Nga Artan XH. DUKA
Prof.As.Dr.MSc.
Turizmi ka vlerat e tij por zhvillimi i tij duhet të mos cënojë natyrën e habitatet e saj, florën, faunën (rasti edhe i Zvërnecit, Sazanit, aeroportit që nuk pyet për gjallesa, ngrohje globale e rritje të nivelit të detit etj) duhet të ketë vëndin e tij në marrëdhënien me sektorë kyç të ekonomisë si industria e bujqësia që garantojnë mirëqënie afatgjatë, të mos trazojë habitatin urban e kohezionin social përballë “lumit” turistik etj.
Maldivet nuk kanë nga ia mbajnë pa ia mëshojnë turizmit ndërkohë që ne kemi plot mundësi të tjera për të siguruar mirëqënie e zhvillim. Për të mos thënë se edhe fitimet nga turizmi nuk dihet se ku shkojnë sikurse edhe vetë transporti turistik, rrugor, ajror etj, mbart faturë në rritje për vetë planetin si “shtëpi” e përbashkët.
Turizmi duhet të jetë një prej sektorëve me interes ekonomik por jo në kurriz të të tjerëve, pale ekskluziv! Aq sa industri paqeje e afrimi mes popujve, turizmi është edhe i brishtë e subjekt i ngërçeve globale ndaj dhe futja e të gjitha “vezëve në një trastë” me të bart rreziqet plot.
Një protestë qytetare e paqësore po ndodh tani në bulevard dhe Rama e plot operatorë turistikë po ankohen se u vate biznesi lumë ndonse vetë protesta është shndërruar në objekt turistik e sesa për bregdetin, është me dhjetra e qindra kilometra larg.
E gjeti bosh!
Ivanka, vërtet dhe me të drejtë, u mahnit nga Sazani por kjo ndodhi sepse e pa bosh atë. Pa komplekse, pa vila, pa zhurmë e lukuni njerëzish, disko, gardhe e postblloqe etj. E kjo vlen edhe për Zvërnecin e plot rripa të tjerë bregdetare apo hapësira rurale ende të paprekura nga turizmi.
Nuk kemi pse futemi në garë me botën për të betonizuar natyrën ndërkohë që anatemojmë Enverin për bunkerët, strehimet e tunelet që fundja nuk i bëri për veten.
Boll një shteg për këmbësorë, një parking për makina, struktura të lehta për shërbime bazë, linjë transporti për vizitorët etj gjëra që nuk rëndojnë natyrën dhe pse jo, turisti shëtitës apo ai turisti “me bukë” me vete që bën ironi Rama, mbetet në fakt turisti ideal.
Natyra ruhet, të ardhurat sërisht grumbullohen dhe nuk përjashtohet kush, vëndas a i huaj, nga “mikpritja” e natyrës. Njëlloj sikurse po ndodh me agroturizmin, atë alpin etj ku turisti nuk pret asfalt por e josh “shtegu i dhisë”, nuk pret 5 yje por bujtinë kahmoti etj.
Turisti do të shohë uniken dhe atë e bën në rradhë të parë natyra dhe jo “lumi” i ndërtimeve atje. Nuk kemi pse kopjojmë Dubain, grekun, kroatin e me rradhë se “origjinali” vlen më shumë se “kopja”.
Unike është natyra, habitati urban, historia, zakonet e kultura vëndase etj. Të synosh Dubai në Sazan e Zvërnec pa të konkurrosh me botën, është njëlloj si të kesh anglishten gjuhë zyrtare, veshje perëndimore në kurriz të asaj kombëtare, të zëvëndësosh këngët e popullit me ato perëndimore, të harrosh kuzhinën shqiptare e gatuash gjellë italiane, franceze etj profka që nuk na bëjnë unik, interesant por monoton e shabllon.
Turisti nuk dëshiron të paguajë të shohë e përjetojë atë që e ka dhe e jeton përdita nga vjen. Është njëlloj si të ndërtohen komplekse turistike rrëzë piramidave të Egjiptit, Murit të Madh kinez, Niagara, Kanioni Madh etj të rrethohen me kulla shumëkatëshe etj paradokse që shëmtojnë e interes nuk shtojnë.
Pasi nëpërkëmbën habitatin urban me qytetet të tjetërsuara e bukosura nga betoni, tani fokusi është tek natyra. Qëlloi Zvërneci por mund të ishte çdo katrahurë tjetër apo projekt që dëshmon zullumin e korrupsionit ndaj fatit të natyrës e atij qytetar, që ka nxjerrë sot qytetarin në shesh.
