Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja 5D, përplasje në seancë gjyqësore, kërkesa për gjykim të shkurtuar shkakton debat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dosja 5D, përplasje në seancë gjyqësore, kërkesa për gjykim të shkurtuar shkakton debat
AktualitetKronike

Dosja 5D, përplasje në seancë gjyqësore, kërkesa për gjykim të shkurtuar shkakton debat

Published: May 22, 2025
Shpërndaje

Seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurve të dosjes 5D është shoqëruar me tensione. Përplasjet dhe debatet kanë nisur pas një kërkese për gjykim të shkurtuar.

Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka kërkuar të mos nisë shqyrtimi gjyqësor i çështjes nëse më parë nuk merret një vendim për këtë kërkesë. Edhe avokatët e të pandehurve të tjerë Ermir Beta dhe Ardian Leka kërkuan shtyrjen e seancës për të njëjtin motivacion.

Ndërkohë avokatja Evi Sheri, e të pandehurit Taulant Tushe, ndryshe nga të tjerët ka kërkuar që seanca të mos të shtyhet, duke shkaktuar kështu debat mes tyre. Prokurori i çështjes, Klodian Braho deklaroi se kërkesa nuk ka pse të shërbejë si arsye për t’u shtyrë seanca.

- Publicitet -

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro
  • Foto-lajm: Droga brenda burgut 313 u fsheh te makaronat e gatuara
  • “Edhe kryeministri merr pjesë”: Nga 25 vite burg në Belgjikë, te qelia e SPAK, profili i njeriut që zgjidhte kriza miliona euro
  • Tjetër tragjedi brenda familjes në Greqi, çifti me origjinë nga Gramshi
  • Një vështrim mbrapa: Ne jemi më të informuar se kurrë, por…

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  3. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Haloefect on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Yp Xhixhi on Media franceze: Ermal Beqiri milioner, u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?