Shumica socialiste i ka gati ndryshimet e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit përmes të cilave synohet ndalimi nga funksionet publike apo kandidimi për deputet i bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht disponon draftin paraprak me këto ndryshime i cili do të depozitohet në kuvend për tu diskutuar më pas në komisionet parlamentare në Shtator.
Në nenin 1 ku parashtrohet qëllimi dekriminalizimit, ndalimi mbajtjes të posteve publike krahas personave ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jo përfundimtar për kryerjen të krimeve shkohet edhe ky paragraf.

“Si dhe të personave që rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
I njëjti ndryshim shtohet edhe në nenin dy të ligjit ku sanksionohet se ky ligj synon mbrojtjen dhe garantimin i mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese. Ndërsa ndryshimi Nenit katër parashikon ndalimin për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit zgjat gjatë gjithë jetës për ata persona me të shkuar kriminale apo bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit.
Nëse deri më tani Neni 4 i delegonte fuqi vepruese vetëm Prokurorisë së Përgjithshme për aspektin kriminal e njëjta fuqi i jepet edhe autoritetit të dosjeve.
“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
Ndryshimet në këtë ligj krahas politikanëve prekim një rreth edhe më të gjerë zyrtarësh. Personat, për të cilët Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit provon se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk mund të emërohen apo zgjidhen në funksionet publike si në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj, gjyqtarë ose prokurorë, në postin e zëvendësministrit, në postin e prefektit, funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative përfshi policinë e shtetit.

Por çfarë ndodh nëse zyrtarëve të sipërcituar u zbulohet dosja bashkëpunimit me ish sigurimin?
“Personave që janë duke ushtruar funksione të larta publike nga ato që përcaktohen në pikat 1 dhe 2 të këtij neni dhe provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit u ndërpritet mandati dhe shkarkohen nga detyra për këtë shkak ligjor dhe sipas procedurës përkatëse të shkarkimit të përcaktuar nga neni 10 ose neni 13 i këtij ligji”.
Për zbatimin e këtij ligje krahas formularit të dekriminalizimit personat subjekt i këtij ligji sipas nenit 15/1 do të duhet të plotësojnë një formular të dytë, kësaj here nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit.
“Funksionarët publikë që janë subjekt i këtij ligji, të cilët janë aktualisht në detyrë, kryejnë vetëdeklarimin dhe e depozitojnë pranë organit kompetent, sipas këtij ligji, brenda 2 muajve nga miratimi i formularit të vetë-deklarimit nga Kuvendi. Verifikimi për herë të parë bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurat për verifikim, të përcaktuara në këtë ligj”.
Nëse zyrtarët refuzojnë ta këtë ligji parashikon.
“Në rast refuzimi për të përmbushur detyrimet e parashikuara nga ky ligj lidhur me integritetin, personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik. Ndaj tij zbatohet masa e parashikuara në pikën 3 të këtij neni”.
Ndryshimet ligjore të këtij ligji parashikojnë se “Nëse provohet se ekzistojnë rrethanat për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit, zbatohen procedurat e nevojshme kushtetuese apo ligjore për mbarimin e mandatit apo shkarkimin nga detyra.
“Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese”.
Do të jetë kjo gjykatë e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat, sipas këtij ligji./ Top Channel
a.m/dita

Me shume vonese, mire shume mire,……. por kur babai i politikanit ka firmosur per pushkatim, cfare do te behet me kete politikan qe llap gjithe diten per dekriminalizim????????
Jo vetem bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit nuk duhet lejuar te futen ne politike, por edhe ish anetaret funksionale ne PPSH, te cilet dje mbeshtesnin luften kunder prones private, ndersa sot jane flamurtare te korrupsionit ne vjedhje pronash, ne tjetersim prone, ne mijera mbivendosje (mos qindramije) pronash, qe zvariten qellimisht neper gjykata nga korrupsioni dhe perdite hane jete njerezish. Te gjitha keto kane nje emerues te perbashket: korrupsionin e ”ligjeruar” nga pusht-pushtetaret e prodhuar qe ne vitet e para te dhjerokracise me ne krye te dhjerin sali vampiri, ish komunist i rrezikshem dje dhe sot nje kriminel i konfirmuar, qe na jep ”leksione” per ndertimin e shtetit!
E mjera Shqiperi sa paske per te vuajtur! Po kufizohen trojet per varreza!…
Sugjerim..XXXL(Nr.Xhaketës së E.Ramës),Nuk jemi në Komunizëm që djali të dënohet për babanë.Kjo nuk ndodhi as me djemtë e E.Hoxhës që jetojnë të lirë ndonse Enveri nuk u la vila private dhe jetojnë me shtëpi me qira,mesa di unë..!
