Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita Ndërkombëtare e Pagës së Barabartë, barazia gjinore në Grupin BALFIN
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Dita Ndërkombëtare e Pagës së Barabartë, barazia gjinore në Grupin BALFIN
Ekonomi

Dita Ndërkombëtare e Pagës së Barabartë, barazia gjinore në Grupin BALFIN

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

18 shtatori njihet si Dita Ndërkombëtare e Pagës së Barabartë, dedikuar ndërgjegjësimit mbi dukurinë e pabarazisë dhe përpjekjeve për të mbyllur hendekun gjinor të pagave. Bashkimi Evropian raportoi vlerën 14.1% të kësaj pabarazie për vitin 2021, me luhatje të konsiderueshme ndërmjet shteteve anëtare (nga 5% në Luksemburg, Itali dhe Rumani, në më shumë se 19% në Austri, Gjermani, Letoni dhe Estoni).
Ndërkohë, në rajonin e Ballkanit, Shqipëria raporton 4.5%, Kosova dhe Maqedonia e Veriut 12%, dhe Mali i Zi 14%, përsa i përket hendekut gjinor të pagave.

Cila është qasja e kompanive të rajonit në këtë aspekt? Çfarë masash po ndërmarrin ato për të zvogëluar hendekun e pagës midis grave dhe burrave dhe për të fuqizuar gruan? Për të mësuar më shumë, intervistuam Elvin Nosin, Drejtorin e Burimeve Njerëzore të Grupit BALFIN, një nga grupet e investimeve më të rëndësishme dhe më të mëdha në Ballkanin Perëndimor.

Z. Nosi, si Drejtuesi i Burimeve Njerëzore të një korporate me aktivitet në Ballkan dhe më gjerë, çfarë mund të na thoni mbi raportin gjinor të pagave në rajon?

- Publicitet -

Hendeku gjinor i pagave tregon diferencën midis pagës mesatare bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua kur kryejnë të njëjtën punë. Diferenca e pagës midis grave dhe burrave në 2021 në Shqipëri është 4.5%, e përgjithësuar, që do të thotë se, për çdo 100 lek që marrin burrat, gratë paguhen 95.5 lek, ose 4.5% më pak. Ky raport ka ardhur duke u përmirësuar, pasi në 2020 ishte 6.6%. Ky tregues bëhet më optimist kur shohim se hendeku gjinor i pagave në BE është 14.1% dhe ka ndryshuar fare pak gjatë dekadës së fundit.

Në Kosovë hendeku i pagave mes grave dhe burrave në 2021 ishte rreth 12%. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, publikime nga organizata jo qeveritare tregojnë respektivisht rreth 12% dhe 14% diferencë në secilin vend.

Edhe pse nuk e kalojmë mesataren e Bashkimit Evropian, padyshim rajoni i Ballkanit ka ende shumë punë për të bërë, për të rritur gjithëpërfshirjen dhe potencialin për zhvillim.

Nëse marrim si shembull Shqipërinë, sipas INSTAT, shërbimet financiare, tregtia me shumicë dhe me pakicë, dhe shërbimet akomoduese regjistrojnë ndër shifrat më të larta të hendekut gjinor në pagën mesatare, respektivisht 16.2%, 9.1% dhe 9.1%. Ç’mund të na thoni për situatën në Grupin BALFIN, i cili është aktiv edhe në fushat e përmendura?

Pohoj me kënaqësi se në numrin e përgjithshëm të punojnësve të Grupit BALFIN, 60% e punonjësve, 60% e punësimeve të reja dhe 40% e promovimeve janë gra. Në pozicionet menaxheriale kemi arritur të kemi 40% gra. Bordi drejtues kryesohet nga një grua dhe gjysma e tij përbëhet nga gratë.

Për Grupin BALFIN, barazia gjinore nuk ndalet te përqindja e grave në numrin e punonjësve apo në nivele vendimmarrëse – ndryshe nuk do të mund të flisnim për barazi gjinore. Ne kemi arritur disa ekuilibra të vendit që zënë burrat dhe gratë në kompanitë tona, në përshtatje edhe me industrinë ku veprojnë. Për shembull në sektorin e zhvillimit dhe ndërtimit të pasurive të paluajtshme, burrat formojnë shumicën e punonjësve, me rreth 80 %. Nga ana tjetër, në kompanitë e sektorit të tregtisë me pakicë, gratë zënë rreth 70% të punonjësve, ndërsa në shërbimet financiare rreth 76%.

Shpërblimi financiar, krahas mundësive për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë, bazohet në parimin e meritës dhe mundësive të barabarta. Pagat diktohen nga hierarkia organizative, duke marrë parasysh edhe kualifikimet dhe përvojën në punë.

Sot Grupi BALFIN numëron rreth 5,200 punonjës, me shtrirje gjeografike në 8 shtete dhe aktivitet ekonomik në 7 industri. Çelësi i qëndrueshmërisë dhe zgjerimit tonë në tregje të ndryshme qëndron te punonjësit tanë dhe në ndjekjen e praktikave më të mira të biznesit. Kjo e fundit vlen edhe për Burimet Njerëzore. Ne synojmë të krijojmë kushtet më të mira të punësimit për punonjësit tanë dhe të maksimizojmë potencialin e tyre. Kjo është e mundur vetëm në sajë të transparencës, respektit dhe integritetit.

Konkretisht, çfarë hapash ndërmerr Grupi BALFIN për të siguruar barazinë gjinore në mesin e tij? Cilat janë praktikat e mira që përmendët?

Grupi BALFIN ka disa mekanizma dhe programe zhvillimi për punonjësit, ku pjesëmarrja e burrave dhe grave është njësoj e inkurajuar dhe e arrirë. Kështu, punonjësit tanë, si burra dhe gra, mund të realizojnë aspiratat e tyre profesionale në sajë të investimit tonë të vazhdueshëm dhe ofrimit të mundësive për promovim në sektorë të ndryshëm biznesi.

Më herët këtë vit, Grupi BALFIN ripohoi angazhimin e tij për të ndërmarrë hapa më të mëdhenj dhe më të shpejtë për fuqizimin e grave në vendin e punës dhe në komunitet, duke nënshkruar Parimet e Fuqizimit të Grave, krijuar nga UN Ëomen dhe United Nations Global Compact për të vlerësuar politikat dhe praktikat e kompanive dhe për të identifikuar fushat për përmirësim.

Për ta përmbledhur, filozofia jonë është e thjeshtë dhe efektive, në të gjitha shtetet ku jemi prezentë: ne inkurajojmë shprehjen e pikëpamjeve të ndryshme, ofrojmë shpërblime sipas profesionalizmit, njohim dhe promovojmë performancën, pa dallim gjinie. Vizioni ynë është të ndërtojmë kompani të forta dhe të krijojmë impakt pozitiv, dhe kjo qasje nuk lë vend për diskriminim gjinor, në paga apo përfshirje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Është ndaluar disa herë por është liruar për një rastësi, çfarë e tradhtoi këtë herë vrasësin e trefishtë
  • Djali u përfshi në sherr, babai 69-vjeçar humb jetën nga një ndalim zemre
  • Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?