata në Drashovicë dhe tani në brigjet e Beunit plak, aty ku e kishte filluar betejën më 1920. Në Beun mbi Vajzë, disa ditë luftë, me sulme e kundërsulme, me guximin dhe trimërinë që e karakterizonte, Elmazi më 6 dhjetor 1943, në përleshje të ashpra me pushtuesit, dha jetën në emër të fëmijëve që e prisnin të kthehej në shtëpi. Shokët e tërhoqën nga sheshi i luftës dhe në bregun ku ra vendosën gurë në shenjë nderimi. Në Luftën e Beunit dhe të Karterit të Velçës, shkëlqejnë emrat e yjeve, dëshmorëve të Smokthinës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?