Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës
opinion

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

Published: April 13, 2026
Shpërndaje

Nga Carlo Bollino

Humbja e Viktor Orbán në Hungari shënon një moment që shkon përtej kufijve të Budapestit. Për vite me radhë, sistemi i ndërtuar nga lideri hungarez është përkufizuar nga opozita hungareze si një “shtet-mafia”: një ndërthurje mes pushtetit politik, interesave ekonomike dhe kontrollit të institucioneve, që dukej i papërshkueshëm nga çdo alternativë. Një model që, për shumë vëzhgues, përfaqësonte shembullin më të plotë të demokracisë joliberale në Europë.

Megjithatë, ai sistem u rrëzua. Pavarësisht kontrollit mbi mediat, pavarësisht levave të pushtetit të konsoliduara në kohë, pavarësisht edhe mbështetjes së hapur ndërkombëtare, si vizita në mbështetje e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, shumë më i rëndësishëm dhe influent sa La Civita me pagesë nga Sali Berisha. Opozita arriti të fitojë. Jo për mrekulli, jo për ndërhyrje të jashtme, por për një arsye të thjeshtë dhe vendimtare: sepse një pjesë e konsiderueshme e popullit hungarez e deshi vërtet ndryshimin.

- Publicitet -

Ky është thelbi. Kur ndryshimi bëhet një kërkesë reale e shoqërisë, asnjë makineri pushteti nuk është e pathyeshme. As propaganda, as kontrolli institucional, as rrjetet e interesave nuk mund të rezistojnë gjatë përballë një vullneti popullor të vërtetë, të përhapur dhe të vendosur. Historia politike europiane e ka dëshmuar këtë shumë herë. Hungaria e konfirmon sërish.

Dhe ky fakt, në mënyrë të pashmangshme, flet edhe për Shqipërinë.

Prej vitesh, Sali Berisha drejton një opozitë që e përshkruan qeverinë si një sistem të mbyllur, të korruptuar dhe të papërshkueshëm nga ndryshimi. Fjalët e përdorura nuk janë shumë të ndryshme nga ato që opozita hungareze përdorte kundër Orbán. Por ka një dallim thelbësor: në Hungari, në fund, mbështetja popullore shpërbleu alternativën. Në Shqipëri, jo. Dhe pikërisht këtu bien të gjitha alibitë.

Sepse nëse vërtet një sistem perceptohet si i papranueshëm nga shumica e qytetarëve, kjo shumicë shprehet në kutitë e votimit. Nëse kjo nuk ndodh, shpjegimi nuk mund të kërkohet vetëm tek forca e kundërshtarit. Duhet kërkuar edhe, dhe mbi të gjitha, tek dobësia e alternativës.

Një opozitë që humbet vazhdimisht nuk mund të vazhdojë të strehohet pas narrativës së një sistemi të pathyeshëm. Ajo duhet të reflektojë mbi aftësinë e saj për të përfaqësuar një shpresë të besueshme, për të kapur pakënaqësinë sociale, për ta kthyer protestën në mbështetje.

Hungaria tregon se edhe sistemet më të konsoliduara mund të rrëzohen. Por tregon gjithashtu se kjo ndodh vetëm kur ndryshimi nuk është një slogan, por një vullnet kolektiv.

Në Shqipëri, ky vullnet (të paktën deri më sot) nuk është shfaqur me të njëjtën forcë. Dhe ky nuk është një detaj. Është një verdikt politik.Ta injorosh këtë do të thotë të mbetesh i burgosur në justifikimet e tua. Ta pranosh, përkundrazi, është hapi i parë për të ndërtuar një alternativë të vërtetë.

Sepse e vërteta është vetëm një: pushteti nuk bie kur opozita e denoncon. Bie kur populli vendos ta ndryshojë.

Shqiptarja.com

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rruga e ndërtuar 7 mijë vite më parë del në dritë nën ujërat e Adriatikut
  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • VIDEO: Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet
  • Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt
  • Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?