Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtësi si fitore e Pirros!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Drejtësi si fitore e Pirros!
AnalizaLajmi i funditopinion

Drejtësi si fitore e Pirros!

Published: December 27, 2023
Shpërndaje

Nga Artan Xh. DUKA

Botuar në DITA

Me hetimin e z. Berisha, SPAK-u e çoi stekën në majë teksa trokiti në “klubin” e pecove të tranzicionit nga presidentë, kryeministra, kryetarë parlamenti, partish etj. Ajo që tani qytetari pret të dëgjojë është … Tjetri! Urojmë që hapja e “sezonit të gjuetisë” nga SPAK të mos katandiset në një “o burra” për të bërë shëmbull dikë për interesa të botës por të jetë rutina tani e tutje e drejtësisë ku ndoshta një dorë ia jep edhe rrethi i zullumit ku mbase ekspozojnë njëri-tjetrin në panik përballë saj.

- Publicitet -

Sado pak zullum, pas në kohë, peshk i vogël, “kopsitje” ligjore etj, tani që plasi peshku e SPAK-ut i doli turpi e ka dorë të lirë, drejtësia duhet t’i nxjerrë ujin e zi zullumit politik si kusht për rikthimin e shpresës e besimit qytetar tek sistemi dhe e ardhmja. Pa dallim krahu politik sepse e keqja, në mos u gatua bashkë (nëpërkëmbja e pronës, ligjit zgjedhor, privatizimet e konçensionet problematike etj), u trashëgua apo u la e qetë të livadhisë pa teklif.

Bishti i kavallit

Shkeljet e supozuara me privatizimin e një terreni sportiv janë bishti i kavallit kur krahasohen me ngjarje dramatike e bëma të së shkuarës nga zhbërja e ekonomisë dhe e ushtrisë, privatizimet klienteliste të pronës publike, nëpërkëmbja e pronës private, piramidat, 26 maji zgjedhor, anarkia 97, hija e luftës civile me sulmin ndaj jugut, grushti i shtetit në bulevard, Gërdeci, 21 janari, Marrëveshja me grekun për detin etj.

Edhe Al Kapone për mospagim taksash ra në burg por në tranzicionin tonë faktet janë sheshit sepse abuzimi prepotent ndodhi për ditën për diell e në sytë e të gjithëve ndaj dhe goditja lart e kupolës prej SPAK-ut por duke e nisur nga çështje të dorës së dytë, ngre hamëndje. Përtej fatit të një individi, që me kuturisjet e tij po korr çfarë mbolli, është në provë respekti dhe vëmëndja e drejtësisë ndaj prioritetit të pritshmërive e ndjeshmërive qytetare ndaj abuzimit 30 vjeçar.

Drejtësi pas berihajt

Hamëndje ngre edhe fakti që u deshën kaq vite pasi Berisha la pushtetin, pa të shpallej nongrata dhe sot të akuzohet konkretisht. Ngritja e akuzave pas berihajt nuk duhet të bëhet preçedent për më tej dhe urojmë që SPAK të mos humbë më kohë me të tjera bëma të tij apo me të tjerë individë.

Më mirë vonë se kurrë nuk ngushëllon dot ata që humbën gjëra të shtrënjta në jetë nga vetë jeta e prerë në mes apo gëzimet e saj, kursimet e mundi i brezave etj. Sado drejtësi, nëse vonuar mbetet e mohuar dhe e vetmja “mea culpa” e shoqërisë dhe shtetit ndaj viktimave të abuzimit që sadopak qetëson shpirtrat e zëmrat e të gjallëve, është drejtësia pa kthim, në çdo rrëzë dhe kthimi më pas i hakut deri tek qindarka e fundit, tek i zoti. Ata që humbën duhet të besojnë se ajo që iku nuk iku kot por mbetet mësim e simbolikë e vyer për të ardhmen.

Nuk bëhet fjalë për larje hesapesh “jakobine” por për drejtësi e standarte për të ardhmen që brezat të ndërgjegjësohen e shmangin të njëjtin fat. Një drejtësi është e vonuar kur shoqëria e kërkon me kohë e me ngulm atë por kur vetë shoqëria është e vonuar, atëhere edhe pas 30 vjetësh, drejtësia është prapë në kohë!