Në lojë nuk është Zvërneci e turizmi por natyra vetë.
Magjia e turizmit pa beton
Turizmi, aq më tepër beton-turizmi, nuk bën vezën e kuqe. Nuk jemi keq për të bërë “hanxhiun” e “kamarierin” sezonal të botës sot e mot – nëse nuk i marrim nga Azia edhe ata, sikurse kemi 40 vjet që bëjmë “tregtarin” pas shkatërrimit të qindra fabrikave e uzinave pas viteve 90.
Turizmi le të jetë thjesht një “bonus” ndërkohë që të parat duhet të jenë industria, bujqësia, shërbimet bankare, informatike etj që garantojnë mirëqënie të qëndrueshme, siguri në interesin kombëtar, shans për të qënë unik në tregjet e botës etj.
Kjo kuturisje e pazakontë për të betonizuar sikur nuk ka të nesërme, me komplekse turistike kudo tregon se sesa për turizmin, zullumit të tranzicionit i qan zemra gjetiu.
Në emër të konkurrencës me fqinjët, oferta turistike po humbet me shpejtësi unikalen e saj – natyrën, habitatin rural, florën e faunën, kulturën e zakonet lokale etj. Retorika e turizmit tashmë po perceptohet jo vetëm si lojë e sebep për të pasuruar një elitë politike e oborr pas por edhe si nëpërkëmbje e vetë interesit kombëtar për llogari të të tretëve rrotull.
Nuk kemi nevojë për turistë që duan të flenë në dhoma me 5 yje por turistë që marrosen pas natyrës e kulturës që nuk gjejnë gjetiu e gjumin e kanë merakun e fundit. Jemi unik se flasim krye-gjuhën e botës, se kemi qënë protagonistë të dorës së parë në perandoritë e botës, se kemi det e mal përbri njëri-tjetrit, se kemi kulturë nga gjeneza e njerëzimit që suprizon nga fshati në fshat etj pasuri pafund që natyra e historia na i kanë dhënë me aq bollëk.
Turisti që na duhet është ai që Rama sot përgojon, ai shëtitës me “bukë me vete” që vjen, shikon e shkon i kënaqur të ngryset atje ku hoteli nuk është çiban për natyrën dhe të nesërmen viziton një tjetër mrekulli natyre gjetiu.
Vërtet turisti “elitar” paguan shumëfish por ai rri në “oaz” ku fitimet ikin jashtë, nuk ka kontakte që miqësojnë popujt, nuk mësohet nga bota për identitetin shqiptar, historinë, gjuhën etj, ndërkohë që ai me “bukë me vete” mplekset me vëndasit, blen tek ai, shikon plot vënde e takon plot, miqësohet etj.
Protesta në bulevard u nxit nga Zvërneci por tani po denoncon mbarë zullumin në vënd. Kemi nevojë për zhvillim, mirëqënie e dinjitet që nuk arrihet me tregtar, hanxhinj e kamarier por me punëtorë, fermerë, nëpunës administrate e politikanë fisnikë.
Sot protesta është nën presionin e BeRamës dhe e vetmja rrugëdalje është pozicionimi i saj politik, dalja publikisht me një ofertë politike e grup nismëtar me të rinj e të reja por edhe politikanë e intelektualë me integritet. Të bëhen gati që kur të shëmbet e vjetra, oferta e re të jetë aty.
Edhe për turizmin, sepse sesa betoni nga dora e njeriut që prish edhe imazh e harmoni natyre, ajo që tundon botën është mrekullia e unikja prej “dorës” së natyrës, historisë e kulturës që nuk haset gjetiu në planet.

DITA

Po ja fut kot por fare kot turistet me bike me vete me shume sjellin deme ekologjike sesame ndonje fitim
Ku i ka fitimet qeveria nga nafta e ballshit?
Perralla me investitore servirur nga qeveria!
Qe kur ti dali boja do jete shume vone per ne kombin, per vendin, pasi te kemi dale rruar qethur.
Jeni nje grusht te marresh qe besoni makinen propagandistike te Kryemaskarait e maskareshave.
