Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja britanike dorëhiqet pasi mediat zbulojnë që kishte mashtruar 10 vjet më parë se i kishin vjedhur celularin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ministrja britanike dorëhiqet pasi mediat zbulojnë që kishte mashtruar 10 vjet më parë se i kishin vjedhur celularin
BoteLajmi i fundit

Ministrja britanike dorëhiqet pasi mediat zbulojnë që kishte mashtruar 10 vjet më parë se i kishin vjedhur celularin

Published: November 29, 2024
Shpërndaje

Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha dorëheqjen të premten për shkak të një dënimi të dhjetë viteve më parë për mashtrim, pasi pati pretenduar se i kishin vjedhur celularin.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, zonja Haigh tha se: “Mbetem plotësisht e përkushtuar ndaj projektit tonë politik, por tani besoj se do t’i shërbehet më mirë me mbështetjen time nga jashtë qeverisë”.

“Unë e vlerësoj se sido që të jenë faktet e çështjes, kjo çështje në mënyrë të pashmangshme do të jetë një shpërqendrim nga kryerja e punës së kësaj qeverie dhe politikave të cilave i jemi përkushtuar bashkërisht”, ka shkruar ajo.

- Publicitet -

Dorëheqja erdhi disa orë pasi kanali televiziv Sky News dhe gazeta The Times e Londrës raportuan se zonja Haigh ishte akuzuar për mashtrim pasi raportoi se i ishte vjedhur një celular pune, kur u grabit në vitin 2013. Ajo më vonë tha se e kishte renditur celularin gabimisht ndër sendet e vjedhura.

Pasi gjeti telefonin dhe e ndezi sërish, ajo u thërrit për t’u marrë në pyetje nga policia. Zonja Haigh pranoi fajësinë për mashtrim nëpërmjet keqinterpretimit dhe iu dha lirimi me kusht.

Në një deklaratë përpara dorëheqjes së saj, zonja Haigh tha se “sipas këshillës së avokatit tim deklarova fajësinë – pavarësisht faktit se ky ishte një gabim i vërtetë nga i cili nuk përfitova. Gjykatësit i pranuan të gjitha këto argumente dhe më dhanë masën më të ulët penalizuese”.

 

Zonja Haigh, 37 vjeçe, ka përfaqësuar në parlament një distrikt në Sheffield, Anglinë veriore, që nga viti 2015 dhe u emërua në postin kyç të transporteve pasi Partia Laburiste e qendrës së majtë të Kryeministrit Starmer fitoi zgjedhjet në korrik.

Kryeministri Starmer emëroi 49-vjeçaren Heidi Alexander, si zëvendësuese të zonjës Haigh. Zonja Alexander u rikthye në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut, pas një periudhe mungese 6-vjeçare, një pjesë të së cilës ajo e kaloi në bashkinë e Londrës, me një pozicion të spikatur si drejtuese për sistemin e transportit të kryeqytetit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • capi says:
    November 30, 2024 at 1:44 am

    S’ke cben, nje celular dhe arke me peshk u be sebep dhe ketej nga anet tona. Por e keqja eshte se tek ne rrjeta e drejtesise ze keto korrobacet. Se moj xhan kemi ca “orca” qe ca mender gjykates kane frike tu dalin perpara jo me ti fusin brenda.

    Reply
  • vlonjati says:
    November 30, 2024 at 4:40 am

    I thone vend demokratik jo vend me nje sistem te ri boteror .Vidh sa te duash ,vri sa teduash ,pasuri miliardash dollare ,familja beriasha,vidh sa te duash klasi socialist .Asnje here nuk do kemi shtet po nuk u be si hang kong 100 e disa vjet me pare .Ky degjenerim ,ky sistem do vazhdoj deri sa te vazhdoje se egzistuari shqiperia

    Reply
  • Patriot says:
    November 30, 2024 at 7:01 pm

    E keni gabime, keta duhet te mesojne nga ne. E harruat fjalimin e gjigandit me emigrante? E shporrem armiken e popullit angleze qe nuk donte emigrantet tone te paligjshem. Shoqja Bela homologe e kesaje jo vetem qe nuk po I hyne gjembe ne kembe por eshte duke hyper lart e me larte. Merrni shembulle shoke angleze nga demokracia jone e solidarizuare.

    Reply
  • mali says:
    November 30, 2024 at 7:51 pm

    Llafe pazari qe kjo kokekuqja ka kerkuar strehim politik ne shqiperi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?