Kutet e perëndimit

Ishte perëndimi ai që dikur i mbështeti, deri pa rezerva (edhe gjatë 97) dhe na i la në derë kaq gjatë pecot e abuzimit ca prej të cilëve i denoncon sot! Por abuzues nuk gdhihesh por bëhesh, proçes ky që perëndimi e di mirë sepse është edhe ai që po mbush sot dosjet e drejtësisë. Ishte ky perëndim që na i shiti gjatë etalonët e korrupsionit si etalon demokracie, që i mbështeti në emër të çrrënjosjes së komunizmit(!), ofronte foto e takime që në fushata zgjedhore tundonin vota më pas etj.

Kjo qasje me dy kute nga perëndimi ngre hamëndje qoftë për motivet e damkosjes me vonesë, dyshime rreth “telekomandës” me dosjet hetimore që bën shëmbull dikë (irriton po aq sa akuza) për të mbajtur në rrjesht të tjerët etj. Gjeopolitika ka peshën e saj, shpesh në kurriz të standartit demokratik por, në respekt të qytetarit që beson tek sistemi, perëndimi bën mirë të na kursejë ca retorika që lëndojnë shumë syresh që u shkoi një një jetë e tërë duke besuar në ato që bota thotë.

Ndalën kohën 30 vjet!

E keqja e tranzicionit nuk ikën bashkë me keqbërësit. Të tilla janë pasojat e abuzimit (jetët e nëpërkëmbura, venitja e shpresës e besimit etj) sa, sado drejtësi të bëhet, fitimtare mbetet politika e zullumit e gjeopolitikat antikombëtare që ndalën orën 30 vjet në vënd!

Që të mos ndodhë më duhet të pranojmë si shoqëri se jemi humbësit e dështakët e mëdhenj dhe se tërheqja zvarrë si shoqëri prej korrupsionit dhe ca tipave plot 30 vjet, do të mbetet në analet e historisë. 30 vjet janë pak si dënim për një shoqëri që pajtohet lehtë me të keqen, për më tepër në demokraci dhe, përpara se të kërkojmë hesap tjetërkund, bëjmë mirë të flasim me pasqyrën.

Arrestimi në fjalë apo i kujtdo tjetri më pas (“dënim” në vetvete sepse i çmitizon) ndonse i shumëpritur, nuk ka pse ngazëllon kur mendon kalvarin e tranzicionit. Jo thjesht se arrestimi nuk është dënim e gjykimi nuk dihet si shkon (ndonse ai e pecot e tjerë bëjnë mirë të mësohen me rutinën e re sepse dosjet janë varg) por se ai na rikujton pazotësinë epokale si shoqëri për të reaguar në kohë ndaj së keqes dhe kjo trishton.

Dalja nga “hipnoza”

Por, ndërsa e shkuara iku, e ardhmja mbetet për t’u parë. Shejtani doli nga shishja e ndërsa venitet ylli i Berishës, të tjerë mbeten në kulm e vijojnë “hipnozën” në masë nga Rama, Basha që me poza tej Atlantikut e pandeh veten yllin e rradhës etj. Ditën që respektojmë dinjitetin qytetar e nuk marrim më të mirëqënë “idhujt, zotat, legjendat, gjigandët” në politikë, atë ditë qytetari i bëhet SPAK-ut krah.

Drejtësinë nuk e bën vetëm ligji por dhe vota e frymëzuar nga interesi qytetar e kombëtar. Kjo lyp rikthimin e meritës së votës me sistemin mazhoritar duke i dhënë fund zgjedhjes nga halli të “sorrave” në lista partish.

