Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do ju vras të gjithëve”. vëllai i viktimës tregon tmerrin: Ngjarja ishte e paralajmëruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Do ju vras të gjithëve”. vëllai i viktimës tregon tmerrin: Ngjarja ishte e paralajmëruar
AktualitetKronike

“Do ju vras të gjithëve”. vëllai i viktimës tregon tmerrin: Ngjarja ishte e paralajmëruar

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Vëllai i 58-vjeçarit Kosta Plaka, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu nga ish-dhëndri i familjes, Refit Buzi, ka rrëfyer momentet dramatike të ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas tij, autori kishte kohë që kërcënonte familjen, duke paralajmëruar se do të kryente një masakër nëse ish-e fejuara nuk rikthehej tek ai.

Ai tregoi se pas ekzekutimit të ish-vjehrrit, plagosjes së rëndë të ish-vjehrrës dhe rrëmbimit të ish-të fejuarës, askush nga familjarët nuk mundi të ndërhynte, pasi 35-vjeçari ishte i armatosur dhe kërcënonte se do të qëllonte këdo që do t’i afrohej. Sipas tij, autori kishte qenë disa herë në konflikt me ligjin për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj vajzës dhe familjes së saj, ndërsa në momentin e krimit ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

“Dëgjuam vetëm të shtëna dhe britma nga brenda. Nuk mund të hynim, sepse ai ishte me armë dhe na kërcënonte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policinë e lajmëruam menjëherë, por erdhi pas rreth një ore. Ai doli nga dritarja në pjesën e pasme të shtëpisë, ku kishte lënë makinën, mori vajzën me vete dhe u largua.

- Publicitet -

Ata kishin vite të fejuar, por marrëdhënia kishte probleme. Ai ishte denoncuar disa herë dhe ishte arrestuar. Madje, disa muaj më parë kishte shkuar në Tiranë me një armë lodër dhe ishte ndaluar nga policia. Edhe pse ishte në arrest shtëpie, vazhdonte ta kërcënonte vajzën, duke i thënë: ‘Do të kthehesh tek unë. Pa mua nuk do ta bësh dot jetën. Do t’ju vras të gjithëve’. E shantazhonte vazhdimisht. Kjo ishte një vrasje e planifikuar“, u shpreh vëllai i viktimës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Turp, parlamenti i krimit”, protestuesit mblidhen para Kryesisë së Kuvendit
  • 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  • Ambasadorja e re në zyrën e Ramës, takim “kokë më kokë” me Kryeministrin
  • Të shtënat me armë në Shkodër, del fotoja e 24-vjeçarit që mbeti i vrarë
  • Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  2. K R on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  3. Berlin on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  4. Shqiptar on Prapaskenat e TIMAK: Privati me 80% të aksioneve, shteti financon gjithçka, Ron Yeffet hyri në industrinë e mbrojtjes pa investuar asnjë qindarkë
  5. durrsaku on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?