Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Donald Trump në rrezik, sondazhi: 4 në 10 amerikanë besojnë se ka shkelur ligjin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Donald Trump në rrezik, sondazhi: 4 në 10 amerikanë besojnë se ka shkelur ligjin
AktualitetBote

Donald Trump në rrezik, sondazhi: 4 në 10 amerikanë besojnë se ka shkelur ligjin

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

Ish-presidenti Donald Trump ka dalë kryesisht i padëmtuar politikisht nga padia e ngritur kundër tij në Nju Jork. Por një sondazh i ri tregon se hetimet në Xhorxhia dhe Uashington mund të rezultojnë më problematike.

Sondazhi i agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendra për Kërkimin e Marrëdhënieve Publike NORC zbulon se 4 në 10 të rritur amerikanë besojnë se ish-presidenti Trump ka vepruar në mënyrë të paligjshme në Nju Jork, ku ai është akuzuar në lidhje me pagesat e fshehta të bëra për gratë që pretendonin se kishin patur me të marrëdhënie seksuale.

Sondazhi zbulon se rreth gjysma e të gjithë të rriturve amerikanë besojnë se ai ka thyer ligjin në Xhorxhia, ku ai është nën hetim për ndërhyrje në numërimin e votave në zgjedhjet e vitit 2020.

- Publicitet -

Sondazhi zbulon se rreth gjysma e të anketuarve mendojnë në mënyrë të ngjashme për rolin e tij në sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021 dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në Mar-a-Lago, të dyja çështje nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë.

Anketat tregojnë se akuzat e mundshme në të ardhmen në rastet kundër zotit Trump mund të rezonojnë më thellë me publikun amerikan sesa mbulimi i supozuar i pagesave ndaj aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels dhe grave të tjera në kulmin e fushatës së vitit 2016 – akuza që gati 6 në 10 të rritur amerikanë besojnë se ishin të motivuar politikisht.

Ndërsa çështja tërhoqi mbulim intensiv mediatik dhe e bëri atë ish-presidentin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që u akuzua penalisht, ekspertët ligjorë kanë argumentuar prej kohësh se hetimet e tjera paraqesin rrezik potencial shumë më serioz. Rasti i Xhorxhias, në veçanti, ka të bëjë edhe me disa mbështetës të vjetër të zotit Trump.

Sondazhi ofron prova të mëtejshme se Trumpi është përballur me pasoja të kufizuara politike nga aktakuza, e cila rezultoi në një përfitim masiv për grumbullimin e fondeve. Fushata e tij ka grumbulluar më shumë se 15 milionë dollarë që kur u publikua lajmi i aktakuzës – një pjesë e madhe nga donatorët e rinj.

Ndërsa sondazhi zbulon se vetëm 30% e amerikanëve, përfshirë 55% e republikanëve, thonë se duan që zoti Trump të kandidojë përsëri për president në vitin 2024, këto shifra kanë ndryshuar pak nga një sondazh i AP-NORC i kryer në janar. Mbështetja për zotin Trump ka mbetur gjithashtu konstante: 34% e të rriturve amerikanë në përgjithësi dhe 68% e republikanëve thonë se kanë një opinion të favorshëm për të, ngjashëm me tre muaj më parë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?