Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOSJA SPAK: “I dashur Fra’… Mesazhet Rrjepaj-Rrapaj dhe shmangia për të vënë në punë qendrën e sterilizimit (që ishte gati) implikojnë ish-ministrin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DOSJA SPAK: “I dashur Fra’… Mesazhet Rrjepaj-Rrapaj dhe shmangia për të vënë në punë qendrën e sterilizimit (që ishte gati) implikojnë ish-ministrin
KronikeKryesore

DOSJA SPAK: “I dashur Fra’… Mesazhet Rrjepaj-Rrapaj dhe shmangia për të vënë në punë qendrën e sterilizimit (që ishte gati) implikojnë ish-ministrin

Published: August 20, 2023
Shpërndaje

Në shkurt të vitit 2014, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori një kërkesë nga drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu – sot ministre e Shëndetësisë, për të vënë në punë një qendër moderne sterilizimi që flinte prej vitesh në spitalin e ri të urgjencës, por kërkesa mbeti pa përgjigje.

Kapaciteti i qendrës së sterilizimit mbulonte rreth 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit nga 50 mijë që raportoheshin se ishin kryer në vitin 2013, por nuk ishte vënë në punë për shkak se nevojitej trajnimi i stafit mbështetës.

Por edhe pse u vu në dijeni për investimin e kryer, ministri Beqaj i hapi dritën jeshile vazhdimit me procedurat e koncesionit. Sipas një auditi të mëvonshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, qendra publike e sterilizimit parashikohej të funksiononte me 96 milionë lekë në vit ose gati 5 herë më pak nga vlera prej 558 milionë lekësh që kompania koncesionare faturoi në vitin 2016 për të njëjtin shërbim.

- Publicitet -

Sipas Gjykatës së Posaçme, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, pasi e kishte marrë paraprakisht vendimin për dhënien e shërbimit me koncesion.

“Nga analiza e të gjithë provave të para në unitetin e tyre, gjykata çmon se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rrjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion…,” arsyeton gjyqtari Bani, duke shtuar se fituesit e paracaktuar ishin Ilir Rrapaj dhe shtetasi Italian Umbro Staccini.

Sipas dosjes, Beqaj ishte në dijeni të marrëdhënies së ngushtë miqësore mes zëvendësit të tij dhe Rrapajt si dhe të përfshirjes së këtij të fundit në përgatitjen e studimit të fizibilitetit, që i hapi më pas rrugën fitores së tij.

Nga sekuestrimi i postës elektronike të Rrjepajt, hetuesit veçojnë dy emaile të dërguara nga Ilir Rrapaj në shkurt dhe mars të vitit 2014, përmes së cilave i dërgon dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit.

“I dashur Fra’! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,” i shkruante Rrapaj zv.ministrit Rrjepaj.

Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv.ministri ia pason emailin shefit të tij, Ilir Beqaj në emailin zyrtar dhe atë privat.

Gjithashtu brenda një jave në qershor 2014, Rrapaj dhe ortaku i tij Italian kanë ardhur në Tiranë dhe janë kthyer në Itali, ndërsa dy krerët e Ministrisë së Shëndetësisë, Beqaj dhe Rrjepaj kanë udhëtuar gjithashtu drejt Italisë.

Më 15 qershor 2014, Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj janë kthyer së bashku në Tiranë nga Roma me të njëjtën linjë avioni.

“Vetëm një muaj pas udhëtimit me avion, Rrapaj krijon në Prishtinë shoqërinë Investital, e cila do të bëhej më pas fituese me 40% e koncesionit. Kjo kompani u themelua gjithashtu vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i Ministrit të Shëndetësisë “Për ngritjen e komisionit të dhënies së koncesionit” dhe ka pasur vetëm një të punësuar, Ilir Rrapajn,” thuhet në vendim.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu komunikime dhe udhëtime të përbashkëta të ministrit Beqaj me përfituesit pas dhënies së koncesionit, që sipas gjyqtarit Bani duhej të përbënin indicie për hetime të mëtejshme në drejtim të veprës penale të korrupsionit.

Më 25 shtator 2016, ish-ministri Beqaj dhe administratori i kompanisë koncesionare, Admir Daca kanë udhëtuar me të njëjtin avion të “Austrian Airlines” drejt Vienës, ndërsa më 23 maj 2017, Beqja dhe Rrjepaj janë kthyer në Shqipëri nga Roma me të njëjtin avion me Ilir Rrapajn dhe Umbro Staccini.