Nuk e beson njeri
Keta qe komentojn pro Ram kurves jan me pages
Kan kompjuterat ne bodrumin e kryeministris
@Luzati. Ti ndofta di një tip turisti që hedh mbeturinat në ferra. Ne fakt ka shumë cifte apo familje që flenë në hotel dhe ditën gjezdisin dhe eksplorojnë luginat apo malet. Hane mëngjes në hotel dhe paguajnë bukën me vete për drekë. Ndofta ti dhe Rama rrini ne hotele luksoze ku e ngrëna eshte e tepërt dhe i vetmi zhvillim ekonomik e kultural , po hotelet ne pergjithesi ofrojnë shërbimin for lunch. Ti porosit nje paketë me dy – tre panine me proshutë, sallam apo vezë omelet, ndonje frut, uje apo leng frutash. Ndonje fete torte apo edhe kafe në thermos dhe drekën e ha gjekundi. Mbeturinat I mbledh në paketën e letrës dhe i flak në vendet e parashikuara. Keta që gjezdisin janë tipa që e duan natyrën. Mos e mendo kurrë që do flakin mbeturinat ferrave. Nuk janë të atij zakoni e mentaliteti. Shiko, se è kam përsëritur disa herë që Rama e njeh leshtë turizmin. Rama e di zaptim territori. Kur në fakt turistët më të dëshiruar janë ata që marrin for lunch me vete dhe shëtisin. Ata janë turistë me bagazh dhe kulturë, jo ngrënës tavoline dhe doemos mbushës tavolinash. Rama Jo vetëm njeh leshtë turizmin, por edhe ekonominë leshtë e njeh gjithashtu. Ideja e turizmit elitar, eskluziv eshte e dëmshme, përveç e panevojshme. Sepse shtrenjton artificialisht ofertën duke krijuar de facto monopol. O paguaj shumë dhe lejohesh, ose s’ke shans të hysh dhe kështu përjashtohesh. Jo vetëm ti si shtresë e mesme por edhe dikush që mund të quhet relativisht i pasur. Modeli ynë turistik duhet të jetë ai shëtitës, jo ai stacionar. Biles nuk e quaj as turist, por vizitor. Për mua Vizitorizmi duhet të mundë Turizmin. Njerëz që ecin, shikojnë, lënë gjurmë dhe i japin jetë mjedisit. Pak shpirt aventurier. Psh, çiklistët. Çiklistët jane shëtitës. Kanë gjithnjë diçka për të ngrënë në çantën e shpinës. Praktikisht një çiklist në 1 javë shpenzon pothuaj sa nje barkalec dhe shqyen nga pesha atë shtratin ku merr diell. Por Rama barkalecin e quan turist të nevojshëm dhe çiklistin nga, ata kotët me bukë me vete. Se taksametri fyl I Rames është sa lekë bën hoteli e jo sa realisht ndikon në ekonomi shëtitja e çiklistit. Sa për dijeni, edhe bicikletat merren me qera. Dhe kur u shpohet goma krijon punë për gomistet strategjike të Rames që për të vendosur kompresorin e ajrit përfitojnë nga kreu i qeverisë mijëra m2 tokë pothuaj falas nga Qeveria. Atehere domosdo që shtrenjtohet
Të thuash që një turist që ecën me shtigje, me një çantë shpine dhe me bukë me vete, sjell më shumë dëm ekologjik sesa fadromat që po shkallmojnë kodrat, betonizojnë vijën bregdetare dhe shkatërrojnë habitatet e mbrojtura të Zvërnecit apo Sazanit, është kulmi i dritëshkurtësisë dhe viktimizimit nga propaganda qeveritare.
Le t’i ballafaqojmë faktet me “dëmin” që pretendoni:
Çfarë dëmton një turist shëtitës? Maksimumi mbeturinat e tij, të cilat menaxhohen dhe pastrohen lehtësisht nëse shteti do të bënte punën e vet duke vendosur kosha dhe duke mirëmbajtur shtigjet (siç bën e gjithë Europa).
Çfarë dëmton beton-turizmi juaj “elitar”? Ai sjell ndryshimin e pakthyeshëm të mikroklimës, zhdukjen e florës dhe faunës unike, derdhjen e tonelatave me ujëra të zeza në det (sepse hotelet tona shpesh nuk investojnë në impiante filtrimi), dhe konsumin e tmerrshëm të burimeve të pakta ujore e energjetike në kurriz të banorëve vendas.
T’i vësh fajin për ekologjinë një njeriu që thjesht pëlqen natyrën e pastër, ndërsa duartroket investimet që po i zënë frymën bregdetit me beton e mure hekuri, tregon se jeni verbuar nga retorika e atyre që po shesin pasurinë kombëtare për interesat e xhepit të tyre. Asnjë vend i botës nuk u shkatërrua nga turistët e natyrës; vendet shkatërrohen nga lakmia e babëzia e betonit që nuk pyet për të nesërmen.
