Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOKUMENTI: Historia e një mashtrimi, Veliaj padit për shpifje emisionin Piranjat dhe kanalin Syri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DOKUMENTI: Historia e një mashtrimi, Veliaj padit për shpifje emisionin Piranjat dhe kanalin Syri
KronikeKryesore

DOKUMENTI: Historia e një mashtrimi, Veliaj padit për shpifje emisionin Piranjat dhe kanalin Syri

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Shtetasi italian Gabriele Tarroni Longhinotti është arrestuar në vitin 2021 dhe u dënua nga Gjykata me 6 vite burgim për mashtrim.

Ky person u shfaq në një emision të transmetuar nga Syri TV, ku sulmoi ish-ortakun e tij në biznes, Alberto Presezzi, por në deklarime  përmendi edhe emrin e kryebashkiakut Veliaj.

Pas transmetimit të emisionit, kryebashkiaku njoftoi se ka paditur penalisht për shpifje televizionin Syri, emisionin “Piranjat”, një gazetar me emrin Bledian Koka dhe producentin e emisionit, të quajtur Vojo Bregu.

- Publicitet -

Në një dalje për mediat, avokati Plarent Ndreca bëri me dije se ditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është depozituar padia, ku deklarimet janë cilësuar si shpifje ordinere dhe falsifikim faktesh.

Gabriele Tarroni Longhinotti

“Përveçse një shpifje ordinere alla ‘babale’, duket qartë se kjo është një skemë mashtrimi, e cila ka si qëllim vetëm garën elektorale dhe denigrimin e kandidatit të PS. Skema provohet nga fakti se, menjëherë pas publikimit të këtyre fakteve të rreme, u përqafua nga kandidati i Partisë së Lirisë dhe eksponentët e Partisë së Lirisë. Kjo përbën një shkelje të rëndë të ligjit.

Përmes kësaj padie, ftojmë të gjithë ata që janë marrë me këtë skemë mashtrimi, të vijnë në gjykatë dhe të parashtrojnë faktet, ose ndryshe të mbajnë përgjegjësi ligjore për shpifjet e bëra dhe të përgënjeshtrojnë me të njëjtën mënyrë gënjeshtrën që kanë publikuar”, deklaroi avokati Ndreca.

I pyetur për këtë çështje, kryebashkiaku Veliaj tha se: “Dëshpërimi i Foltores dhe gjendja e rëndë në të cilën ndodhet dyshja Berisha-Meta, shkojnë deri atje sa përdorin televizionin e Zenit, paratë e Vojos dhe sajesat e një shtetasi italian, të certifikuar me vendim gjykate si mashtrues ordiner, për të kapur ndonjë votë aty-këtu.

Por, përveç përgjigjes së merituar që do të marrin nga qytetarët e Tiranës në 14 maj, non-gratat dhe delfinët e tyre do të detyrohen ligjërisht të përgënjeshtrojnë shkronjë për shkronjë e fjalë për fjalë të gjitha shpifjet e sajuara”.

Historia e mashtrimit 

Duket se gjithçka është një përpjekje për hakmarrje personale, ndaj ish-ortakut të tij, Alberto Presezzi, i cili e kishte denoncuar më herët Longinotti-n për mashtrim. Pas këtij denoncimi Longinotti u arrestua në muajin prill të vitit 2021, pasi Gjykata  kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën e mashtrimit.

Longinotti u akuzua për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë “BP”, së cilës i ka vjedhur shumën prej rreth 1 milion eurosh, si dhe akuzohej për falsifikim dokumentesh bankare.

Mësohet se i njëjti person është vetëofruar në disa televizione si dëshmitar, duke pretenduar se “di skandale të mëdha”, edhe pse nuk ka paraqitur deri tani dokumenta apo prova që të mbështesë deklarimet e tij. Synimi i tij mbetet sulmi ndaj ish-ortakut.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?