Udhëtimi i fundit në dosje është identifikuar më 13 mars 2018, kur Beqaj, Rrjepaj, Rrapaj dhe Staccini kthehen me të njëjtën makinë nga dogana e Morinit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

—-

FOTO: Rrjepaj e Rrapaj në sallën e gjyqit, djathtas Beqja në Parlament

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • K R says:
    August 20, 2023 at 1:46 pm

    Ato tre gishtat e Beqes do t thor qe ne ate banken e te akuzuarve duhet te ishin jo dy po tre. Edhe ti o Beqe se ti ben muuu qe je hajdut

    Reply
  • Une besoj says:
    August 20, 2023 at 1:46 pm

    Po nuk eshte Edi, se mendojme se eshte Edi. Eshte e gjithe struktura dhe aparati obortar i ndertuar ne keto 30 vjete. Ligj pas ligji, VKM pa VKM-je, Kongres pas Kongresi, te gjithe se bashku jane ushqyer tek buxheti i shtetit me kersheri e jane shendruar ne kuçedra e gogole frenues, sabotues dhe shtypes te perfaqesimit te drejte, inisiatives se lire dhe mbi te gjjtha dinjitetit njerezor. Eye of Sauron

    Reply
  • intelektuali says:
    August 20, 2023 at 2:34 pm

    RRJEPAJ I BEQES QE TE RRJEP

    “Edhe Engjelli, edhe Djalli ndodhen brenda tek i Gjalli” ka shkruar Hamit Beqja ne librin e tij “Rreth edukates qytetare”, por qe nuk edukoi dot cunin e tij dhe qe nuk e hoqi dot “Djallin” enverist nga trupi i tij duke u vene ne sherbim te plote te mafies se Rilindjes Socialiste dhe qe ka emeruar Rrjepajn qe te rrjep si bedel te cunit te Hamit Beqjes.

    Reply
  • 123 says:
    August 20, 2023 at 3:00 pm

    PESHKAQEN SI BEQA
    RRALLE NJEH KY VEND
    KUR TI DALIN LAKRAT
    DO HABIS GJITHKEND

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    August 20, 2023 at 3:12 pm

    Jashte cdo diskutimi qe duhej te futej ne perdorim ne Spitalin Universitar i cili nuk ka pse te perzihet me te tjeretsepse esjhte njeheresh dhe per te nxene dhe studimor. bllokimi i tij hapi rruge per zmadhimin e vleres se concesionit qe duhej te ishte vetem per te tjeret
    Kjo te kujton vitet 98-99 kur prishen autotransformatorin e koronarografise dhe i çonin ne Janine me parewt e BE dhe merrnin nje perqinde… ashtu edhe qindre here me skanerat dhe aparaturat e tjera dhe i conin pacientet te privata prone dhe e mjekeve te QSTU..

    Reply
  • korçari says:
    August 20, 2023 at 3:18 pm

    Ilir Beqaj duhet te denohet ne makimum pasi ka demtuar shendetin e popullit te vet dhe kjo eshte me e rende se çdo gje tjeter,sigurisht t’i sekuestrohet çdo lloj pasurie dhe t’i kthehet popullit.Pa meshire ndaj kesaj bande (te majte apo te djathte)pasi kjo bande eshte arsyeja kryesore qe ky popull nuk po ngre koke…

    Reply
  • demo says:
    August 20, 2023 at 4:06 pm

    Kur u sajua ky koncesion i perbindshem,jo vetem u bllokua QENDRA E STERILIZIMIT NE QSUT,por u bllokyan edhe autoklavat neper Kirurgjite e rretheve,u nderpre Furnizimi i Spitaleve dhe materniteteve me paisje dhe detergjente sterilizimi,si doreza,galloshe,alkool,.As Jod nuk kishte neper spitale.
    Sepse gjithcka duhej te ishte ne varesi te Kompleteve qe sillte Ilir Rrapaj,,Bisnesmeni italian(Skenderaj,komuna Kuc,Qarku Peruxhia,Itali) me Bisnes 1 mije euro dhe me nje te punesuar-VETEN E TIJ.
    Dijme mungesat,,Dijme pezullimet e Operimeve,por nuk dijme pasojat e kesaj Estrade.
    Sa jete shqiptaresh kushtoi ky Koncesion?
    Pershendes Drejtesine e re.Uroj ti shkoje deri ne fund kesaj Bande.

    Reply
  • ¿? says:
    August 20, 2023 at 4:07 pm

    Po ky Edvini nuk dinte gje fare? Apo mori nje zarf dhe nuk pyeti perse e kishte merituar kete zarfin. E ka mire a,i pergjegjesia penale eshte personale, po Karministri nuk ka asnje pergjegjesi politike kur ministrat dhe zvkarministrat e tij ndiqen penalisht si te korruptuar. Dacin perse e kemi ne, qe te ruaj minjt, nqs minjte bejne qejf i bie qe duhet nderruar daci me nje dac tjeter, me te zotin, jo piktor koti.

    Reply
  • Milen says:
    August 20, 2023 at 4:34 pm

    @intelhalese Ende gjallë je o motëqir, që nuk ndave nga haleja jote qelbësirë emrin Enver. O këlysh i rrahur që në djep. Pse flet kot o të lërofsha pragun, ç’lidhje ka profesori me këtë punë o legen materniteti, po s’ke faj përderisa të lënë azat o bythëqir. Pty o rracë e përçmuar!

    Reply
  • ¿? says:
    August 21, 2023 at 2:07 pm

    Ahahahaha, na u cfaq perseri Mireli, po tashti si Milen, dmth futja pordhes se u bo legen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?