Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Do trafikonin lëndë narkotike drejt vendeve te BE-së, vihen në pranga 4 shtetas të huaj në Kakavijë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Do trafikonin lëndë narkotike drejt vendeve te BE-së, vihen në pranga 4 shtetas të huaj në Kakavijë
AktualitetKronike

Do trafikonin lëndë narkotike drejt vendeve te BE-së, vihen në pranga 4 shtetas të huaj në Kakavijë

Published: September 8, 2023
Shpërndaje
Nga kontrollet në pikat kufitare, policia bën me dije se ka konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, drejt vendeve të BE-së.
Për të dyja rastet, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, si dhe sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa (në sasi dhe në formë çokollate), 2 peshore elektronike, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularë.
Krahas angazhimit maksimal, 24/7, për të ofruar shërbim të shpejtë, cilësor dhe me etikë, përgjatë të gjithë sezonit turistik 2023, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë vijuar kontrollet me përzgjedhje dhe ato të bazuara në informacionet e inteligjencës policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
Nga kontrollet, në dalje të vendit, u goditën 2 raste të tjera të tentativës për të trafikuar cannabis sativa, raste për të cilat specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. H., 25 vjeç, banues në Zvicër, I. D., 23 vjeç, banues në Izrael dhe R. A., 23 vjeç, banues në Izrael, pasi gjatë kontrolleve në vijë të dytë, fizike dhe në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet lëndë narkotike cannabis sativa, në formë çokollate dhe 2 peshore elektronike;
-D. P., 24 vjeç, banues në Kroaci, pasi gjatë kontrolleve në vijë të dytë, fizike dhe në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Lënda narkotike e të dyja rasteve, 2 peshoret elektronike, 2 automjetet dhe celularët e të arrestuarve u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

 

- Publicitet -

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 05 tetor 2026
  • “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  • Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova

Komentet e Fundit

  1. K R on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik i Delvinës
  2. Mato Gruda on Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  3. Igor on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik i Delvinës
  4. Mentori on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  5. demo on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?