Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do t’i padis”, rënia e skelës në Tiranë, mes të plagosurve bashkëshortja e futbollistit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Do t’i padis”, rënia e skelës në Tiranë, mes të plagosurve bashkëshortja e futbollistit
KronikeLajmi i fundit

“Do t’i padis”, rënia e skelës në Tiranë, mes të plagosurve bashkëshortja e futbollistit

Published: January 24, 2024
Shpërndaje

Rrëzimi i një skele nga pallati në ndërtim i firmës Arlis ka lënë të dëmtuar dy kalimtarë, mes të cilëve edhe bashkëshorten e ish-futbollistit të njohur korçar, Bledi Shkëmbi.

Top Channel kontaktoi me ish-kapitenin e skuadrës së futbollit “Skënderbeu”, i cili tha se në ato momente ishte me avokatin në përgatitjen e dokumenteve për të ngritur padi ndaj firmës së ndërtimit, përfaqësues të së cilës deri në mesditë nuk kanë kontaktuar askënd për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të dy personave.

Vlen të theksohet se, për incidentin mëngjesin e kësaj të marte u arrestuan për veprën penale të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef kalaj inxhinier i kompanisë Arlis. Sipas verifikimeve të grupit hetimor në terren, ata nuk kishin zbatuar rregullat për të ruajtur, qoftë punëtorët, ashtu edhe këmbësorët.

- Publicitet -

Pas arrestimit të 3 përgjegjësve për incidentin, kantieri i ndërtimit ishte boshatisur dhe puna ishte ndërprerë në pallatin Arlis. Nga ana tjetër, dy të plagosurit vijojnë të jenë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Incidenti i ndodhur në një pallat në ndërtim në Tiranë ku u plagosën dy kalimtarë nuk është një rast i izoluar. Gjatë vitit 2023 u evidentuan 102 raste nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.

Sektorët me problematikë përsa i përket incidenteve në punë, ku jo rrallë herë kemi hasur edhe humbje jete nga punëtorët janë ndërtimi, minierat dhe fasoneritë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • naimi says:
    January 25, 2024 at 8:09 am

    po si nuk e shtroi njeri pyetjen pse nuk u sigurua rruga? mberriti ne kat te 16-te pa vene strehe ne rruge dhe shteti qe e ka per detyre te na mbroje nuk e pa?! inspektoret e zones kalonin dhe nuk e shihnin se eshte mik i Xhafes dhe Lalit.. prandaj. Fati i njerezve qe deri tash i ruajti zoti, se robi dhe ata qe marrin rrogen per ate pune.. aha. mire te na e bejne prap jepini voten Lalit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  • A do arrestohet Balluku

Komentet e Fundit

  1. demo on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Gen Z on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Katiu on A do arrestohet Balluku
  5. 1thundrak on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?