Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Domosdoshmëri njohja e Kosovës! Rama në Këshillin e Atlantikut: Ja pse lufta Izrael-Hamas është e rrezikshme për rajonin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Domosdoshmëri njohja e Kosovës! Rama në Këshillin e Atlantikut: Ja pse lufta Izrael-Hamas është e rrezikshme për rajonin
Lajmi i funditPolitike

Domosdoshmëri njohja e Kosovës! Rama në Këshillin e Atlantikut: Ja pse lufta Izrael-Hamas është e rrezikshme për rajonin

Published: November 27, 2023
Shpërndaje

Shqipëria dhe rajoni, për kryeministrin Edi Rama ndodhen në ditët e tyre më të mira, ndaj konflikti në botë nuk duhet të kalojë në kufijtë e rajonit.

Deklaratat kryeministri Rama i bëri në Këshillin e Atlantikut, ku u diskutua mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane. Në fjalën e tij, kryeministri Rama vuri theksin në domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

“Nesër është përvjetori i 111 pavarësisë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, por edhe rajoni. Edhe Shqipëria edhe rajoni kanë nevojë për më shumë më tepër, kemi sfida dhe jam një person që beson fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë pa menduar të bësh një rajon më të mirë. Në këtë botë, na duhet të mësojmë e punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë ne duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit, rajonit por edhe i botës. Kur them rajoni s’ka qenë asnjëherë më mirë, nënkuptoj krahasuar me disa vjet më parë. Por sigurisht kemi probleme, kemi ende një elefant të madh në dhomë, njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë. Kjo pjesë më e vështira deri më sot, ka treguar se është domosdoshmëri. Kanë ndodhur hapa pas, e mangësi që do vijojnë të ndodhin. Në kontekstin më të gjerë, agresioni rus në Ukrainë, lufta mes Izraelit e Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë rajonit tonë”, -tha Rama.

- Publicitet -

“Ne jemi një rajon që ka kompleksitete shumë të mëdha, jemi një rajon shumë fetar. Shqipëria është një vend fetar ku myslimanë e krishterë jetojnë në harmoni. Ja pse besoj se lufta Izrael Hamas është e rrezikshme. Sepse Hamas, është agjent kaosi dhe ky kaos, që duan ta përhapin kudo jo vetëm në lindjen e mesme, mund të ndikojë edhe rajonin tonë nëse nuk bëjmë të gjitha gjërat e nevojshme, për ta mbajtur kaosin jashtë. Nga ana tjetër, kjo situatë, që është përmirësuar shumë duhet të trajtojë e të zgjidhë këtë çështje mes Kosovës e Serbisë, në njohje të plotë të Kosovës, me paqen përfundimtare.

Ajo çka ndodhi pak muaj më parë, ishte një shenjë shumë e fortë, dhe një këmbanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për t’u bërë vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë, por edhe e Beogradit që nuk e dënoi, por shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Edhe një herë, duhet të mos biem pre e konfrontimeve, përshkallëzimeve, por të trefishojmë përpjekjet për paqe.

Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës, dhe duke pranuar në parim asociacionin kryeministri i Kosovës, ka dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi, apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”, vijoi më tej Rama.

 

p.k\dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  • 01 shtator 2026
  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?