Urojmë që drejtësia t’ia dalë por jo me fitore si ajo e Pirros. Të veprojë pa anësi e pa humbur kohë, ndryshe gjithnjë e më pak do të ngushëllohen e bëjnë paqe me të shkuarën duke e mbledhur mëndjen se ia vlen për të jetuar në këtë vënd!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • epo kjo pune says:
    December 27, 2023 at 7:28 pm

    e keqja duhet shkulur me rrenje e jo pri nje dege ketu apo atje, duhet veting politik por ta beje SPAK e kush del zbuluar, konfiskime pasurish e mos kandidim per deputet, burg a pune per komunitetin, edhe vota mazhoritare qe cdo kush te beje duel zgjedhor e jo me lista Rame apo Bashe apo Sale, turp I madh, sala te hape Rrugen edhe per te tjere tani, Spak te ftoje qytetarët te shpien denoncimet e tyre atje e pastaj nga Rama I pari e te tjeret pas te thirren per sqarime, boll se na jane bere sikur kane rene nga qielli e po sakrifikojne per ne duke qendruar ne pushtet!

    Reply
  • demo. says:
    December 27, 2023 at 7:54 pm

    Populli ka besim tek SPAK mos e perdhosni kete besim.
    Edhe per 28 mije meter katror truall,shkaterrimi i Klubit Legjendar Partizani,Perfitimi nga 19 kulla,,ja vlen te arrestohen Berisha dhe dhendrushi tij.
    Jane 26 jete te groposur nga bomba Atomike e Sypeshkaqenit.Ketu s`ka dilema.
    Te tjeret vijne pas tyre.

    Reply
  • George says:
    December 27, 2023 at 10:28 pm

    Ne nje shtet demokratik si SHBA ja si thuhet per Gjykaten e Larte: The Supreme Court of the United States (SCOTUS) is the highest court in the federal judiciary of the United States. It has ultimate appellate jurisdiction over all federal court cases, and over state court cases that involve a point of U.S. constitutional or federal law.

    (Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara (SCOTUS) është gjykata më e lartë në gjyqësorin federal të Shteteve të Bashkuara. Ajo ka juridiksionin përfundimtar të apelit mbi të gjitha rastet e gjykatave federale dhe mbi çështjet e gjykatave shtetërore që përfshijnë një pikë të ligjit kushtetues ose federal të SHBA.)

    Gjykata e Larte e RSH i kthen gjyqet mbrapsht per rigjykim, se eshte e mbushur me karrrieriste, bythepambuket e interesazhinj qe e kane mendje per te kaluar Krishtlindjet dhe Vititn e Ri 2024 ne Paris, madrid, Montekarlo, Dubai etj.

    Reply
  • mali says:
    December 27, 2023 at 11:28 pm

    Keto pune keshtu e kane.Gjyqet jane pune muti.Lerini gjyqtaret te bejne punen e tyre.Shikoni si do ta kaloni dimrin me ngrohjen sepse qeveria nuk po ben ze fare.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    December 28, 2023 at 8:11 am

    Analize perfekte……por ,kam frike se pas nja dy vjetesh do jemi te zhgenjyer nga SPAK , dhe kjo do jete tragjedia e rradhes per kete popull te vuajtur…..Dhe sic duken bathet, i themi ne..

    Reply
  • Spak says:
    December 28, 2023 at 10:36 am

    Organet e reja te drejtesise duhet te vene ne vendin qe i takon detyrimet ligjore per respektimin e vendimeve te tyre! Ku ndodh qe avokati i te pandehurit del dhe shan SPAK dhe Gjyqtaren me fjale qe i leshojne vetem berishistet! Ketyre u duhet hequr licenca e avokatit! Le te presim oren tre!

    Reply
  • Ahmetaj si shembelltyra Rilindjes says:
    December 28, 2023 at 10:49 am

    Sa kohe qe Drejtesia nuk ka mandat e nuk ve dot pranga ne duar te Hajduterise ne zyra Ministrore qe po vjedhin e rrjepin kete vend, por sorollatet e merret vetem me te ikur nga zyrat e prek me pupel ca ish-ministra, atehere kjo nuk eshte fare Drejtesi e jo me te pretendoje fitore si te Pirros.

    Reply
  • Lolan says:
    December 28, 2023 at 3:56 pm

    Si ka mundesi qe spak nuk arrestoj qofte edhe nje zyrtar te vetem ne detyre…
    Kjo vjen shume ere m… dhe do te thote se cdo levizje eshte me regji

    Reply
  • Jimi says:
    December 28, 2023 at 6:38 pm

    Po per cfare mut drejtesie te flasesh ne kete vend, kur nuk jane ne gjerndje te vendosin se cfare mase dhe kur do t’ja japin te akuzuarit Berisha !? Mblidhen kaq burra e gra te drejtesise dhe e shtyjne dite, pas dite dhenien e ketij vendimi, a thua se do te permbyset bota po te arrestohet vrasesi Berisha !?

