Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dominoja e përjashtimeve në KLP mban kreun e ri të Akuzës pezull
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dominoja e përjashtimeve në KLP mban kreun e ri të Akuzës pezull
KronikeLajmi i fundit

Dominoja e përjashtimeve në KLP mban kreun e ri të Akuzës pezull

Published: September 10, 2026
Shpërndaje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë arriti të mërkurën të krijonte kuorumin e nevojshëm për të vijuar seancën që ka si objekt shqyrtimin e kërkesës së kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm, Ylli Pjetërnika për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procedura e përzgjedhjes së aplikantëve, me pretendimin se ai gjendet në kushtet e konfliktit të interesit, si dhe të një serie kërkesash të disa anëtarëve për përjashtimin e njëri-tjetrit. Anëtari Erion Fejzulla, i larguar të enjten me argumentin se nuk donte të bëhej pjesë e një vendimarrjeje të paligjshme, deklaroi të mërkurën se ishte paraqitur me qëllim që të mundësohet kuorumi e të vijohet me procesin.

Megjithatë, gjatë mbledhjes që zgjati rreth tre orë, u arrit të merret vendim vetëm për një nga katër kërkesat për përjashtim të anëtarëve. Më konkretisht, u votua me 4 vota pro dhe tre kundër, që kryetarja Mirela Bogdani të mos marrë pjesë në shqyrtimin e kërkesës së anëtarit Zeqir Hoda për përjashtimin e kolegut Sokol Stojani në shqyrtimin e kërkesës së Pjetërnikajt për përjashtimin e Sakës.

Seanca për vijimin e shqyrtimit të kërkesave të tjera për përjashtim u shty përsëri për të enjten në orën 10:00.

- Publicitet -

Anëtarët e KLP-së gjatë të katër mbledhjeve të dështuara për mungesën e kuorumit, e kanë vendosur theksin në rëndësinë e procesit për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të ri. Nga ana tjetër, një kërkesë e kandidatit Ylli Pjetërnika për përjashtimin e Stakës futi në ngërç të gjithë procesin.

Staka nga ana e tij kërkoi përjashtimin e anëtarit Zeqir Hoda, ky i fundit përjashtimin e anëtarit Sokol Stojani dhe Stojani përjashtimin e kryetares së KLP, Mirela Bogdani.

Të mërkurën, Hoda lexoi kërkesën e tij për përjashtimin e Stojanit nga shqyrtimi kërkesës së Stakës, si dhe një kërkim të dytë, për përjashtimin po të Stojanit nga shqyrtimi i kërkesës së kandidatit Pjetërnikaj. Sipas Hodës, anëtari Sokol Stojani, ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me verifikimin e Stakës në vitin 2019 kur ushtronte funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe se ky fakt e vendos në kushtet e konfliktit të interesit për të shqyrtuar kërkesën e Pjetërnikajt.

Stojani deklaroi se nuk e kuptonte kërkesën e fundit për përjashtim, pasi kishte qenë në pozicionin e drejtorit në Prokurorinë e Përgjithshme në atë kohë dhe i ishte lënë detyra të trajtonte si rast. Pas dorëzimit të kësaj kërkese të anëtarit Zeqir Hoda, nga disa anëtarë u kërkua kohë që ta shqyrtonin, duke pasjellë shtyrjen e mbledhjes plenare.

Për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, me një mandat 7-vjeçar janë në garë prokurori i SPAK, Adnan Xholi; ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku e cila aktualisht e ushtron funksionin pranë Prokurorit së Apelit Tiranë; prokurorja pranë Eurojust, Fatjona Memçaj; prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto; si dhe prokurori i Tiranës, Ylli Pjetërnikaj, i cili aktualisht është pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

E.Hoxhaj / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?