Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.
David J. Kostelancik shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.
Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.
Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë. Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.
Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti.
Ai ka gjithashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.
Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Kostelancik ka një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, një diplomë Master të Arteve nga Universiteti i Miçiganit në Studime Ruse dhe të Evropës Lindore dhe një diplomë Master Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht. Ai dhe gruaja e tij janë prindër të tre djemve të rritur.
j.l./ dita

Miresevjen e te qofte pune e mbare!!!!
ku ndryshojne amerikanet me ruset ne raport me shqiptaret? le te ta thote dikush qe nuk ushqen iluzione…. une jam i paafte ta kuptoj! ne si shqiptare, aq sa kemi mbetur, kemi per simbol shqiponjen, mbretereshen e lirise. pse duhet te gezohemi qe nje kamzhik ndrrohet me nje kamzhik tjeter!? ruse dhe amerikane, ju duam shume, por do tju dua me shume te shkoni p..dh te semes se na keni ca t..apin me gjoja demokracine tuaj, luga bosh qe na ka bo lomsh!!!
Do Zoti te vije me mend ne koke dhe jo duke u lavderuar me dipllomat prestigjoze qe te mos behet vazhdim i turpit dhe i rezilit te politikes driteshkurter amerikane ne Shqypni qe nga koha e Gerdecit e ambasadorit te panerum Withers qe iku me leter turpi ne kurriz, ambasadorit te panerum Arvizu te Armeve Kimike te Asadit qe shpalli burre shteti vrastarin dhe kusarin Sali Berisha, te ambasadorit te panerum dhe hakmarres Lu qe shpalli non grata dhe rasi ne burg kryeprokurorin fakir Adriatik Llalla per nje ullishte te padeklaruar te perroi i thate vetem sepse ja zbathi breket si sekser i kompanise Bankers Petroleum qe u vjedh naften shqyptareve pa paguar kurgje ne shtet me bekimin e Edi Rames per te perfunduar te zonja e panerume Kim qe shkoi dhe vuri lule e beri homazhe te varrezat e xhelateve komuniste te Enverit si nje fyerje e rende ndaj viktimave te komunizmit dhe si perdhosje makaber e kujtimit te Loni Adhamit, sekretarit te pare te Ambasades amerikane qe u vra dhe u masakrua me tortura te papara nga xhelatet komuniste te Enverit qe zonja e panerume Kim u beri homazhe turpi dhe rezili te nje ambasadori te SHBA
Pergjigje per te gjithe ata qe thone qe Amerika nuk po hedh para ne Shqiperi.
Amerikanet te mesojne si te besh shtetin, nuk te japin para per ti harxhuar kot.
Parate i prodhon ai shtet qe ka qeveri efikase, di te puonje, te mbledhi taksa, te investoje ne sektoret poblik.