-Ti si berishist që je.. duhet të na shkruash se çfar do ndodhi me SaliSpiuninSërb dhe LikeSpiunin tonë..hë për hë..se edhe Like ka mbajtur 2 Spiune Sërbe në Presidencë..!
– Me ndryshimet që duhet të bëhen në Kuvënd,Autoriteti dosjeve duhet të nxjerri listën e DEPUTETVE SPIUN dhe menjëher duhet ti nxjerr jashtë me shqelma buthëve..ndërsa Liken nga vila me 11 WC,1 për macet e 1 për qëntë..!
-Mandej spiunët duhet të dalin që nga 1992 ku PD u themelua prej Spiunëve e komunistëve me në krye kriptokomunistin Sali.
-Besoj 2022 do të jet fundi SPIUNËVE SB,IM e shumë të tjerëve,ku në sistemin Komunist kan qën Spiun 20 % e popullsisë,ku PD përfshiu pjesën më të madhe të tyre.Pjrsa tjetër shkuan në Greqi, Sërbi,etj..ku bashk me spiunët Atje përdorën TERAPIN SHOCK(Çdo gjë në zero) për të vjedhur Shitur e shpërdoruarë mbi 500 ekonomi të 46 viteve të mbi 350 mild.$ nga Berishizmi 1992-2013..!
-Populli pret edhe SEKUESTRO pasurive të politiqënve,etj për të mbushur arkën e Shtetit që Sb e la zero në 2013.
-Besoj se nëse berishizmi hoqi zvarr E.Hoxhën në bronx,Saliu duhet të tërhiqet zvarrë përsëri gjalli.Pasi Atë që i ka bërë Sb këtij vëndi në 30 vite nuk ja ka bërë as Turku në 500 vjet dhe as NaziFashizmi në L2B.
Po kete ligj kishin mangut. Hajdutet e PPPve bejne ligje qe te vjedhin dhe te gradohen me tej ne hierarkine e Pushtetit te Monarkut Ramut, ne vend te fjales hajdut, e quajne veten investitore strategjike
Termet, termet, si ai i Unazes, incineratoreve, sterilizimit, e nuk mbaron lista. Ato ndreqin pune per hajdutet e shtetit, spiunet u prishin pune, posi..aty ngeli SHqiperia, te spiunet e Enver Hoxhes
Kushdo qe del opozite me Regjimin Rama do ti kopsitet Dosja se paku si “ish i favorizuar i Sigurimit”! Pra as me pak as me shume ky Regjim Rama kerkon te imitoje ato te Putinit e Erdoganit (qe Rama e ka etiketuar dhe “Vellain e gjithe shqiptareve”!) te cilet mbajne pushtete duke mbajtur opozitat larg pushtetit me metoda te tilla. e te ngjashme. Se sa do ja arrije qellimit me keto mjete e me kete qeverisje krejt te deshtuar e me kete ekonomi totalisht ne krize ta shtyje zvarritjen ne pushtet akoma, kjo do shihet.
Po per Ministra e komunizmit…per operativat, hetuesat dhe drejtuesat e Sigurimit….sepse spiunat jane sherbetoret e tyre e sdihet demi i tyre ndersa pronareve PO…
Kete ligj te vonuar e kërkon Rama sepse perpara dy opozitare Berisha / Meta ai humbet ne zgjedhjet qe vijnë .Por ai harron se pikërisht per kohen e Sigurimit e sherbetoreve te tyre ai eshte shprehur publikisht se “Babai im ishte ne anën e duhur te historise “. Pra ke te besojmë? Ne politike nuk ndryshon asgje.Per te ruajtur karrigen kete shikojme dhe tek Rama. ‘Non gratat , e te korruptuarit te denohen ne baze te ligjit ,me fakte e jo me ligje qe duhet te ishin zbatuar me 1992. Ky ligj i rekomanduar nga Amerika i shërben vetem Rames qe ai te jete nje kopje e kryeqeveritarit te Bjellorusisë apo Rusisë ku numërojnë dekada ne krye te qeverise.
Tregohuni nje here te vetme te sinqerte. Bejeni me ligj qe i hiqet mandati,kandidimi kujtdo qe quhet SALI ose ILIR. Ju ka hyre frika ne palce. Kjo eshte “demonkracia” rilindase plot kokaine.