Pp pse nuk sjellin fitim apo fitim quhet kur vete turusti te Mane apo te Ivanka.
Ai sjell fitim per ate minimarketin e lagjes per ate fshatarin qe shet ato te baces etj etj.
Logjika juaj, në fakt, mbron pikërisht tezën e shkrimit, ndonëse jeni nisur për ta kundërshtuar atë. Pyeteni veten: kur ndërtohet një resort gjigant “all-inclusive” me pesë yje në Sazan apo Zvërnec – me rrethime, postblloqe dhe private beach – a do të dalë ai turisti “elitar” të blejë domate te bacja e fshatarit apo të pijë kafe te minimarketi i lagjes?
As që bëhet fjalë. Model i ashtuquajtur “elitar” që po mbillet me dhunë mbi natyrën shqiptare është i projektuar që paratë të qarkullojnë brenda rrethimit të resortit: hoteli është i oligarkut, restoranti është i tij, ushqimi importohet me shumicë (shpesh jo nga fshati thjesht sepse nuk plotëson dot volumet apo kontratat e tyre) dhe në fund, fitimet maksimale transferohen në llogari offshore. Komunitetit vendas i mbeten vetëm thërimet: disa vende pune si sanitare apo kamarierë sezonalë me paga minimale.
Ai që ushqen vërtet ekonominë lokale – atë fshatarin e ndershëm dhe atë biznesin e vogël të familjeve tona – është pikërisht turisti që lëviz, që ecën në këmbë, që kërkon bujtinën e zonës, që ndalon në rrugë të blejë mjaltë e rrush, dhe që nuk ka ardhur për të gjetur një Dubai të dytë të rrethuar me beton, por Shqipërinë autentike. Propaganda ju ka mbushur mendjen se resortet e luksit do të pasurojnë fshatrat, ndërkohë që përvoja botërore tregon se ato thjesht shpronësojnë dhe izolojnë komunitetet lokale.
E kisha pergjigje per komentusin e par zotri.
Po faj eshte i gazetse qe e nxier me vones shkrimin.
@Luzati. Ti ndofta di një tip turisti që hedh mbeturinat në ferra. Ne fakt ka shumë cifte apo familje që flenë në hotel dhe ditën gjezdisin dhe eksplorojnë luginat apo malet. Hane mëngjes në hotel dhe paguajnë bukën me vete për drekë. Ndofta ti dhe Rama rrini ne hotele luksoze ku e ngrëna eshte e tepërt dhe i vetmi zhvillim ekonomik e kultural , po hotelet ne pergjithesi ofrojnë shërbimin for lunch. Ti porosit nje paketë me dy – tre panine me proshutë, sallam apo vezë omelet, ndonje frut, uje apo leng frutash. Ndonje fete torte apo edhe kafe në thermos dhe drekën e ha gjekundi. Mbeturinat I mbledh në paketën e letrës dhe i flak në vendet e parashikuara. Keta që gjezdisin janë tipa që e duan natyrën. Mos e mendo kurrë që do flakin mbeturinat ferrave. Nuk janë të atij zakoni e mentaliteti. Shiko, se è kam përsëritur disa herë që Rama e njeh leshtë turizmin. Rama e di zaptim territori. Kur në fakt turistët më të dëshiruar janë ata që marrin for lunch me vete dhe shëtisin. Ata janë turistë me bagazh dhe kulturë, jo ngrënës tavoline dhe doemos mbushës tavolinash. Rama Jo vetëm njeh leshtë turizmin, por edhe ekonominë leshtë e njeh gjithashtu. Ideja e turizmit elitar, eskluziv eshte e dëmshme, përveç e panevojshme. Sepse shtrenjton artificialisht ofertën duke krijuar de facto monopol. O paguaj shumë dhe lejohesh, ose s’ke shans të hysh dhe kështu përjashtohesh. Jo vetëm ti si shtresë e mesme por edhe dikush që mund të quhet relativisht i pasur. Modeli ynë turistik duhet të jetë ai shëtitës, jo ai stacionar. Biles nuk e quaj as turist, por vizitor. Për mua Vizitorizmi duhet të mundë Turizmin. Njerëz që ecin, shikojnë, lënë gjurmë dhe i japin jetë mjedisit. Pak shpirt aventurier. Psh, çiklistët. Çiklistët jane shëtitës. Kanë gjithnjë diçka për të ngrënë në çantën e shpinës. Praktikisht një çiklist në 1 javë shpenzon pothuaj sa nje barkalec dhe shqyen nga pesha atë shtratin ku merr diell. Por Rama barkalecin e quan turist të nevojshëm dhe çiklistin nga, ata kotët me bukë me vete. Se taksametri fyl I Rames është sa lekë bën hoteli e jo sa realisht ndikon në ekonomi shëtitja e çiklistit. Sa për dijeni, edhe bicikletat merren me qera. Dhe kur u shpohet goma krijon punë për gomistet strategjike të Rames që për të vendosur kompresorin e ajrit përfitojnë nga kreu i qeverisë mijëra m2 tokë pothuaj falas nga Qeveria. Atehere domosdo që shtrenjtohen oferta.
