Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Veliaj u dhuron fëmijëve ukrainas në vendin tonë dhurata
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Veliaj u dhuron fëmijëve ukrainas në vendin tonë dhurata
AktualitetShoqëri

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Veliaj u dhuron fëmijëve ukrainas në vendin tonë dhurata

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Në ditën e Pavarësisë së Ukrainës, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka dhuruar dhurata fëmijëve ukrainas të strehuar në vendin tinë. I pranishëm në festën që u organizua për këtë ditë të shënuar për Ukrainën ishte edhe konsullin e Shqipërisë në Ukrainë, Bledi Bajraktari.

Veliaj shpërndau dhurata dhe mjete shkollore për fëmijët ukrainas dhe theksoi se Tirana do ndihmojë në rindërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve pas luftës.

“Sapo jam kthyer nga Kievi dhe u ndjeva shumë i lumtur që jeta atje ka rifilluar; kanë nisur programet e qeverisë për rindërtimin, për t’u kthyer sa më shpejt në normalitet, deri në fitoren e luftës. Pas takimit me Presidentin Zelenski jam shumë i lumtur që qeveria jonë dhe Bashkia e Tiranës, do të përfshihen në procesin e rindërtimit të Ukrainës, duke i ndarë detyrat në qytete të ndryshme, ku fokusi ynë do të jetë kryesisht te shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Ajo që ramë dakord me Presidentin e Ukrainës është se lufta (apo fatkeqësitë e ndryshme) mund të shkatërrojë pronën, një lagje, pasurinë, mund të prishë pallate, kopshte, shkolla, çerdhe, por ka diçka që lufta nuk e prish dot: dijen dhe njohuritë që kemi”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov falënderoi të gjithë vendet që do të kontribuojnë në rindërtimin e Ukrainës.

- Publicitet -

“E falënderoj kryetarin e Bashkisë sepse ai është një mik i Ukrainës. Falë tij, edhe rruga ku kemi ndërtesën e Ambasadës, mban emrin rruga “Ukraina e Lirë”. Vendi do rindërtohet me ndihmën e miqve tanë, ndaj do doja të uroja të gjitha nënat, që janë sot këtu, që të kenë mundësi të bashkohen sa më shpejt me të afërmit e tyre”, tha Ambasadori i Ukrainës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  • “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Bravo ju qofte! on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  3. Marius on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Roza on Një prej tyre…
  5. Vlora 97 on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?