Mirë ata që ishin spiunë në kohën e socializmit por si do të bëhet me spiunët aktualë që Edi Rama i quan patronazhistë që, jo si spiunët vullnetarë të asaj kohe por të mirë paguar dhe janë me dhjetra mijë që
ditën,natën, përgjojnë çdo qytetar shqipëtar dhe informojnë
– për pikpamjet politike, pro Edi Ramës, indiferent gri apo kundërshtar i tij i vendosur në zgjedhjet e ardhme,
-për gjëndjen ekonomike, në qoftë se është i varfër a mund të blihet në tregun e kafshëve zgjedhore nga xhambazët e bosit Edi Rama që bredhin me makina të zeza pa targa të eskortuar nga largë nga Xhuvanët e armatosur gati për të ndërhyr, apo është biznesmen i pasur dhe mund ti dërgohen taksidarët për ti bër presion në qoftë se nuk është votues pro bosit të mafies mender “rilindase” Edi Rama,………..,të mos zgjatem,
e gjithë ish ndjes pastë PS është kthyer në një gestapo e mirë organizuar me spiunë të mirë paguar që paguhen si punëtorë dhe nëpunës të administratës shtetërore si punëtori i pastrim gjelbërimit të fshatit tim që , ju betohem në se u gënjej, as pastron as gjelbëron por si fuks i vërtet përgjon e spiunon dhe
po nuk besuat, verifikoni me se meren rreth 12 000 punëtorë të tillë punësuar para zgjedhjeve të 25 prillit,
verifikoni në bodrumet e selis së gesatapos zgjedhor e të Edi Ramës , selia e ndjes pastë PS,
po nuk gjetët në arshivat e Damjan Tërmetit kartela për çdo qytetar të republikës me informata të spiunëve në terren, bër duke u mbështetur në listën e pagave të vjedhur po nga agjentët (patronazhistët) e gestapos nga zyrat e tatim taksave, kartela me të cilën bosi mafioz Edi Rama,
mbasi ka bër krimin e kontrollit antiligjor , sekret, të qytetarëve të shtetit me gestapon antiligjore të patronazhistëve spiunë më të rrezikshëm se ata që dikur kanë qënë spiun të sigurimit të shtetit socialist,
ai projekton krimin më makabër këto 30 vjetë, krimin e tërmetit zgjedhor ala dibrançe tashma i konsumuar në të gjithë vëndin vjet në 25 prill, krim që është babaj kobzi i të gjith tmerreve kriminale që po shkatrrojnë këtë komb dhe këtë vënd, edhe krimin e dyfishtë ditën e sotme në Panaja.
Krimi zgjedhor është ai që pjell krimin e kusarisë apokaliptike të Edi Ramës me taksat, si TVSH e marrosur 20% edhe për bukën e gojës, me lloj lloj PPP që vetëm mëndja diabolike e këtij të çmënduri kleptokrat mund të stis, me lloj lloj konçensionesh ku fshihet si pronar real luvgati mafioz Edi Rama dhe
kusaria e fundit, shpikja dhe krimi më satanik i këtij kusari që nuk i shuhen epshet e kusarisë por i shtohen më tepër kur vjeth, ngritja djallëzore e çmimeve ku më skandaloze, më kriminale, më evidente dhe më sfiduse e më përbuzëse për shqipëtarët është ngritja e çmimit të karburanteve kur filloj lufta në Ukrainë, bler ndoshta nga kusarët e karburanteve që para katër vitesh, seps
“u rrit çmimi në bursën e Londrës moreeee……..” dhe tani që u ul çmimi nën nivelin e para luftës në burs, horri sharlatan që fshihet pas bordit të zi të tij KUNDËR TRANSPARENCËS ai, si kusar marifetçi i shejtanzuar, duke u tallur, qeshur e zgërdhir me cinizëm bashk me bordin, bën ulje e ngritje të vogla fiktive ( për tu tallur) duke mbajtur çmimin e ngritur të kusarisë së pamëshirrshme për popullin që grabit.
Njerëz, mos u qani për ish spiunët që nuk kan ngordhur akoma të kohës së pseudo socializmit të pseudokomunistit Enver Hoxha, por,
lemrisuni dhe tmerrohuni nga spiunët aktivë të gestapos (ish ndjespast PS) së krimit të tërmeteve zgjedhore që është gjeneza e çdo krimi që lulzon deri në tmerrin apokaliptik kombçfarosës, të krimit të spastrimit etnik.
Sot diskutohet asgjësimi i njerzimit nga bombat atomike, por mbi kokën tonë tashma ka rën bomba atomike e kusarëve Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe ajo termobërthamore e kusarit Edi Rama që çfarë nuk kan shkatrruar e rrafshuar pa mëshirë në këtë tokë dhe
ne nuk shpëtojmë nga asgjësimi si komb me këto bomba që tunden e hedhin vallen kërcënushëm mbi kokën tonë. dhe ne bëjm sehir duke ulur kokën me indiferentizëm ose nga nështrimi prej skllavi pa dinjitet ose vrapojmë të largohemi si emigrantë.
