Kur bateria e iPhone apo telefonit tuaj shuhet pas disa orësh dhe e bën telefonin të pamundur për t’u përdorur për pjesën më të madhe të ditës, ju e dini që keni probleme të pazgjidhura teknologjike, përveç karikimit apo dhe blerjes së një të reje nëse e vjetra nuk mban. Një mënyrë për të rritur në çast fuqinë e baterisë është thjesht shkurtimi (heqja) i/e disa aplikacioneve nga pajisja juaj. Dhe megjithëse fshirja e aplikacioneve mund të jetë e dhimbshme, do të mësoheni me mungesën e tyre dhe mund të përfitoni nga një përvojë më e mirë e përgjithshme e iPhone, kur telefoni juaj është i lirë nga këta ‘fajtorë’ që thithin baterinë. Ekspertët e ‘Apple’ thonë se duhet të fshini aplikacionet në iPhone për të rritur jetëgjatësinë e baterisë.
Hiqni Snapchat,
konsumon 45% të baterisë
Një prej tyre është “Snapchat”. Të gjithëve mund t’i duam filtrat në Snapchat, por Alvin Wei, bashkëthemeluesi dhe CMO i SEOAnt, paralajmëron se ky aplikacion për ndarjen e videove është një nga shkarkimet më të mëdha të baterive që mund të keni në iPhone. “Më shumë sesa energjia që harxhon për të ngarkuar videot, Snapchat gjithashtu dëshiron vazhdimisht të dijë vendndodhjen tuaj dhe duke bërë këtë konsumon më shumë energji baterie”, thotë Wei.
Një fakt: Snapchat dihet se konsumon deri në 45% të baterisë së iPhone, kur përdoret për disa orë çdo ditë, thotë Wei. Fshirja e Snapchat ofron një mënyrë të shpejtë dhe efektive për të rifituar fuqinë e vlefshme të baterisë. Por nëse vazhdoni të përjetoni shkarkim të shpejtë të baterisë, mund të jetë koha për të vlerësuar se si disa nga aplikacionet e tjera të mediave sociale që përdorni janë efektivisht burimi juaj i energjisë.
Fshini dhe rrjetet sociale, mbani vetëm
një. Ja sa harxhojnë FB dhe Twitter
Sipas Leon Bierhals, CTO i WREI.org, çdo aplikacion ka efekte të ndryshme në jetëgjatësinë e baterisë, por fshirja e të gjithëve do t’ju ndihmojë patjetër. “Fshirja e Facebook mund t’ju kursejë deri në 20% të jetëgjatësisë së baterisë dhe fshirja e Instagramit mund t’ju kursejë deri në 25%”, thotë Bierhals. Nëse nuk jeni të entuziazmuar për fshirjen e mediave sociale dhe mbështeteni në disa prej këtyre mediave për t’ju mbajtur në kontakt me të tjerët dhe botën më të gjerë jashtë dritares suaj, merrni parasysh të mbani një dhe të fshini pjesën tjetër. Në disa raste, si me Facebook dhe Twitter, qasja në këto sajte nëpërmjet shfletuesit tuaj në vend të një aplikacioni mund të ndihmojë gjithashtu në kursimin e energjisë së baterisë.
