Vizita e kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe vijon edhe sot.
Kreu i Qeverisë zhvilloi një bashkëbisedim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.
Tek çështja e largimit të të rinjve shqiptar, Rama u shpreh se sot jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund tu thuash dot të qëndrojnë këtu, pasi ata janë të lirë të lëvizin kudo që duan.
Duke folur për emigracionin, Rama tha se problemi nuk janë shqiptarët që vijnë në Britani, por që përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët, që kanë tregun e tyre të drogës.
“Na vjen shumë keq! Nuk do të lidhim partneritetin strategjik që kemi me një vend si Britania. Ne kemi një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë. Unë nuk mendoj se jeta është interesante, kur jeton për të thënë fjalë të bukuar që në fakt nuk i mendon. Shoh jo vetëm fjalë por edhe vepra nga kryeministri britanik. Ka diçka mjaft të rëndësishme që po ndodh që e kemi kërkuar prej shumë kohësh. Gjithnjë kemi thënë na duhet ët ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Pas bisedës sime me kryeministrin në telefon kjo po ndodh. Problem im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët. Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet ti lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Komuniteti shqiptarë-britanik është fantastik. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbur që janë përballë. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Nëse homologët britanikë do të na dëgjojnë, kjo do të jetë shumë e suksesshme. Por ti veçosh shqiptarët!”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë foli dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke thënë se pavarësisht se vendi ynë i ka përmbushur shpesh detyrat, Bashkimi Evropian ka qenë duke u marrë me zgjedhjet lokale apo kombëtare në vendet e tjera anëtare.
Ai u pyet në lidhje me procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por përgjigjia e Ramës ishte shumë therëse. Rama u shpreh se këtë as BE e as ne nuk e dimë por shtoi se BE është një federatë egosh.
“Të anëtarësohemi në BE? Po më kërkoni të shoh globin e kristalit, të parashikoj të ardhmen që është e pamundur, edhe BE nuk e di këtë, ne nuk e dimë. Pjesa e thjeshtë dhe më e vështirë është se duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. BE ka qënë hipokrit me ne, ne i bëmë detyrat tona. BE është një federatë egosh që ndonjëherë nuk pikëtakohen me njëra tjetrën. Ka 27 zgjedhje lokale, europiane e nuk janë në të njëjtën pikë”, tha Rama.
Sipas Ramës që pas luftës në Ukrainë, BE është më vigjilente ndaj Ballkanit.
Kryeministri përmendi edhe deklaratën e Suella Braverman.
Ai tha se kontributet e komunitetit shqiptar në Britani do të jetojnë më gjatë se Braverman.
Për këtë të fundit, Rama tha se ajo nuk ka kërkuar ndjesë për ato që ka thënë për emigrantët shqiptarë sepse nuk i vjen keq.
“A mendoni se Suella Braverman nuk e dinte që po thoshte diçka të gabuar sepse politikanët thonë gjëra për të cilat pendohen më pas? Më ka ndodhur mua, i ndodh gjithkujt sidomos kur je i apasionuar pas asaj që bën, apo kur je i përfshirë në një debat, ndonjëherë fjalët shpëtojnë. Më pas vjen e nesërmja, vjen java tjetër dhe gjen një mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq. Nuk mund të bësh asgjë. Nuk mund të bëni asgjë në këtë drejtim. Por ajo që duhet të bëni është të vazhdoni të bëni atë që bëni. Sepse e vërteta e komunitetit shqiptar, talentet aty, kontributet komunitetit shqiptar do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman dhe shumë Suella që do të dalin rrugës. Vazhdoni kështu siç vazhdoni. Jini krenarë që vini andej nga vini. Jini krenarë që i përkisni kësaj shoqërie. Nderoni flamurin britanik, nderoni flamurin shqiptar. Dhe po bëni më të mirën që mundeni. Më pas politikanët që përdorin vizibilitetin e tyre dhe pushtetin që u është dhënë nga të tjerët për t’i përfaqësuar për të mbledhur vota apo për të kërkuar vota apo për të bërë gjëra të tilla, do të ekzistojnë gjithmonë, për aq kohë sa do të ekzistojë demokracia, do të ndodhIn gjithmonë. Ashtu siç e ka thënë Churchill i madh është sistem shumë i keq, por është më i miri që keni. Thjesht vazhdoni kështu, kundërshtoni kurdo që mundeni, por mos u fiksoni me këtë. Thjesht t’ju vijë keq për këta politikanë, t’ju vijë keq për Britaninë dhe jeni në rregull”, tha Rama.
j.l./ dita
