Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja e SPAK për Llogaranë: Zbulohet kush është Pëllumbi në mesazhet Balluku-Berberi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dosja e SPAK për Llogaranë: Zbulohet kush është Pëllumbi në mesazhet Balluku-Berberi
KronikeLajmi i fundit

Dosja e SPAK për Llogaranë: Zbulohet kush është Pëllumbi në mesazhet Balluku-Berberi

Published: November 14, 2025
Shpërndaje

Në dosjen e SPAK-ut për tunelin e Llogarasë përmendet emri i një personazhi, që qendron në hije. Madje ka një bisedë midis Berberit dhe Ballukut, ku flitet hapur se është ndryshuar njëri nga kushtet e tenderit pasi kompania e këtij biznesmeni nuk mund të kualifikohej, duke ndryshuar kushtet e tenderit në kundërshtim me ligjin.

BELINDA BALLUKU: Një pyetje

EVIS BERBERI: Po

- Publicitet -

BELINDA BALLUKU: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme Nga 5 vite ne 3???

EVIS BERBERI: Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit

BELINDA BALLUKU: Po cne? Kush e beri kerkesen e KPP?

EVIS BERBERI: Ne kpp cfare kerkese eshte bere Te takimi qe patem ne dt 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai s’e kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty.”

Duke verifikuar emrat e kompanive, që kanë marrë pjesë edhe te tenderi i parë i anuluar, por edhe tek tenderi i rishpallur del në pah vetëm një “Pëllumb” dhe ky është njëri nga administratorët dhe njëkohësisht aksioneri kryesor i kompanisë “Alb-Building” Pëllumb Beta.

Nuk ka prova që ky është i njëjti person, por ka indicie që ky është i vetmi subjekt me këtë emër që ka qenë pjesë e garës në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Një javë pas shpalljes së fituesit të tenderit, dyshimet për korrupsion me këtë tender do të spostoheshin në sallën e parlamentit, ku deputeti, Bujar Leskaj, do të shkëmbente replika me ministren e Infrastrukturës, Balluku.

“Ministria e Infrastrukturës në garën për tunelin e Llogorasë zgjodhi ofertën me vlerë më të lartë, 170 milionë euro nga 158 që ishte e dyta. Me të drejtë deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati e denoncoi këtë fakt, duke denoncuar ministrinë dhe duke e paralajmëruar në emër të PD-së për kallëzimin penal për 12 milionë euro, që është diferenca e ofertës së shpallur fituese me atë që është me vlerë më të ulët”, do të deklaronte asokohe deputeti Bujar Leskaj nga salla e Kuvendit.

Ministrja Balluku nuk do t’i kursente replikat me ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke deklaruar se vlerësimi në këto tendera bëhej në bazë të pikëve. Por pa dhënë informacione të tjera për tenderin dhe kompanitë pjesëmarrëse.

Nga hulumtimi i dokumenteve zbulohet edhe një detaj. Te specifikimet teknike, në faqen 24, deklarohet se kompania e huaj duhet të bëjë ekuivalentimin e licensave profesionale të lëshuara nga vendi i origjinës, për kategoritë e punimeve në Ministrinë e Infrastrukturës. Madje, në rast të mosdorëzimit të këtyre dokumenteve, kompania do të skualifikohet.

Por, a është plotësuar ky kriter? Në portalin qeveritar e-Albania ilustrohet se si mund të kryhet regjistrimi dhe të dorëzohet elektronikisht kërkesa për ekuivalentimin e këtyre licencave. Për njehsimin e licencave profesionale, sipas e-Albania duhen, të paktën, 38 ditë.

Edhe sikur kompanitë turke të kishin aplikuar në ditën e parë të shpalljes së tenderit, ato përsëri nuk do të arrinin të realizonin ekuivalentimin e licencave brenda afateve. Dega në Shqipëri e kompanisë së përzgjedhur është hapur një muaj pasi kanë fituar tenderin nga Ministria e Infrastrukturës.

Si kanë arritur kompanitë turke të kualifikohen kur ekuivalentimi kërkon më shumë kohë se afati i fundit i dokumenteve?

Ministria e Infrastrukturës, në fazën e “arnimit” të dokumenteve, ka zbutur edhe kriterin për projekte të ngjashme, ku përfshihej ndërtimi i 4 urave me gjatësi 120 m. E kanë hequr dhe kanë vendosur si kriter vetëm punë të ngjashme për ndërtimin e vetëm një ure të tillë.