    Jane mbledhur plakat ne leme
    Qaje neno, qaje moj nene.
    Ku ti zeme, e ku ti lem.
    qaje neno, qaj moj nene……
    ………..

    Reply
  • mali says:
    December 28, 2023 at 7:01 pm

    George ,pse te eshte mbushur mendja qe pushime e vitit te ri ajka e shqiperise duhet te shkoje ne Dubai a ku di une.Fare mire ,lire kalohet ne Theth a ne Voskopoje,Dardhe .Atje ka oxhak ku kercet kercuri,jashte debore qe te kenaq shpirtin.Ushqim,fare lehte ,mish derri te pjekur ,a koke derri dhe futja me vere Librazhdi .Qeflinjte mund te kene edhe ndonje shoqeruese a shoqerues.Kjo eshte jeta.Mos u genjeni nga emrat e medhenj si Dubai ,Sandalas,Maroke e etj.

    Reply
  • mali says:
    December 28, 2023 at 7:38 pm

    Polici ne Fier I a ka bere mire personit qe e ka qelluar.C’do qytetar duhet te zbatoje urdherin e policit,sepse ne rast te kundert e ha plumbin prapa kokes.Stop qe nga bythkot e rruges polici te kete frike.

    Reply
  • mali says:
    December 28, 2023 at 7:53 pm

    Edhe ky Balla shume po mburet se kapi 5 cuna duke shitur droge ne shkolla e klube.Nuk na ka thene koken qe I furnizon.Pune e paster e Balles eshte qe per nje rrjet droge te ndertoje piramiden ku ne krye eshte kapoja dhe deri tek ata qe mburet Balla I kap.Te paraqese me fotografi ne media kete piramide,ashtu sic ben amerika.

    Reply
  • mali says:
    December 28, 2023 at 8:04 pm

    Edhe me Saliun.Ai eshte kale ngordhur,pa fuqi.5 police me maska mjaftojne per t’ia vene hekurat.Nuk jane aq trima sa tregohen ne parlament.Kur secili te shikoje keta police me maska ,ia u jap une me garance qe do te qullen nga poshte.Ky eshte shteti.Kur t’I vije rradha Rames eshte shpejt per tani.Step by step!.

    Reply
  • mali says:
    December 28, 2023 at 8:45 pm

    Dita,nuk e kuptoj perse nuk jep hapesira per komente ne shkrimet e tua.

    Reply
  • mali says:
    December 28, 2023 at 9:27 pm

    Ore nuk e kuptoj perse diskutoni veprimin e policit.Ai ka mbrojtur jeten e qytetareve qe po gezoheshin ne koncert.Ky muti me makine po te bente kete pune ne amerike dhe ne europe ,Angli e hante plumbin ne koke me motivimin sulm terorist.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 29, 2023 at 12:40 pm

    Berisha e Meta jane dy persona qe kane shkaterruar te ardhmen e shqiptareve me babezine e tyre per para e pasuri dhe pushtet shteteror.Duke pas karakter psikopati nuk ndaleshin as para vrasjeve e shkaterrimit te jetes se atyre qe ju beheshin pengese perfshire edhe rrethin familjar te tyre.Shqiptaret kane vuajtur ne ankth nga menyra si keta gangstere kane perdorur segmente te shtetit.Pacim mallkimin e viktimave te tyre.

    Reply
  • Vuk Karaxhic baba i Lexhendes says:
    December 29, 2023 at 1:27 pm

    O voci jem. Ku je nguju bre? Ah sa e ambal ka çen njajo Shiçerja bre kur e çishja. Ma ka knaç karaduzen. Ene ti krej si mu ke dal, me ke ngja krejt, bash si shkije i ke kryt. Eh moj Shiçere tash ktu ne dynjan tjeter po knaqna prap. E do bajm ca lexhenda te tjere vallahi. Ti kena per revolucjonin e vocit tem….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?