Asnje betonim te Mafias Boterore ne Sazan dhe Zvernec.Asnje zaptim te Oligarkise grabitqare ne Bregdetin shqiptar.
Asnje pellembe toke e det Tradhetareve qeverritare,qe po shesin Atdheun.
Pergjigjen me te mire sot ja dhane Edi Rames shqiptaret e Berlinit,qe e priten me thirrjet EDI RAMA O TRADHTAR,JEP DOREHEQJEN SA ME PARE.
Ti profesor , vazhdo bjeri dajres tek Turizmi me buke me vete. Futi dhe nje cigare hashish e enderro. Nuk e di ku ke shkuar me pushime por ja ke fut trapit. Gjithe bota nuk do vetem ferra nuk po shkojne ne zbor. Ne ferra kishim dhe nuk erdhi njeri deri para 10 vjetesh.
Pra ,cilesia e turistit sjell dhe te ardhura. Nuk e di ku jetoni qe flisni percart e shpjegoni , nuk fiton njeri. Dhe te mesosh eshte fitim , nese vijne brande te njohura. Ti qe do buke me vete , vazhdo pik nikun, te tjere qe duan te mos levizin prej cadres te shkojne ku i pelqen. Kur pronoton hotel ne Spanje nuk besoj qe sheh ne booking cfare ferrash ka hoteli afer dhe ku eshte furra e bukes qe ta marresh te fresket ne mjes.
Lluksi sjell leke, perndryshe riviera Franceze do kishte pasur vetem flamingo.
Ca bëre mirë?
Kujdes haje avash
Ka fillu esht dhjer misbi sufllaqes
Të vetmin “dëm” ekologjik që mund të bëj një turist me bukë me vete, është të “dalë jashtë” mbas ndonjë ferre….
Autori ka plotesisht te drejte kur flet, vecanerisht per dy gjera:
E para, nevoja per te ruajtur natyren nga ky zelli shkaterrimtar i betonizimit. Aq bregdet kemi, po e betonizuam me keto ritme per pak kohe shqiptaret detin do ta shohin vetem ne televizor, sepse investitoret strategjike do te kene bere ndertime sic po bejne strategjket e Durresit dhe do bejne zhurmuesin me pallatet e tyre shumekateshe.
E dyta, nevoja per nje drejtim strategjik te zhvillimit te vendit PER DOBINE E SHQIPTAREVE dhe j te strategjikeve. Une e kuptoj fort mire cilat fitime kane oligarket shqiptare, qeveritaret e lidhur me ta dhe strategjiket per te cilet degjojme dite e nate. Por keto jane leke qe ata i futin ne xhepat e tyre. Cili eshte fitimi i DUeersakeve nga Marina e tyre e famshme? Cfare vendesh pune dje dobije ka kjo pune? E shumta shqiptaret do te behen kamariere e rrobalares, cfare modeli ekonomik eshte ky? Shqiptaret qe duan te bejne hajer e nuk kane qejf te jene sherbetore te arabit apo te tjetrit, duhet te qerrohen jashte vendit sepse qeverite e ketyre horrave jane ne sherbim te “investitoreve strategjke”dhe jo te qytetareve te tyre.
Turizmi mund te pershkruhet me pak fjale : Turistet “e varfer” shpenzojne parate e tyre te populli i thjeshte (qe jemi 95%), Ndersa “turisti Elitar”, shpenzon parate te 5%-shi tjeter, . Thjesht duan qe te marrin monopol turizmin dhe te na bejne skllever modern per nje page minimale.
Po ku dine Zeqinete e Rames ca eshte plazhi.
Te shezlongu e kane mendjen dhe te rezorti
Eskorta vetem, ate u ofrojne shqiptareve, dhe pastrues
Copa plerash
1