Përgjimet dëshmojnë se dokumentet e tenderit kanë edhe “arnime” të tjera, të cilat lidhen me kompaninë nënkontraktore.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, konsorciumi i kompanive “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi And Asl Insaat Taahhmut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi” është shpallur fitues në kundërshtim me ligjin nga Belinda Balluku dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.

o.p. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ekuacioni me disa të panjohura! says:
    November 14, 2025 at 11:13 am

    Ky veprim është ekuacion me më shumë se dy të panjohura dhe nuk mund t’a zgjidhë as SPAK-u, as Leskaj që nxjerr ofertën më të lirë, as Kontrolli i Shtetit dhe asnjë individ tjetër. Arsyeja është se për të caktuar se kush e ka ofertën më të mirë dhe më të justifikuar si çmim, duhet të mblidhen disa komisione specialistësh dhe secili prej tyre të argumentojë ofertat për specialitetin e tyre. Është gabim që shikohet vetëm çmimi dhe të thuhet se humbën 12 milionë nga oferta tjetër, sikurse veprohet në Shqipëri. Është njëlloj sikur blen më lirë domate me pesticide dhe domate bio, që duhet të paguash më shumë. Që të luftohet korrupsioni dhe SPAK-u të mos akuzojë pa të drejtë, duhet që vendimarrja të kryhet jo nga një individ, por nga një Komision i përbërë me specialista të fushave të ndryshme, si inxhinjera ndërtimi, jurista, financierë, etj., ku secili prej tyre argumenton se çfarë ka paraqitur firma si ofertë. Ana teknike e ofertave është parësore në ndërtim, veçanërisht në tunelet, sepse nuk është një “vrimë” dhe mund të të bjerë diçka mbi kokë, ashtu sikurse i ndodhi firmës që ndërtoi “rrugën e Kombit” në tunelin e Bostonit. Pra shkurt, për ofertën fituese duhet të hedhin firmën specialistët përkatës dhe jo titullari i ministrive dhe përgjegjsia për pasojat të jenë ndaj tyre.

    Reply
  • Aldrinp says:
    November 14, 2025 at 3:42 pm

    Ne fakt problemi nuk eshte sa kushtonte Tuneli, 158 apo 178 milione euro.
    Sa vendoset qe te behet pazari, kjo eshte loja, pastaj Llogarite luajne rruges.
    Po mor po, heqim kete pike e shtojme kete pike
    Dhe, dilte kjo kurva xhiro me makine me kete Berberin
    Dhe, perjashtonte Spirpicka deputetet e PDse, se gjoja keta rrugace ju prishnin seancen.
    Po ca eshte Seanca?
    Seanca eshte vendi ku Ramuti dhe Kurvat sherbetore kalojne ligjet qe te vjedhin Shqiperine.
    Nuk u pa nje arsyetim llogjik pse u be Tuneli?
    Pse u be TUneli?
    Pse u shkallmua LLogaraja?
    Pse u shkallmua Shashica?
    Nderkohe ne mes te Vlores kriza e qarkullimit vazhdon
    Rruge te prishura, dhe makinat nuk kane nga vene?
    Tuneli ashtu si Shashica jane shpikje per te vjedhur
    Nuk ishte nevoja e shqiptareve, po uria e Rames & Co per te vejdhur gjithe Shqiperine
    Tani i jane turrur gjithe Shqiperise me paketen e Maleve
    Dhe, do prishi dhe Pashalimanin per te ndertuar anije!?
    Prishi Portin e Durresit ku behej Remonti, dhe ju turr Pashalimanit
    Ky nuk mbahet, po dhe qipot rrine si legene neper lokale
    He more, jepini, merreni te gjithe Shqiperine me nje VKM
    Nxirrini nga shtepite dhe ata qe kane ngelur, dhe merruani te gjitha
    Kete meriton ky popull zorraxhi

    Reply
  • Lira says:
    November 14, 2025 at 4:35 pm

    KY BREZ I MALLKUAR
    QE VEC HA E LLAP
    E NUK I BEN BYTHA
    TE KERKOJ HESAP

    SHTRENJTE DO TA PAGOJE
    GJERSA DY ZHELAN
    NJE SAL E NJE PALLOSH
    LESH ME TA PO LAN

    Reply
  • Larguar says:
    November 14, 2025 at 7:25 pm

    I beni nje kontroll atij tuneli, se mesa po lexojme e degjojme, cilesia and siguria e tij mund te jene problematike. Kjo duhet te shqetesoje shqiptaret tani, se do iu iki koka perposhte tij.

    Reply
  • demo says:
    November 15, 2025 at 12:23 am

    Ne emer te pikeve,te Ekuivalentimit te licencave(shqip,barazvlefshmeria e lejeve ose thjesht vlefshmeria e lejeve,se kto pa shkolle lyhen me boje me xixa) u la Tuneli pa supervizim dhe sipas gojeve te liga edhe Betoni i mureve pa hekur,.prandaj therriste specialisti grek:O Elvis !Nuk eshte Tuneli vetem nje vrime!
    Tani o SKAP nxirrja Ekivalentimin nga bytha,se me ekuivalentime,Autoritete aeroportuale,TECE Lundruese,Energjia Fotovoltaike hutojne mullenjat keto shejtankat me boje.

    Reply
  • demo says:
    November 15, 2025 at 12:34 am

    Edhe supervizimi prape eshte i tepert,sepse ne shqiptaret i themi-MBIKQYRJE,Eshte pa shkolle kurva e mutit,prandaj mi ngren kacabujt.Me ksoj llapa llapa nga Rama shpeton,Nga SPAKU nuk shpeton.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?