Kujdes nga spiuni (patronazhisti) i gestapos zgjedhore të Edi Ramës se po u përgjon pas dere, maskuar në fytyrë me ligjin e kuvëndit kundër spiunëve që nuk kan ngordhur akoma të pseudosocializmit!
Kush duhet te ishte bere me pare Ligji per spiunet e
serbit apo grekut apo spiunet e Sigurimit te Shtetit ?!
Apo te dy sebashku ?!…..!
Et’hem Loqja mos komento komentet e te tjereve, komento artikullin, po nuk pate tru se e ke pa asnje rrudhe fushe si fasule plla-qi nga ato te Korces, me mire hesht.
Ne KOMUNIZEM denoheshin mendimet ndryshe, ne “domokracine” tende nuk sulmohet nje mendim ndryshe, ne te kundert na kthen ne kohen e kriminelit Enver.
He me pac uraten e te me rruash, i ke vene gjosin dhe mbron nje te droguar qe e shiti Shqiperine per nje euro dhe komandohet nga PPP, oligarket dhe mafiozet.
SHQYPNIA ENVERISTE SI GJITHNJE PAS PILAFIT ME VENDIME GJYSMAKE AS MISH AS PESHK KUR SAPO PRESIDENTI ILIR META DOLI SI SPIUN I SIGURIMIT DHE NE NJE SITUATE ABSURDE KUR KRYEMINISTRI E KA BABANE KILLER VRASTAR TE ENVERIT QE NUK KA KERKUAR FALJE PER KRIMET E FAMILJAREVE TE TIJ
Si ne asnje vend tjeter te Botes Demokratike, ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore pas viteve 1990 gjithe nomenklatures komuniste dhe familjareve te tyre i u ndalua me ligj jo vetem te beheshin deputete, por nuk mund te punonin ne administraten publike, pinjolleve te tyre i u ndalua te kryenin biznes me fonde publike, ata qe kishin kryer krime u ndeshkuan nga Drejtesia me burgime te gjata dhe askush nuk u ankua per “Gjueti Shtrigash” apo per “Lufte Kllase” ligji ne fjale u pershendet nga SHBA dhe BE kjo per arsye se me pare dosjet e spiuneve te Sigurimit ishin hapur totalisht dhe ishin bere publike ne internet dhe shoqerite civile ne keto vende ish komuniste i pranuan keto ligje speciale si nje domosdoshmeri imediate per te rivendosur drejtesine morale ne shoqeri dhe si nje akt-pendimi ndaj klases se te perndjekurve politike dhe familjeve te tyre te masakruar nga xhelatet komuniste per dekada me radhe
NE DALLIM NGA SHQYPNI ENVERISTE PLOT ME SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT
Ku tani 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit del se Presidenti qe Edvini e hodhi me parashyte ne karriken e Babait te Kombit na paska qene spiun i Sigurimit HA-HA-HA me dosje me pluhur qe cuca e Edvinit e nxjerr nga kasaforta shteterore me pikatore enveriste duke harruar dosjen e Kristaq Rames, qe ishte U-BU-BU Killer Vrastar i Enverit, duke harruar dosjen e Gramoz Rucit U-BU-BU killeri gjakatar i Enverit qe vrau djemte e Shkodres dhe qe Edvini e beri Kryetar Kuvendi dhe qe nuk le rast per ta lavderuar per krimet e tij, duke harruar kjo cuca e dosjeve te Edvinit per Kryeprokurorin qe eshte pinjoll i Aranit Celes bashke me Kryetarin e SPAK qe ka qene hetues i Enverit bashke me Lukunine e ligjevenesit Fatmir Xhafaj me Lukunine e Babagjyshit Prokuror Spartak Braho me Kryeprokurorin Lamaj qe mburret ne media papushim per krimet e tij.
KU GJEN NJE VEND NE BOTE ME EKZOTIKO-KOMUNIST SE SHQYPNIA E EDVINIT?
Ku jeta e njeriut nuk vlen asnje grosh?
Per tu ndricuar mendjet e analisteve po bej nje analize pak me thelle te deklarattes se spiunit IM.Tha se ligjin e ri do ja futi Rames aty ku e ka qejf me nje fjale ne bythe. Pra e ofendon sipas tij duke e quajtur pederast.
Ky eshte mentaliteti i vertete dhe qendrimi primitiv i Metës. Nese do e pyesni ne konference shtypi per qendrimin ndaj personave me orientim te ndryshem seksual ju siguroj se do hiqet si europian duke deklaruar se per te jane njesoj si qytetaret e tjere.I verteti eshte ai primitivi qe i percmòn dhe diskriminon.