Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dollari, tani “euro” i ri. Valuta amerikane kapërcen 120 lekëshin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dollari, tani “euro” i ri. Valuta amerikane kapërcen 120 lekëshin
AktualitetEkonomi

Dollari, tani “euro” i ri. Valuta amerikane kapërcen 120 lekëshin

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Kriza, shumë pasiguri dhe lëvizjet e bankave qendrore nëpër botë po shkaktojnë stuhi në tregun e këmbimit valutor. Forcimi i vazhdueshëm i dollarit e ka kthyer atë në “euron” e ri në vendin tonë.

Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e fikson valutën amerikane në kuotën e 120.12 lekëve, nivel që nuk shihej që prej vitit 2017, para krizës financiare botërore. Në harkun e një jave, rritja ka qenë e madhe me 3.2 pikë kundrejt lekut.

Euro nga ana tjetër, po prek çdo ditë një fund të ri. Sot një euro këmbehet me 116.32 lekë. Fitorja e koalicionit të së djathtës ekstreme në Itali, frika nga recesioni dhe pasiguritë energjetike po i largon investitorët nga monedha e eurozonës.

- Publicitet -

Por braktisja dhe goditja më drastike është ajo që po pëson paundi britanik. Qeveria e re po planifikon shkurtime në taksa, në një kohë kur borxhi publik po bëhet më i kushtueshëm dhe inflacioni është në nivele rekord. Për rrjedhojë paundi ra në nivel historik kundrejt dollarit, ndërsa në vendin tonë u përkthye në një rënie me 4.7 pikë brenda ditës dhe sot këmbehet për 128.9 lekë, nga 133.6 lekë ditën e premte.

Një shkundje e tillë e tregut valutor do të japë efekte të mëdha në ekonominë tonë, që nga tendenca për t’iu larguar kursimeve në euro, te luhatjet e mëdha të kësteve të kredive në valutë dhe ulja e ndjeshme e fitimit për eksportuesit. Ndërsa përfitojnë ata që kanë një kredi në euro dhe të ardhura në lekë, tregtarët dhe shteti që pjesën më të madhe të borxhit të jashtëm e ka në euro.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  • Zjarri në Mallakastër ende aktiv, forca të shumta zjarrfikësish dhe FA në zonë, ndërhyhet nga ajri

Komentet e Fundit

  1. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  2. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Vlora 97 on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?