Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtoi ‘revolucionin’ e Trump në Capitol, dënohet me 18 vite burgim lideri ekstremist
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Drejtoi ‘revolucionin’ e Trump në Capitol, dënohet me 18 vite burgim lideri ekstremist
AktualitetBote

Drejtoi ‘revolucionin’ e Trump në Capitol, dënohet me 18 vite burgim lideri ekstremist

Published: May 25, 2023
Shpërndaje

Lideri i milicisë së krahut të djathtë, Stewart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burgim për rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 2021.

Rhodes, themelues i Oath Keepers, është dënuar nën akuzat për komplot rebelizmi dhe krime tjera. Ai ka qëndruar jashtë Kongresit më 6 janar 2021, mirëpo ka qenë pjesë e planeve se kush duhet të hyjë në ndërtesë. Ky është dënimi më i gjatë ndaj një personi që ka marrë pjesë në trazira.

Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim. Rhodes është dënuar vitin e kaluar për pengim të drejtësisë dhe manipulim me dokumente. Në seancën e së enjtes, lideri i milicisë ka treguar pak pendim, dhe ka pretenduar se është i burgosur politik, duke insistuar se Oath Keepers, vetëm ka tentuar të mbrojë protestuesit tjerë.

Gjyqtari Amit Mehta i ka hedhur poshtë këto pretendime, dhe ka shprehur shqetësim për retorikën e dhunshme të Rhodes, duke përfshirë kërcënimet për të varur ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden – dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit. Rhodes, ish-parashutist i ushtrisë amerikane dhe avokat i edukuar në Universitetin Yale, e ka themeluar grupin Oath Keepers më 2009. Pjesëtarë të armatosur të këtij grupi kundër-qeveritar, janë parë në disa protesta, si dhe konsiderohen mbështetës të flaktë të Trumpit. Dhjetëra prej tyre kanë qenë prezentë në trazirat në Kongres. /REL/

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?