Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOKUMENTI: Nga celularët, te braktisja e mësimit, cilat janë rregullat e reja për shkollat 9-vjeçare e të mesme!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > DOKUMENTI: Nga celularët, te braktisja e mësimit, cilat janë rregullat e reja për shkollat 9-vjeçare e të mesme!
KryesoreShoqëri

DOKUMENTI: Nga celularët, te braktisja e mësimit, cilat janë rregullat e reja për shkollat 9-vjeçare e të mesme!

Published: August 17, 2022
Shpërndaje

Të gjitha udhëzimet e deritanishme në fuqi, nga ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkolla e deri te masat për kufizimin e braktisjes së shkollës janë përmbledhur në një paketë të vetme.

 

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Financave që menaxhon arsimin profesional kanë hartuar një udhëzim të përbashkët për veprimtarinë në shkolla, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjitha institucionet e arsimit 9-vjeçar e të mesëm përgjatë 2022-2023.

- Publicitet -

RREGULLAT

Ndonëse ka katër vjet që përdorimi i celularëve është bërë i ndaluar, qoftë nga nxënës edhe mësues në ambientet e brendshme, shkollat rikujtohen për përgjegjësinë që duhet të mbajnë dhe masat që duhet të marrin për zbatimin e dy urdhrave të posaçme, hartuar për këtë qëllim, atij nr. 493 “Për mospërdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor në shkolla” dhe udhëzimit nr.34 “Për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare”.

Udhëzimi i ri shkon më tej, duke detyruar shkollat të pasqyrojnë në rregulloren e brendshme masat ndëshkuese për ata që shkelin urdhrin. Për reduktimin e braktisjes shkollore, Ministria e Arsimit kërkohet të bashkëpunojë ngushtë me atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve që janë në moshë për shkollë.

Ndërsa vetë shkollat ngarkohen me përgjegjësinë e monitorimit të nxënësve braktisës apo potencial për braktisje si komunikimin me njësitë e posaçme që merren me fëmijët në situatë rruge.

Një tjetër pikë e rëndësishme është shërbimi psikosocial, i cili duhet të jetë në funksion në çdo shkollë, duke harruar që ka të tilla kunë disa periudha të vitit mezi shkelin nxënës e mësues, e jo më psikologë e sociologë. Dokumenti ngarkon me përgjegjësi zyrat arsimore e drejtoritë rajonale për monitorimin e kësaj çështjeje për të cilën duhet të raportojnë dy herë në vit, në muajt janar e qershor.

Masa shtesë duhet të marrin shkollat për parandalimin e dhunës, përmes hartimit të një kalendari aktivitetesh ndërgjegjësuese, ngritjes së një këndi “Stop dhunës në shkollë”, si dhe monitorimit të komisioneve të disiplinës dhe komisioneve të etikës që merret me trajtimin e rasteve specifike në ambientet e institucioneve arsimore.

Për bullizimin gjithashtu urdhërohet ngritja e ekipeve “antibulling” në çdo shkollë si dhe hartimi i planeve konkrete për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

ARSIMI BAZË

Krijimi i një mjedisi miqësor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës është fokusi i MAS-it në arsimin bazë që përfshin klasat I-V. Po ashtu, trekëndëshi staf-komunitet-prind shikohet kyç në krijimin e një modeli të ri të sjelljes së fëmijëve jo vetëm në ambientet e shkollës, por dhe jashtë saj.

Zbatimi i planeve mësimore sipas kurrikulave të mirëpërcaktuara është një detyrë parësore që duhet të ndiqet nga drejtoritë e shkollave që krahas saj duhet të kujdesen edhe për veprimtari të veçanta që promovojnë dashurinë për mjedisin, trashëgiminë kulturore e artistike.

Shtresat në nevojë, romët, egjiptianët, fëmijët me aftësi të kufizuar, të kthyer nga emigracioni apo viktima të mundshme të trafikimit duhet të shikohen me prioritet, sugjerohet në udhëzim. Një nismë me rëndësi e pilotuar që prej 2018-s “Bëjmë detyrat e shtëpisë” duhet të monitorohet dhe raportohet për të çdo tre muaj.

ARSIMI I MESËM I LARTË

Për këtë cikël mësimor, nga klasa VI-IX, kërkohet diçka më shumë se arsimi bazë. Ngritja dhe funksionimi i komisioneve multidisiplinore për fëmijët me aftësi ndryshe, zbatimi i programit “e-twinning”, “Erasmus+” e të tjera.

Gjithashtu, seksionet dygjuhëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit, sipas udhëzimit, duhet të konsiderohen në veçanti. Privatët duhet të mbahen në korrent mbi urdhrat/udhëzimet e reja që dalin, vlerësimi i kritereve të licencimit dhe ushtrimit të veprimtarisë si dhe sistemimi i nxënësve në rast mbylljeje të shkollës.

Ndërsa këta të fundit duhet të raportojnë vazhdimisht pranë zyrave vendore, numrin e nxënësve, listën e mësuesve dhe çdo lloj statistike të miratuar.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Rush says:
    August 17, 2022 at 2:30 pm

    Nuk duhet te krijohen ekipe, por çeta per te luftuar bullizmin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Balluku vilën në emër të Tares
  5. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?